SA TË JEMI GJALLË, O BABË NUK DO TË HARROJMË / Dedikim poetik nga Nehat Jahiu

neh 1

 

Dedikim poetik nga Nehat  Jahiu

 

 

 

SA TË JEMI GJALLË, O BABË NUK DO TË HARROJMË

 

 Me rastin e njëvjetorit të vdekjes tragjike të babait Beadin Rushitit

                  ( 30 10.2014 – 30. 10.2015)

 

 

Ditët po kalojnë e sot u mbush , o babë një vit pa ty

mua e Edonës nuk po na teren akoma lotët në sy,

në prehër të nënës pa ty mbetëm, o babë për tu rritë

sa na ka marrë malli ti puthim ballin tënd e ata dy sytë.

 

Për çdo ditë, o i dashur unë e Edona ty të përkujtojmë

dashurinë tënde ne kurr nuk mundemi ta harrojmë,

dashuria për ty, o i dashur neve shpirti  seç na kalli

shpirti për ty po na digjet  flakë e sa na ka marrë malli.

 

Ah, dashuri e babës tonë ti ku na ike e ku na mbete

shpirtin tonë të njomë si një qiri na e trete?!…

O dashuri e zjarrtë që për çdo ditë po na djegë e tretë

që kur na vdiqe baba, unë e Edona jetima kemi mbetë.

 

Me përkëdheljet e nënës  ne çdo ditë jemi duke u rritë

ditën kur të takohemi me ty. o babë jemi duke e pritë,

të bëhemi bashkë  gjithë e ta shuajmë shpirtin  nga zjarri

me dashurinë tënde për ty, o babë duam të na hiqet malli

 

Babë, me mall e dashuri gjithnjë ty ne do të përkujtojmë

e kurr nga zemrat tona ty ne  nuk do të harrojmë,

dashuria të na mbetet në shpirt tonë si flladi i mëngjesit

duam ty, o dashuria jonë të takojmë edhe pasi të vdesim.

 

E ti babë pusho i qetë atje në botën , në botën e amshuar

me dashurinë tonë se kurr ty nuk kemi për të harruar,

ne për çdo ditë e lusim Zoti  në parajsë të shkojmë

e një ditë edhe ne mu atje duam babë edhe ty të takojmë.

 

 

Ne dhembjem tënde me ndihmën e Zotit do ta përballojmë

nënën tonë shumë të dashur gjithnjë ne do ta dëgjojmë,

kujtimet dhe dashurinë për ty kurr nuk kemi për ti harruar

sa të jemi gjallë unë, Edona dhe nëna nuk kemi për të harruar.

 

One thought on “SA TË JEMI GJALLË, O BABË NUK DO TË HARROJMË / Dedikim poetik nga Nehat Jahiu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s