Poezi nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

 

Poezi nga Pullumb Ahmeti 

 

 

VJESHTAKU SHTATOR

 

Shtatori, i lodhur
plaçkat krahëve hodhi
rrugëtimin mori ngadalë
të çlodhet shtratit vjeshtak.
Tej rrugës në përqafimin e fundit
tetorit, të hynte,, i foli
përsupesh e shkundi
këshillë i dha si plak.

Flladi lehtë gjethet përkundi
rënë përtokë, ja shtroi dyshek
shtatorin plak, dremitur, kish gjumi
syve rrudhosur nga mosha, vuri një gjeth,
dielli,,rrezen i hodhi butë krahëqafë
këcenin yjet valltarë,e përcollën me natë
hëna lozonjare, puthjen i dha lehtë, lehtë
eh, nata tinëzare e mbuloi me të zezën napë.

Vjeshtaku shtator iku
s’e pashë, mos u mërzitë gjë plaku?
gjumit rënduar qepallat mbi to gjethja jeshile
trokitjet dëgjova,kanatës erë përplasur
tej pllajës, dëgjoheshin këmborë e zile
mali me thëllimet e para, ardhur befas nga veriu
mbi të thinjtat flokë gri shpërndarë shpatullave
qylafbardhin kryeve tekanjoze,në to shtriu.

Iku, vjeshtaku shtator ,iku ,pa fjalë
gjerdan stolismbushur gjoksi
mollarta frutash gjithandej
bollëk,të lash, i tha tetorit ,në të dalë
e këmbët nxitoi , iku, fluturoi lart nëpër diej.

 

 

 

PI TË THASHË ! 

 

Ty ç’ të pihej sonte, vera a cigarja,
Tretur fjollave mendimi ,kë shikoje ti
Fjolla shkonte tej, dilte nga dritarja
Hëna e padalë mbrëmjes, horizonti gri.

Pi ,të thash, pi e dehu për qejfin tënd
Lermë mua të digjem e me sy të ndjek
Pije verën,dehu nëse ke ndërmënd
Vargu përmbi letër mua zë më djeg.

Fytyt gurgullo ujëvarë të ëmblën verë
Eh ç’më pate,s’më fton për ta provuar?
Lermë,moj të pi afshet aty gulçe nxjerrë
Buzeprushes,si dikur a mos ke harruar?

Mjegull fjoll e tymit,,eh,, ç’të zgjon kujtimet
dikur pinim mbrëmjes,flakë ndezur në gjoks
Buzet rrjet peshkimi mblidhnin vec zjarrmimet
Të shoh i mahnitur,mendja cfar të thotë?

Pi e dashur pi, shkrehu moj në timen buzë
Në njomzaken tënde eh,do pi sa të dehem
Verën apo mushtin , pi,si s’ke pire kurrë
fjollë tym cigaresh në ty do të tretem.

 

 

 

DHE HËNËN E ZBOVA
*PËR TY*
Të lava ty me rrezet e arta të hënës
dielli pse nuk e ftova më iku mërzitur
tej xhamave shihja përmes ëndrrës
flokëlëshuara belit rrije duke pritur

Grushtet mbushja ujë dritëbekuar
vetull ngrënës i hidhja si pika shiu
e arta të mbështillej si dritrrezatuar
varka pushoi mbërthyer këtij gjiu.

Fanari tretur në të argjendën dritë
dritë dritares më dërgon prej syve
hapat hedh ngadalë mos u mërzitë
sonte ëndra realitet na u bë të dyve.

Dhe hënën sonte e zbova për ty
rrezen ja vodha e mbajta platitur
pritmë dritëargjendë mos më ik
të prek pa dashje buzën e zhuritur.

Cipëhollën këmishë lëkurgjarpëri
jo më kot e lava me rrezen e artë
aty të thashe të digjen gjithë magjitë
e magjia ime të shpërthente e flaktë.

Jo s’të erdha sonte pëmes ëndrrës
jashtë porte nga sytë e shkarkova
kurmprushit hodha veç të argjëndës
shpitmallin ku gjith viteve e mblodha.

Të hyra dhomës përnatë kishe pritur
buzëpraruarës së etur vlagën i mora
synë liqen i fjetur e bëra dallgëngritur
në të drejt shpirtit si palombar notova.

 

 

 

TURTULLESH E GRURIT

 

Qershori trokiti mbi buzën tënde
qershikuqet mblodhi i ngjeu në to
arës kallzat grurplot rënduar kryqet
e trembur më ecje violinën në dorë.

I bronxtë i grurit rrezatonte në ty
kokën ktheve vështroje ngulmuar?
turtullesh e bukur ç’far fsheh ai sy
zemra s’të ndalet të rreh krahëruar.

Mos vallë melodi kërkoje në ara
a notat mes grurit tu bën partitur?
flladi i mbrëmjes të bëhej fanfara
rrije dëgjoje me shpirt e mahnitur.

Turtulleshë gruri fëshfërimë më ndjeje
binte në ty rrezearta si dritat në sallë
me sytë e shpirtit duartrokitje rrëmbeje
simfoni natyre me këngë zogjsh në garë.

 

 

DO MË FTOHESH …

 

Do më ftohesh,fola me vete
me çadër në dorë shtanga në ty
koha gjëmon e derdhte rrebeshe
ti gjakftohtë më lahesh në shi

Pikat e shiut godasin fytyrë
ç’largon nga shpirti, rrije vetmuar
retë e përhimta mbuluar në gri
prisja nën shi dhe ti e harruar.

Stuhia mbi det, ti det me stuhi
prisnit shkarkesat me gjëmime
çadrën lëshova më lagu ky shi
rrobat i hoqa, erdha valëza ime.

Stuhi binte deti,stuhi edhe unë
vorbull stuhish aty bëm uragan
puthjet prisje ti mbiva në buzë
koha mërzitet pse zuri më qan??

Si deti me valë trupin të ngrita
shiu nga sytë të pikonte si lot
lotshiun nga buzët i etur rrufita
kur dallga e detit rrekej më kot.

Shiun s’ta ndala na lagte të dy
deti tërbuar na hidhte veç valë
detet e ndjenjës mbushur stuhi
stuhit shpërthyer treten në mall.

 

 

 

UDHËTIM DREJT JETËS

 

Predha shpërtheu rrëzë konakut
plumbat çatisë binin si breshër
zjarri prushohej heshtur oxhakut
dhimbje jete shtrëngon në prehër.

Hapat rënduar nga mosha e plakur
mbi shpinë fëmijë drobitur shëndeti
qielli buzëmbrëmjes digjej përflakur
jeta udhëve të pa shpresa i mbeti.

Bota ngërdheshet qejfe paprishur
ikanakë mbetën prej të tyres tokë
shteron fryma përtok fëmij të uritur
jetvrarë kërkojnë dritshprese të kotë.

Shinat e jetës me vdekjen në shpinë
vetë se dinë vendin për ku janë nisur,
botës së egër ecin me bark panginjë
presin çastin kur fryma firon papritur.

Udhëtojnë ecin shpresës vrarë në shpirt
ngarkuar gjith jetën shpinës një torb lecka
çapiten gjysmëvdekjes të gjejnë pakëz drit
traversave pushojnë ditëfundin lënë jeta…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s