Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Erjon Muça

 

Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

***

 

18
Të dua, të dua,
oh sa të dua!
Të dua në mëngjes,
kur ngrihesh e përgjumur,
dhe asnjë fjalë nuk më thua.
Të dua pasi të përgatis kafenë,
dhe ti më thua “të dua”.

Të dua kur jemi bashkë,
dhe të shoh në sy.
Të dua kur jam larg,
dhe mendoj veç për ty.
Të dua edhe kur grindemi,
dhe më thua “s’të dua”.
Por unë e di që ti më do,
Prandaj edhe më shumë të dua.

Të dua në mbrëmje, kur,
e lodhur shkrihesh në krahët e mia.
Ashtu,
mbështjellë në gjoksin tim,
të mbuloj me puthje,
i dehur nga dashuria.

Më mer gjumi,
duke menduar se sa të dua.
Dhe natën të ëndërroj,
vetëm puthjet e tua.

Me atë mendim zgjohem,
dhe them do të të dua,
• akoma pa i hapur mirë sytë.
Derisa nata të jetë natë,
dhe dita të jetë ditë.

 

 

 

19
Eh sa shpejt vitet kalojnë!
Do të doja ti ndalja pak,
por të rendin,
ata s’harrojnë.

Më pas të mbetet,
ndonjë kujtim i zbehtë.
Që të është skalitur në mendje,
në shpirtë.

Ashtu si kujtimi,
i një mbrëmjeje në verë.
Kur të përqafuar shtësinim,
në bregdetin plot rërë.

Të përqafoja,
të puthja,
të të shvishja kisha dëshirë.
Në breg të detit,
pèr gjithë natën,
të bënim dashuri.

Tek imagjinoja,
përpara meje të të shihja,
të shveshur,
të shtrirë.
Një dallgë u përplas në breg,
me forrcë,
gjithë shkumëzim.

Mu duk sikur edhe deti,
ty të dashuronte.
Dhe tek lexoi mendimet e mia,
nisi të turfullonte.

Në atë çast e ndjeva veten fitimtar.
Unë po puthja buzët e tua.
Kurse ai?
Puthte brigjet plot rërë

 

 

 

20

 

• Shtrirë pranë meje qëndron,
• dhe unë sërisht nuk e besoj.
• Nuk po më vështron mua,
• dhe unë të ndjej,
• të dashuroj.

Dashuroj gjithçka tënden,
që në këtë gjysëm errësirë.
Ndonëse sytë e mi nuk i shohin,
shpirti im i dallon,
mjaft mirë.

Ndoshta je e lodhur,
nga një ditë e gjatë!
pakëz e përgjumur,
e sflitur nga kjo natë!

Rri symbyllur,
në këtë gjysëm errësirë.
As lodhjen,
as përgjumjen nuk rrezaton fytyra jote.
Ajo rreflekton veç freskinë.

Po atë freski,
të disa viteve më parë.
Kur unë isha një djalë
dhe ti veçse një vajzë.

Të shoh në këtë fundviti,
dhe sa do të dëshiroja.
Që vitin dhe kohën,
Veç për ty ti ndaloja.

Që edhe pas shumë vitesh,
ashtu si tani.
Ti të rrezatoje,
po të njëjtën freski.

Po mos u brengos,
mos u mërzit o shpirti im.
Në sytë e zemrës time,
ti do të jeshë e frekët,
si pak vite më parë.
Ashtu si tani.

 

 

 

21
Do doja të flija,
ose të vdisja.
Në një gjumë të vdekur,
ditën e takimit tonë të prisja.

Do doja të zgjohesha,
pak përpra se të t’përqafoja.
Dhibjen e vetmisë,
në atë çast të mos e kujtoja.

Të më dilte gjumi,
nga aroma e buzëve të tua.
Të më ngjallje nga vdekja,
me fjalët të dua.

Oh! do doja të flija,
Ose të vdisja.
Në gjumë ose i vdekur,
Ty të t’prisja.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s