Poezi nga Erget Cenolli

erget cenolli

 

Poezi nga Erget Cenolli

 

 

 

***

 

E shtuna poetike :

Rilindje

I urituri
Hiqet zvarrë
Rrugëve të qytetit;
Duke vjellë, me spazma,
Të pangrënat e natës;
Që kaloi
Në muret e ftohta
Të burgut qeveritar .

 

 

 

 

 

S T R I P T I Z Ë M   V J E SH T E

 

Befas… Natyra vendosi të zhvishet…
Lëshoi floket rrezore mbi kurrizet e lakuriqta të maleve…
dhe shkundi blerimin e bjeshkëve …
Pastaj zhveshi supet e mermerta të kodrave;
zbërtheu sutjenin e gjethishtë;
e zbuloi gjiret e argjenta të burimeve…
Poshte, tek kerthiza e fushave,
hoqi bluzën e jeshiltë…
e zbuloi barkun e avullt,
rrëzoi të mbathmet e shelgjeve
e përshfaqi të plota kofshët e lumenjve…


……………………………………………………………….


Nga horizonti veshtroi Acari,
Dashunori i madh i trupave të lakuriqta…
Zbriti me frymën e ciklontë
E pushtoi lakuriqësinë vallëzore…
Të dy u kapërthyen në një lojë të vorbullt,
duke u përplasur në honet e epsheve…
Të unshëm me gjuhët e suferinave mplekusur…
Duke thithur gjijtë e acartë…
Tue shpërthy spermën hyjnore
në damarët vaginalë të nëntokës pëllore…


……………………………………………………………………….


Të qetësuem nën çarçafin e dëborës rrëzëllore,
Heshtin… për të pritur ngjizjen e madhe
që do të pjellë mijëra lule të shumëngjyrta…
e gjethe të panumërta…
bijëza legjitime të një loje të çmendur epshore…

 

 

 

E shkruar pas një varrimi

 

Në hyrje të faltores mbiu një qiparis,
I larte me majën që sheh drejt qiellit;
Dhe përcjell tek syri i Zotit
Gjithë uratat, dëshërimet dhe rënkimet.

Asnjë dorë njeriu nuk kujdeset për të.
Ai ujitet dhe selitet nga lutjet,
Aroma e temjanit i forcon rrënjët;
E shpresa për amëshim, e bën të pavdekshëm!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s