Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

tyran prizeren spahiu

 

Poezi nga  Tyran Prizren Spahiu

 

 

PSE !

 

Heshtja që përbuzë turpëron burrin
Gruaja kokëulur shikjon askund
Një pikëz loti bie i lodhur
Kërkon dorë krah të mashtron.

Zëri i hollë neveritës vajtues
Djeg dhomën ajrin helmon
Gabova thotë dhe kurrë më
Merrmë më gjyko mos më braktis.

Ngjallet urrejtja bushtrën kërcënon
Grusht-shtërnguar sytë të mjegulluar
Shikjon foshnjën ka nevojë për qumësht
Vafsh në mallkim jetë që shantazhon .

Pa frymë djersitur i dënuar
Ndjenjat më godasin shpirtin vrasin
Ngritur morra xhemperin e zezë
Kjofsh femër e mallkuar bishë e anatemuar.

Qetë vetmuar endem bulevardeve
Strehim kërkoj ngushëllues shpirti
Poshtë rrugës tek pijetorja e ekstazës
Nën urë u riktheva magjisë së narkotikëve.

 

 

 

ZËRI I ARSYES

 

Ngopur
Ndiej neveri
Kanë gjetur hapësirë
Veprojnë paturpshëm
Nuk di nuk kuptoj
Kanë ndjesi këta zvarranikë
Mbulojnë këtë boshllëk
Ndoshta
Jam alien për ta
Ose kalavesh pa emër
Jam ndoshta ndërgjegja
Ose vet qytetari
Një e di
Janë epruveta bio
Humbur në kohë dhe vend
Zhveshur…

Fshehur në vetmi abuzim me veten
Derdhje e pasuksesshme
Po
Atë natë shtërngate
Shfryrje e gabuar
Çmenduri në skenë…

Zëri i arsyes më fton
Thotë
Kjo është botë
E juaj e çuditshme
Por mos harro
Ata janë pjesë
Aktiv dhe të zjarrtë
Janë parazitët
Banorët e së nesërmes
Poshtë Siratit
Në luginën humnerë
Zjarrë
Janë të përhershmit
E jetës së mundimshme…

 

 

 

POEZIA KUJTON

 

Heshtja hyjnore në banesën e fundit
Gjelbrimet nga vapa të djegur sundojnë
Epitafi kujton poetin artdashës naryt
Në këtë mbretëri vetëm zogjtë cicërojnë.

Papritmas zhurma shurdhuese frikëson
Eskavatorët gjigant rrafshojnë qetësinë
Pluhuri kundërmon gumëzhimi ajrin rëndon
Gjurmët mijëravjeçar mbishkrimet shembin.

Ngritur sot në atë vend është vatra arsimore
Shikjoj prej dritares fjalët ndëgjoj
Ishin aty varrezat e stërngarkuara
Të kuqtë rrënuan pa paralajmërim kujtoj.

POR PRAPA
Janë veprat shkronjat e qëndisura
Bukuria e mbështjellur me kopertinat e jetëgjatësisë
Poezitë që reflektojnë kohërat kur janë të shkruara
Jetëshkrimi burimor vargjet japin fuqi gjallërisë.

Do harrohen KURRË JO artistët e bukurisë
Këmbanat e kohës do sjellin në mend madhështinë
Klithmat e vargjeve jehojnë ardhmërisë
Dhuratë e brezave mishëruar bujaria me fisnikërinë.

 

 

 

LINDI POETI

 

Miresia e jetes Ai
Buzeqeshur
Hyri ne arenen e gladiatoreve
Veshur modest me laps
Posi…

…dritëza e penës…
Heshtur nga hija lulëzoi
Trupëgjatë krenar erdhi
Turmën në qetësi nderoi
U ngritën të përshëndesin këtë njeri.

Veshur me burrëri
Nderi virtyt
Lindi i prirë
Të shkruaj poezi.

Zhveshi shumë shpejtë
Orgjitë e së kaluarës
Urrejtjes i tha djajt
Tradhëtarve gjakpirës.

Lehtë buzëqeshur fitoi nderim
Kolltukun në krye të oxhakit
Solli frymë epshi zotërim
Tha shkronjave do kthehen madhështitë.

Rrjedhin kohërat përqafuar
Fisnikët dhe bujareshat poet
Enden largësirave vargjet e shkruara
Rrethuar nga njerëz të vërtetë.

 

 

 

MOS U DËSHPRO

 

…i lodhur nga tentimet
Skamja të ka mbërthyer
Thërrasish me zë të lartë
Kërkon ndihmë pakëz bukë
Askush nuk ndëgjon vuajtjet e tua
Përsëri në fillim je kthyer
Largohen shokët
Dëshirojnë të kthehesh në tavolinë
Të zaptoj sërish era e dehurisë
Mjegull-duhani fortë të shoqëroj
Në kafenen e mëkatit
Mos u dëshpro…
Je i padëshiruar në shoqëri
Sundon gllabëritja pa mas
Merret kafshata e varfanjakut
Shkelen të drejtat njerëzore
Dhunohet femra
Pasanikët pasurohen
Janë të eturit dhe paepurit
Vuajnë të fluturojnë mbi shoqëri
Okupuar nga ekstaza e namit
Janë shokët e tu të djeshëm
Mos u dëshpro…
Ata
Mashtrohen se fund-jeta nuk ekziston
Frikësohen nga mosha e rrudhosur
Mbyllen ne vete por sërish të paepur
Gllabëritin gllabëritin
Mos u dëshpro…
Ik largohu kërko shpëtim
Sprovat e jetës së shkurtë të botës presin
Thuaj
Më fal o i Madhi Perëndi
Pendohu
Kërkë ndihmë tek i Madhi Zot
Mos u dëshpro…
Pendohu…
Dhe ata uriturit e pasur
Arrijnë fundin e oqeanit
Veshur me çarçaf të bardhë pa çorape
Vejnë përgjegjësive të botës së shkurtë
Dita e llogarisë
Dridhurat djersitje dhimbje
Mundimet e varrit
Sërish sërish dhe sërish
Shpirti kthehet në varr
Ngushtohet errësira e errët
Hapet dritarja e zjarrit…
Do vazhdon…

 

 

 

TËRHIQEM NGA KJO JETË

 

Nga ditëshmëria kupa ime është mbushur
Fiton mëria ndaj bujarisë
Shkëmbi i urryer i Sizifit
Mposht arsyen e besnikërisë.

Frikësuar jam nga bukuroshja e luleve
Acanitum napellus helm i menjëhershëm pranveror
Strukur largohem livadheve
kërcënuar nga natyra e ngjyrosur.

Vrapoj më janë djersitur syzat nga avulli
Shikjimi i dobësuar më tremb
Ndalur jam pranë greminës amulli
Këmbët dridhen fuqia humb.

Zvarritem në katër këmbë tatëpjetë
Lagur era e ndyer më robëroi
Pikë loti buzëqeshja e ngrirë rrëshkjet
Buzët e varur ndihem si imitim idioti.

Valët e kërcënimit më përcjellin
Dërmuar humbur jam në jetë
Tërhiqem i shkretëruar dridhërimet më ndalin
Jashtë reales këmba në humnerë troket.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s