Poezi nga Mirvete Mehmeti

Mirvete Mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

KËMISHË ME TË NJEJTIN MODEL

 

pëlhurë kohe

si zhugë e keqe

trupin më mbush mornica,

kushedi pas sa brezash

vesha këtë këmishë

më rrinte mirë

edhe pse s’më pëlqente

tani më vjen e ngushtë

sa frymëm ma ndalë

e re kishte mbetë,

në sytë e të tjerëve

bukur më rrinte…

sikur ta dija

kurrë nuk do e veshja

mbase nga lakmia

kush e din

edhe sa e sa breza pas meje

do e veshin këtë këmishë

me të njejtin model.

 

 

 

QOFTË EDHE SHKRETËTIRË

 

Pëlhur e trashë

m’i ka rëndu supet

vazhdimisht më lodhë…

zë s’mund të nxjerr

nga kjo shami

nyje në fyt lidhë

e dërmuar

vetvetën shkatërroj

duke u përballë

me këtë dreq rruge

që herë asfalt e

herrë me gurë më shtrohet

e shputë e këmbës

plagë të madhe ka

shpirtin ma ngulqon…

Ooo shqipja ime,

jam lutja

e juaj dhe e vetës

se rrobat e emigrantit

më shumë se mjaft i barta

duke shpresuar

se një ditë

si luani nga ky kafaz do të iki

qoftë edhe shkretëtirë atje

 

 

 

THEMBRA E TYRE

 

Nga nxitje kohe

era që përzinte jelët

edhe kuajve të Akilit

pas vuajtjeve të shumta

të pa plagosshëm

e të pa vdekshëm mbetën,

thembra e tyre

kudo që shkelte

sikur krijonte një zë

por fjalë

s’nxirrnin nga goja

për jetën që s’ishte

rrugë e rrafshët.

 

 

 

GËLLËNJKËN E FUNDIT

 

Natë e qetë,

syri gjum nuk ka

vetëm tik-taket e orës

si pijanecë e thyejn qetësinë…

Gotën e kristalt

(në mendjen time)

e cakërroj me ty vendlindje

duke u lutur

t’mos jet e fundit

nga frika se do thehet këtu

mbase

gëllënjkën e fundit

dua ta pi atje.

 

 

 

UNË ASHTI YT

 

Me lutje

deri në frymën e fundit

pres të marrë hapin

që vdekja të më takoj atje.

Për shtatëmbëdhjet vite

vetëm shtatëmbëdhjet herë

u hap derë e shtëpis sime

askush nuk troket…

Nuk jam e harruar,

jam ashti yt

prej mërgimtareje

pjesë e kalendarit tim.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s