ASNJË KOMB NUK PËRPARON PA FILOZOFINË E TIJ… / Nga : Zyba Hysen Hysa

 ASNJË KOMB NUK PËRPARON PA FILOZOFINË E TIJ…

 

 

Zyba hysa

Nga :  Zyba Hysen Hysa

 

 

Duke u marrë me përgatitjen e veprës së Prof. Dr. Isuf Luzaj për botim, gjej sintetizuar gjithë filozofinë botërore që nga Sokrati e deri tek Jean – Paul Charles Aymard Sartre si dhe mendimet e tij reflektonjëse ( hedh hapa në krijimin e bërthamës së filozofisë shqiptare) ndaj çdo fillozofie që ka ndikuar në përparimin, apo në shkatërrimin e shoqërisë njerzore dhe përpiqem me gjithë forcën e trurit të kuptoj se mbi bazë të çfarë fillozofie ecën shoqëria shqiptare, por… nuk e gjej kurrkund.

Duke qënë bashkëqytetare e kësaj shoqërie, pa bërthamë filozofie, lind pyetja: Nuk kemi pasur mendimtarë të mëdhenj për të mbjelllë një filiz në kopshtin e filozofisë shqiptare, apo përherë kemi qënë kopjacë të filozofive botërore duke u dhënë shpjegim pa shpjegim fillozofik e duke i vënë në jetë ato sipas modeleve të QEVERIVE që hipin e zbresin përfaqësuar me njerës që nuk e kanë idenë e filozofisë?

Kjo më detyroi të kërkoj në Google dhe gjej 7 emra filozofësh: Anton Arapi, Branko Merxhani, Gjergj Fishta, Gjergj Pekmezi, Hasan Tasini, Isuf Luzaj, Sabri Kicmari, ku Anton Harapi  ekzekutohet në 1946. “Më 14 shkurt, 1946, At Anton Harapi, së bashku me shokët anëtar i Këshillit Regency, Lef Nosi dhe ish – kryeministrit, Maliq bej Bushati, u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake në Tiranë, akuzuar si kuislingët në shërbimet e Italisë dhe Gjermanisë…” (Wikipedia)

Disa mërguar të përmdjekur, por ajo që më befasoi ishte përpjekja e Branko Merxhanit në bashkëpunim me Petro Markon për të hedhur hapat e themelimit të një Universiteti popullor që në vitin 1936. “Merxhani që nuk përtonte me i dalë haptas problemit, rrëfente çiltas se revoltat e njëpasnjëshme me ngjyrë bolshevike nuk zgjidhen me autokolona ushtarësh, por me kamionë me kollomboq. Themelon më 1936 “Përpjekja shqiptare” me Petro Markon, ku mësyente ta bënte një universitet popullor ku mund të shtroheshin probleme filozofike. Në të gjeheshin artikuj të mirë – shtjelluar në hulli të filozofisë, sociologjisë, historisë, gjuhësisë, arkeologjisë dhe pedagogjisë. Në një tentativë për kritikën letrare të mirëfilltë dhe mundim për t’i parashtruar lexuesit shqiptar risitë më bashkohore..” (Wikipedia)

Fishta i madh përsëri lë atdheun për t’i shpëtuar përndjekjes zogiste. “Fishta i mbështetur Fan Nolin në përpjekjen e tij për të gjetur një sistem demokratik në Shqipëri. Pas vendosjes së regjimit Zogu, Fishta u largua me dëshirë për të shkuar në mërgim në Itali në 1925, para se ai rifilloi pozitën e tij si mësues dhe shkrimtar në Shkodër, ku ai vdiq në vitin 1940…” (Ëikipedia)

Gjergj Pekmezi ka bërë emër në Vienë, ku në Ëikipedia thuhet: “Në vitin 1924 ai botoi një botim të ri të Thimi Mitko – së Bleta Shqiptare duke përdorur alfabetin modern shqiptar. Puna e Pekmezit u bë në atë kohë edicionin e më i njohur i Bleta Shqipetare. Prej vitit 1928 deri në vdekjen e tij, i mësonte shqipe në Universitetin e Vjenës. Dega e Albanologjisë e Universitetit të Vjenës mban emrin e tij…” (Wikipedia)

Hasan Tahsini, njeri i shquar, ku do veçonim: “Në vitin 1870 ai u bë rektor i parë i Universitetit të sapokrijuar Stambollit, ku ai dha leksione në fizikë, astronomi dhe psikologjisë. Qeveria e emëroi Tahsini si rektori sa ajo u besohet se ai mund të krijojë një ekuilibër mes metodave dhe ideologjive perëndimore evropiane dhe islame. Mirëpo, në atë kohë kërkimore shkencore Tahsini – së, liberalizmi pa rezerva dhe marrëdhënieve të dyshuar të Frimasonerisë çoi në atë duke u sulmuar shpesh nga qarqet konservatore dijetarëve. Sulmet ndaj Tahsini filloi kur ai kryer eksperimente për të ilustruar idenë e vakumit për studentët e tij…” (Wikipedia)

 

frt

 

Isuf Luzaj, doktoruar në Sorbonë për Letërsi e Filozofi, detyrohet të lërë atdheun i përndjekur nga komunizmi, ku do vecoj: Pasi stabilizohët në ShBA fiton konkursin në frëngjisht dhe fillon punë si profesor i filozofisë dhe gjuhës frënge, në Universitetin e Neë Hampshire (Nju Hempshajer). Në vitin 1966 në Ministrinë e Arsimit Ëashington D.C., bën unifikimin e diplomave që kishtë marre në Argjentinë. Mes 1966 e 1968 emërohet shef katedre po në Universitetin e Neë Hampshire. Vitin akademik 1968 – ’69 punon profesor i letërsisë spanjolle, frënge, dhe drejtor i përgjithshëm i departamentit të gjuhëve të huaja në Barat College-Lake Forest, Illinois. Vitin tjetër akademik, 1969 – ’70 emërohet profesor i letërsisë frënge në St. Joseph College, Indiana, SHBA. Punon shef katedre në Universitetin e Indiana-s, ku programonte dhe drejtonte kurset e 59 profesorëve të filozofisë…” (Wikipedia)

Dhe Sabri Kicmari: “Në mars të vitit 2004 u botua libri i tij i parë nga fusha e Filozofisë Politike “Drejtpeshimi” nga shtëpia botuese “Koçi” (Tiranë), kurse në maj të vitit 2009 “Individi dhe shoqëria në Kosovë”, botuar në Bon (RFGJ)…” (Wikipedia)

Pa frikë me të drejtën time personale radhis këtu Ukshin Hotin, i cili u zhduk gjatë luftës së Kosovës. “Ai ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Zagrebit dhe Universitetit të Beogradit dhe bëri kërkime pasuniversitare në Universitetin e Çikagos, Universiteti i Harvardit dhe Universiteti i Uashingtonit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike. Nga viti 1975, Hoti mësohet të drejtën ndërkombëtare në Universiteti i Prishtinës dhe mbajti një pozicion administrative në Parlamentin e Kosovës.”

Të gjithë këto koka të ndritura të kombit tonë, sot pothuaj nuk jetojnë fizikisht, por veprat e tyre janë gjallë, por ka vdekur Akademia e Shkencave Shqiptare për të ngritur bërthamën e filozofisë shqiptare.

Nuk mund të flas sesa vepra rrinë nën pluhurin e harresës Akademike Shqiptare nga filozofët shqiptarë të kohëve që shkuan e të sotme, por duke lexuar veprën e Prof. Dr. Isuf Luzaj, ku radhiten 135 vepra, kryesisht filozofi, e ndjej veten fatlume që jeta më dërgoi tek vepra e këtij gjigandi mendjendritur, por nuk është kjo e rëndësishme, apo leximi i kësaj vepre nga 100 shqiptarë kur këto xhevahire të mendimtarëve shqiptarë nuk shkojnë tek Universitetet tona, tek rinia jonë shqiptare e kjo më tmerrohem për fatin e zi të këtij Kombi, ku mendjendriturit shpërfillen nga injoranca që ka pushtuar Politikën dhe Akademitë Shqiptare.

Unë kam parë me sytë e mi, që në Universitetet tona jepen leksione ende të viteve ’70, apo libra plagjiature nga të ashtuquajturit PROFESORË që kur i marrin në provim studentët, nuk duan të dinë se sa ka mësuar, por a është në listën e blerësve të librit të tij, e merre me mend se çfarë filozofie shkon tek rinia jonë.

Asnjëherë nuk mund të kuptojmë filozofinë botërore, apo aq më shumë të na shërbejë në zhvillimin tonë, pa pasur një filozofi kombëtare, për të gjetur çelësin që hap portën e zhvillimit tonë kombëtar. Unë jam e bindur, po të hulumtohet në këta filozofë që përmenda më lart, por duhet të jetë shumë më shumë, të cilët të përndjekur, kush nga feja, kush nga armiku e kush nga tradhëtarët e kombit, u detyruan të hanë dhe’, apo të emigrojnë në vende të huaja për të provuar brengat e emigrantit dhe për të mos reshtur së shkruari; filozofi, histori, psikologji, letërsi…

Shumica e tyre është përndjekur nga qeveritë shqiptare, që mbusheshin me njerëz të paformuar dhe zgjuarsia e mprehtësia e tyre u hiqte maskën që u vishte pushteti dhe dilte në shesh fytyra e tyre e vërtetë tradhëtare apo vetë qarqet antishqiptare i zhduknin për të lënë një popull pa dritën e diturisë, pa filozofinë e tij, se një piopull del në dritë vetëm nga drita e bijve të tij, të atyre bijve që janë më të mençurit, më patriotët dhe më të devotshmit…

Nëse do pretendojmë që po vjen një kohë për RILINDJE, ajo që duhet bërë me urgjencë, të ngrihet bërthama fillozofike në Tiranë, ku të pasqyrohen gjithë veprat filozofike jo vetëm të atyre pak emrave që përmenda, por të bëhët një kërkim i organizuar dhe shkencor për aurorë tjerë të filozofisë shqiptare.

Kurrë vendi ynë nuk do ta ketë baçen e kultivimit të filozofisë së tij, nëse nuk egziston dëshira e përparimit të këtij vendi. Një qeveri është serioze, vetëm në se ajo mbështet njerzit e mençur, krijuesit, aq më shumë filozofët shqiptarë… jashtë këtij obsioni, çdo qeveri është shtypse dhe shfrytëzuese, ku qëllimi i çdo pushtetari nuk është zhvillimi i popullit, por shfrytëzimi deri në palcë.

Këto lloj qeverishë janë shumë herë më keq se sa një pushtim ushtarak i huaj…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s