Poezi nga Sabrie Selimaj

Sabrie selimaj

 

Poezi nga  Sabrie Selimaj

 

 

JETA DHE SFIDAT E SAJ
Kur mendoj thell, has në ndonjë pengesë,
por aty-për aty unë bëj menjëherë kthesë
s`më pëlqen të injoroj buzëqeshjen me nëqeshje
në hapin hedhur përherë jam e kujdesëshme


Jeta, mësuesi i diejes e i kulturës përherë
ne jemi thesari i saj më me vlerë
dielli, hëna janë pjesë e jetës tonë udhëtare
në hapat hedhur, hasim në botën gënjeshtare


Ç`do komb ka kulturën e histroinë e tij t`shkruar
por neve, përherë janë përpjekur për t`na mohuar
rrënjët ngulur thell në tabanin tonë mbishekullor
lulëzojnë gjithmonë, duke na zbardhur faqen tonë


Ne ralitet, politika e mbrapshtë, na ka tunduar
shumë vite mbrapa në kohë na ka çuar
denimet masive të diktaurës më ç`njerëzore
rënduan supet e baballarëve, në mënyrë mizore


Kur vargjet i shkruaj, përherë prek kujtimet
ndikohem dhe nga rastësitë e jetës time
përherë më pëlqen të përballem ndershmërisht
nuk kam frikë nga askush, sepse flas sinqerisht


Jeta jonë është si një telonovelë me shumë seri
në hapat hedhur herëpasëherë hasur në dredhi
lakmia është virtyti më i shpërfytyruar njerëzorë
të kthen në lubi e të bënë më shumë se mizor


Vargjet e shkruara shumëherë pikojnë lotë
nga e kalura e nga rrjedhojat tona dhe sot
jeta është një betejë, të gjithë e dimë mirë
prapsitë e hasuara n`jetë janë bërë si rrëpirë


Prandaj kur t`i lexoni vargjet e mija mos më gjykoni
kthehuni në kohë dhe rrjedhojat e jetës hulumtoni
ne brezi i ri i kohëve moderne, tej të tunduar vërtetë
por përherë synojmë t`ralizojmë ëndrrat e të mirës jetë


Çfarë po ndodhë dhe cili është realiteti i këtij udhëtimi
një synim marramendës drejtë një pasurimi
të ç`ekulibruar nga korrupsjoni masiv qeveritar
tokën po helmojnë, nga harbimi i tyre grabitqar


Prandaj realiteti duhet shikuar me syrin e t`vërtetës
kurrë s`duhet përkrahur prapsite e gënjeshtrës
në ball të këtij udhëtimi të lodhshëm e të dëshiruar
le të prijnë ata që dija e kultura e trye si ka tjetërsuar.

 

NJË PIKË VESË

Mos me qortoni, nëse unë gaboj,

Se të gjithë jemi nga pak mëkatarë.

te qetë do jemi në një ditë, njësoj,

kur mbi varrin tonë të ketë mbirë bar.

Mos më thuani, që s`jeni mëkatarë

të gjithë faleni para portës së mëkatit.

jeta është e bukur, kur e shijojmë

dhe jo kur vrapojmë, udhëve të fatit.

Mos vdisni, para se vdekja të trokas,

jetojeni jetën, le t`jetojnë dhe të tjerët,

ta dini mirë, koha kurrë s`kthehet pas

e mos u shpejtoni të ikni më herët.

Mos lakmo shumë, jeta është e vështirë

Ne, s`jemi gjë tjeter, veç një ves mbi dëshirë…

 

 

 

KRYEVEPËR
Tingujt e shiut, melodi e vjetër

trokasin mbi heshtje si ngushëllim

një fishkëllimë malli e doja patjetër

të përshkonte qiellin e shpirtit tim
Tingujt e zemërs të përshpejtoheshin

nga puthjet e diellit ëndërrimtar

ndjenjat e ndrydhura të çliroheshin

nga makthi i pritjes në udhën e ndar
Tingujt e shiut një melodi e vjetër

mbi buzën e mallit vijnë flakërim

një puthje fëmije do ishte kryevepër

mbi ballin e rrudhosur si përfundim.

 

 

 

NJË PIKË LOTI
Një pikë loti mbi buzëqeshje
është si nata e ftohtë e dimërit
një veshtrim hedhur në heshtje
është fjalori i ëmbël i shpirtit.

 

 

 

NË FOLENË E SHPIRTIT
Doja të të dëgjoja një çast
cicërimat e shpirtit të dlirë
një zë bilbili, ku zbresin ujëvarat,
të qeshja si dielli përmbi pllajat


Doja të përflakja buzëqeshjen
këtu në folezën e shpirtit të vrarë
me pjalmin e luleve të bjeshkëve
të ushqeja dashurinë si më parë


Doja të fluturoja si shqipe
mbi trojet e atëdheut krenare
të zgjoja trimërinë e fjetur
të zbrapsja furtunat ziliqare


Doja të këndoja një këngë
si bilbili degë më degë në krua
të thërrisja, sa të tundeshin malet
Mëmëdhe i dashur sa të duaaa


Doja e ç`farë nuk doja, vallë
këtu në brigjet e atëdheut tim
lulet të çelin dimër e behar
një Komb, një flamurë, një bashkim.

 

 

 

NJË JETË

Një jetë të tërë munduar

me thjeshtësinë ngrysur

rrëzuar, e përsëri ngritur

në udhën dëshirë zvarritur
Një jetë mendimet zbrazur

zemra shtrydhur, gufuar,

mbi buzëqeshje loti pikuar,

përherë vetvetja qëndruar
Një jetë përballje e vështirë

duke ndjekur hapat dëshirë

kërkon buzëqeshjen e dlirë

të fluturosh si zog n`hapsirë
Një jetë zingjirë shtërnguar

përtypur fjalën, menduar

urë kalimi bërë ndonjëherë

ç`kuptim pati jeta e mjerë
Një jetë duke vrapuar

një jetë duke ëndërruar

një jetë lotuar e shpresuar

një këngë pa vargje kënduar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s