Poezi nga Vjollca Koni
MË THUAJ?
Si ta krijoj vargun,
Kur kam dhimbë në zemër,
Ku ta gjej shprehjen,
Pa të thënë në emër
Jam krejt e humbur,
Një lot më pikon
Si ta shëroj plagën,
Mbi zjarrin që m’përvëlon.
Po përcjell vjeshtën
Me mallin për tyyy..
Sa më lodh pritja
Kur s’të shoh me sy.
ATJE KAM NJË THANË
Keto cicërrima zogjësh,
Në këtë natyrë vjeshte gri,
Sa më ngacmojnë zjarrin
E fshehur në gji.
Sa më djeg malli e loti në sy,
Kur mendoj rrugicën që u rrita fëmijë
Ajo melodi që më rriti shtatin
Është dhe Muza ime që më qendis vargun.
Nëse trupi këtu do më ngel !?
Shpirti im flutur atje do të jetë,
Po nuk ka lëndina e lulet të jenë tharë,
I kam thënë fluturës atje kam një Thanë.
KU JE ?
Pse heshtë?
Unë e di që do më vish ,
Kur më mbyll qepallat fjetur,
Në syrin tim do të rrish.
Më bëjë vend në shpirtin tënd,
Vjeshta vjen e kam të ftohtë,
Më mbështjell në krahët e tu,
Gjoksi jot më vjen i ngrohtë.
Mos më lë n’trishtimin e natës,
mos ma humb kuptimin fjalë,
mos mu fshih si rrezja mbas resë,
Se të dua paskam faj?
Kështu doja…
Sa nuk ndalon koha
Por doja të rrija kështu
Me dy bishtaleca flokët
Të mos dija shumë
Mos të njihja të ligun
Mos t’më vriste fjala
Të qeshja bukur
T’ më tregonin përralla.
PUHIZË
E përhumbur në horizont,
Qaj e qesh me dhimbjen time ,
Përcjell diellin kur përëndon,
E pres lindjen në agime.
Në bëhesh zog e fluturon,
Puhizë tu bëfsha në vegime,
Muzë frymëzuese në çdo ograjë
Motiv vargut në shtegtime.
***
Me vete të mbaj si një hajmali,
Koha nuk të humbi t’ruaj si sytë
Kurmi vjeshtëror vellon hedhur ka,
Mbi buzen e venitur pika loti ra.