Poezi nga Arqile V. Gjata

arqile

 

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

 

 

KUSH MË BUKUR E NJEH VJESHTËN?

 

Kush më bukur e njeh vjeshtën,
kush loz e harbohet qiellit
edhe reve pa peshë
u përciellin muzikë?

Si fitimtar fluturojnë dhe në vjeshtë
përmbi bash të anijes
u bëjnë miqësi timonierëve?

Pastaj…fët ngjitet lart,
pastrojnë qiellin nga retë.
…dhe unë shihja përmbi det
si u çel stuhia,
nga lodhja e bukurisë së erës
përmbi rrjetë ra e u mbytë
në qiellin e vjeshtës
imcakja pulëbardhë…

 

 

 

PËR ATA QË IKËN VETË

 

Ata që ikën vetë
eshtrat na lanë dhuratë
si peshë në ajrin e dhimbies
të një ndërgjegjeje ndërtuar me gurë

Ikën pa këpucë,
kështu do jenë më afër të vërtetës,
s’i përfillën gëzimet e zhurmëshme
të ëndërrave të kota.

Si qyqet që jehojnë lëngatë
ikën të verbuar bashkë me sytë e fjalës
me shpresë të bëheshin njerëz të zakonshëm!.

Të guximshëm
janë përballë njeri tjetrit
me kujtimet e tyre që pikojnë zi
për të lënë pas kohën
të lind të tjera vogëlsira
si ata që ikën vet…

 

 

 

BUKUR BUZËQESHIN VARFËRIA DHE VDEKJA!…

 

Varfëria dorëpërdore me vdekjen
buzëqeshin nëpër heshtje,
në turmë jeton shpirti i tyre primitiv
thërmuar si buzëqeshjet e akullta plot frikë.

Prej mjerimit ngrihet statuja e vdekësisë
vepër arti skalitur nga duartë e dhimbies
tretur në një shtatore drite.

Djegur nëpër klubet e natës, zyrave të seksit
shfarosen qënje të shëmtuara
dhuratë për tokën
ku varfëria ja ka ënda të jetoj mbi qiell
si top modele të kapin rrezet e thërmiave!

Ajo…
këmbëzbathura krusur mbi shpinë të kohës
ecën me zë krenar drejt sofrës së shpresës
dhe të varfër dhe të pasur tretur buzagaz nën gurë
ku më i miri i të gjallëve i dobishëm për vdekjen
e mjerimi tingëllon si trishtim,
nga lagështia e pritjes është qullur i tëri.

 

 

KU JAM?

 

Ku jam…?!
Po shikoj gjithë ëndërrat
e së shkuarës…
Regjistrin e klasës së parë,
Mësueses Krisatavgjis dorën i putha.

Gjeta dëftesën e të shtatës klasë,
shpërndava mjegullën ngelur mbi dëftesë…
Paskam dhe unë një Emër në shkollën e Skelës!

Ndjej kohën e viteve,
në librin e gjendjes civile
jetojmë të gjithë bashkë me familjen,
këqyrur nga heshtja,
punonjsja e gjendjes civile
shkruan mbi fytyrën time.

Tani jetoj në ambiente inerte
me dëshira,
të gjithë kanë harruar të luajnë me mua
tek rrugicat e vegjëlisë.

Pyes veten, ku jam…?!
Diku aty,
në kujtime të lodhura e buzëqeshje të humbura,
dhimbje të pa mbledhura nëpër dyer.
Gjithçka tretur në humnerën e jetës.

 

 

 

Dëshira Ime

 

Kur dua të shkruaj poezi
vete të puthë disamuajshen Melita,
mbesën e vogël qumështore.
Më pas shkoj e fle me ëndrrat,
në mëngjes puthjen e diellit
mbi shpatulla hedh.

Dëshirë të madhe kam
të thinjem mbi një varg,
të mbetem një gjethe në pemën e ullirit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s