Poezi nga Përparim Hysi

perparim

 

Poezi nga Përparim Hysi

 

 

 

PUTHJET

 

Kurrë nuk kam dhënë puthje të shtirura
As puthje të ftohta si buzëgjysheje
Më kanë shijuar ato “symbyllura”
Kur një pëllumb puth një dallandyshe.

Puthja ime ka qenë e nxehtë -valë
Dhe më ka ndezur kur ka qenë reciproke
Ndaj tani që jam kokëbardhë
I kam rralluar puthjet ( s’ka vend për ekuiovoke).

Se dalëngadalë vullkani po shuhet
Llava që dilte,aha… nuk është më
S’ka nevojë për kallauz, një fshat që duket
Pak dhe nga pak, po kthehem në”film pa zë”

 

 

 

PO VJEN DIMRI

 

Mbaron vjeshta… po vjen dimër
Më nuk ka “qofte tek daja”
Para jush unë jam i çiltër:
-Kërcen prifti nga belaja!!!

S’e dua dimrin… është i ashpër
Nuk të njeh për Sulo-be!
Unë jam pensionist i varfër
T’i përgjigjem, s’kam me se…

Nuk ble dot dru për zjarr
Dot nuk ngrohem me korent
Qaj me lot, për ty, behar
Qeveri! Më ke bërë “synet” *

Po vjen dimri (qaj pa rrahur!)
(Do ma bëjë tetë me dy!!!)
Në shpëtofsha, pa u kallur
Do të them:-RRofsh, o PERËNDI!

Para dimrit jam cullak
Dhe po flas unë hapur fare
“Struku-struku, i shkreti plak!”**
Pensionistët duan behare.

** varg i Mjedës

 

 

 

SHPESH HERË

 

Shpesh herë të pëlqen fshehtësia
Kur rri dhe monologon me veten
Rrethuar je nga hamendësia
Jo për iks problem apo për tjetër.

Ta zëmë: kujt nuk i pëlqen fshehtësia e dashurisë
Kush këtë të fshehtë s’e mban të mbyllur me dryn
S’ia beson askujt, dehur fshehtësisë
Sado që nga koka gati nxjerr tym..

Më keq akoma: e fshehta e fajit
E fajit që kur skuqet faqa,gati flet
Nuk tentoj fare që”arat t’i tregojë babait!!!”
Por secili ka të fshehta që i ka “pronë” të vetë

 

 

 

TI

 

Ti je si djalli! Të pëlqen kaosi
Dhe nuk rri dot pa bërë turbullira
Unë çuditem si kaosi nuk të lodhi
Thirri arsyes: nuk ke moshë për marrina!

Prapavija e turbullirave lexohet lehtë
Vetëm ti bën sikur këtë nuk e kupton
Kalit të lavdisë i ke shaluar si sherret
Gjithë ç’ke të mira, kështu i shqelmon.

Se vjen një ditë dhe ç’ke bërë,e paguan
Dhe mund të pendohesh, por do të jetë vonë
Mos kujto se ata që të lëpihen, vërtet të duan
Nuk fle kurrë i qetë një që “ujtë” turbullon

 

 

 

PUNËN E SOTME

 

Punën e sotme mos e lër për nesër
E le për nesër, ndonjëherë është vonë
Këtë s’e them unë, është thënie e vjetër
Dëmton veç veten,nëse këshillën nuk dëgjon.

Për nesër e le (prapë do thuash nesër)
Stafeta e mëdyshjes, tinëz, vazhdon
E shkruan këtë një “stekë e vjetër”
Dhe mos kujtoni se po “eksperimenton”.

E kam nga përvoja ( e kam parë me sy)
Nxënësit në shkollë të hënave vijnë”flosh!)
Mësimin për nesër (janë pushime dy…) *
Dhe, kur vijnë të hënave, pothuaj janë “bosh”.

Le të dalë dikush e të më kundërshtoj
E kam parë me sy punën për”nesër”
Dua që këto vargje kush t’i lexojë
Nuk i kam hedhur kot në letër.
* dy ditë pushim

 

 

 

 

PËR TË BESUAR

 

Për të besuar, nuk më duhen betime
(As prova dhe as një kohë e gjatë)
A je i zoti që mos m’u shmangësh syve
Se sytë tregojnë në je ditë apo natë.

Se nuk je i zoti të më shikosh në sy
I ul apo i shmang kur jemi ballë për ballë
Jo, kështu, s’kam si të besoj unë ty
Dhe për mua nuk e ke faqen të bardhë.

Një të tillë jovetëm nuk e besoj
Dhe me të nuk zë kurrë miqësi
Kush drejt për drejt në sy më shikoi
Në të besoj dhe ndryshe s’kam se si.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s