Motive popullore nga Veron Hoxhaj

veron hoxhaj

 

Motive popullore nga Veron Hoxhaj

 

 

 

SYSKAT, BEJKAT DHE MANARET

 

Në ato malet me gropa….

ku kullot bejka dhe sorka.

Ku vjen era trëndelinë,

delja kuac blegerin.

 

Nën melodinë e çokales,

ku bje cyla me të qarë….

ku bën romancë një ujvarë

ku këndon qofkla, bilbili

ujë kristal dhe lule prilli.

 

Të ulem posht mbi lugina,

të mbleth lule trëndelina.

te burimi të freskohem,

me një vajzë te dashurohem.

 

Ti thur këngë për dashurinë

muzikë bilbilat të vinë

qumështi era trëndelinë,

me tas buzët të na pinë,

 

Të hedhim sharkun në krah

të na zër gjumi. si pasha,

për mes bejkës dhe manares

mbi aromën e sorkadhes.

 

 

 

NË KËTË JETËN GRABITQARE

 

Ku është dhembja te njeriu?

A ka ndjenjë për fukaranë?

Pse i lënë fëmijët në rrugë?

Të pa ngrënë e te pa lare?

Atje tej të syrgjynosur,

Te rrëzuar të sakatosur,

Të pa shpresë mbi rrugë të madhe,

Në këtë jetën grabitqare,

 

 

Këmba skuqur lakuriq,

Rrobat rreckë- e rrinë pa larë,

Trupi tkurret nga të ftohtët,

URIA i griu të gjallë.

Jetë moj, e mjera jete,

S’ke nivel, as barazi,

Ca u jep – nuk dinë ç’ka kanë

Ca i le mbi vuajtje ti.

Ah fëmijë ah lule shqerra,

Që jetoni në skëterrë,

Sytë i mbani nga Perëndia,

Mbi uri- prisni të mjerë.

Te njeriu ka rënë babëzia,

Rroni me shpirtin gjakatar,

Pasuri dhe lek kërkoni,

Pret fëmija gjynaf-qar….

 

 

 

 

LULËKUQJA.

 

Ah Dëshmorët Shqipëtarë,

për Atdhe ngelet të vrare,

derdhet gjak për Shqipërinë,

lulëkuqet gjakun pinë.

 

E pinë gjakun dhe lulëzuan

mbi flet tre ngjyra formuan

tre ngjyrat tona etnike

ngjyrë e kuqe simbolike

 

Në mes fletës legjendare

ngjyra e shqiponjës së madhe

në funt fletës bardhësi

mirë se herdhe moj liri.

 

Për bekimin Shqipëtarë

ty flamur të qofshim fale

rrofsh e qofsh kështu si je

në te bukurin tonë Atdhe.

 

 

 

 

SERENATA KORÇARE

 

Aty lart përmbi ballkone,

borzilok erë kundërmoje,

si meteore dërguar

fustan rozë i reflektuar.

 

Si ngjalë deti të tregon,

buza mjaltë po më kullon,

ulu poshtë moj e uruar

serenatë te kam kënduar.

 

Moj e bukura Korcare,

moj sy zezë moj lozonjare

me ato nazet e tua,

më shkrumbite zemrën mua.

 

Edhe hëna legjendare

rri e pret si namusqare,

të mbush mendjen sa të dua

të më mbëlsoshë buzën pak mua.

 

Moj korçare shtat selvi

drithma pak syrin e zi,

nikoqire me traditë

bukuroshe rreze dritë.

 

 

 

 

DASHURI E PA FUND

 

Paskalica e bukur,

S’ linte vënd pa shkuar,

vetëm me një lule

qe e dashuruar.

 

Lulja qe e bukur,

s’pranonte insekt

vetëm paskalicës,

i bënte yzmet.

 

Insekte të tjera,

i vinin vërdallë,

petalet i mbyllte

s’ lëshonte nektarë.

 

Një bari i fshatit,

me kosë në krah

barin e kositi,

lulen flakëriti.

 

Paskalica erdhi

Lëndinës kërkonte,

më gjeti posht barit

qante dhe  lëngonte

 

 

Ashtu e kositur

jeta më filloi

bashkë me paskalicën

jeta bashkë mbaroi.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s