Poezi nga Ollga Selmani

ollga selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Jam kthyer në shelg

 

Kur pranveronim të dy
dhe shkonim në rrugën me shelgje,
kur vështronim krahët e tyre,
si valëzonin e qanin në heshtje,

na dukej sa e çuditëshme
dhe aq e pabesueshme atëherë.
Si mund të qanin drurët,
si njerëz të mjerë?!

Këto po mendoja tani,unë i kthyeri në shelg,
që bej hije këtij bregu,vend e pa vend.

 

 

 

E gjen…

 

Ka rënë natë mbi përgjumiet tona.
Sonte ,ajo hesht më shumë.
Midis honesh ,trembet mendimi,
ta hedh këmbën aty, a këtu?!

Mes dilemash ecën i trembur.
Midis ankthesh dridhet si fletë
dhe në fund ,e gjen me nuhatje,
atë, që në dritë nuk e gjen.

 

 

 

Deri atëherë

 

Dita erdh më e zbehtë se dje.
Dielli është bërë më i largët.
Kjo vjeshtë e dytë po ikën për sivjet.
Kushedi çdo të na ndodhë ,me mallet?!

Deri atëherë,do digjemi mallesh
e do prushërojmë si drutë e djegur,
apo do shuhemi për fare,
e do mbetemi ,si kjo ditë e zbehur?!

 

 

 

Asgjë, nuk ke ndryshe

 

Asgjë ,nuk ke ndryshe,nga të tjerët,
ti det mashtrimesh,ku unë falem për ditë.
As ujët ,as kripën ,as thellësirat,
as ulërimat ,që sjellin stuhitë.

Unë i pashë brigjet e Mesdheut.
Dhe Detin e Kuq ,e pashë gjithashtu.
Kur më përkundi Paqësori,mbi të, fjeta.
Mbi Det të Zi,fjeta mbi furtunë.

Asgjë ,nuk ke ndryshe nga të tjerët.
Thjeshtë ,mendimi im për ty,
se mund, të jesh diçka e imia,
një qelizë jo e çfarëdoshme, në trurin tim.

 

 

 

Nuk mërzitesh

 

Ti nuk mërzitesh me mëzitjet e mia.
Sheh brënda meje diçka më shumë.
Sheh atje ,ku të tjerët nuk shohin,
atje ku në të vërtetë ,gjëndem unë.

Në mosmërzitjet e tua të çdo herëshme,
aty ,është shkruar diçka e mirë,
nga ato të shkruara dritëplota,
ku takon njeriu, njerinë.

 

 

 

Rënia e gjethes

 

Në këtë pyll tropikal,jam një gjethe ,
e sapo rënë në dyshemenë e tij.
Këtej ,nuk kalojnë kalimtarë
dhe s’kam frikë se më shkel njeri.

Gjethet e rëna në këtë pyll,
kanë një vdekje tjetër.
Në këtë heshtje mijëjveçare pyjesh tropikalë,
rënia e gjethes ,nuk është vdekje.

 

 

 

Më fiken

 

Pragmbrëmje.Në muzgun e sotëm,
qyteti mer ngjyrën e tij.
Mendimet ,imazhet ,në kokën time,
me ngjyrat e muzgut ,më vijnë.

Të pa imagjinushme shpërfaqjet,
si mashtrimet e muzgut ,në ikje.
Për momentin më mbushin ,me ngjallin,
pastaj, papritur, më fiken.

 

 

 

Në vetminë tonë

 

Vetëm ,hapat e mi në këtë rrugë.
Rruga më hapet e tëra e gjërë.
I njeh hapat e mi që larg.
I njeh qysh në vitin një.

Pemët e rrugës lëshojnë për mua,
herë aromën ,herë gjethet,
si për t’më thënë se, në vetminë tonë,
jemi herë bashkë e herë vetëm.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s