Poezi nga Merita Mema Sadiku

merita sadiku

 

Poezi nga Merita Mema Sadiku

 

 

 

Unë jam ndryshe por kjo jam!

 

Nuk jam femêr që injorohem
Jo jo as mos guxo e provo
Nuk jam femër që harrohem
Por të lë vetëm besoj më kupto

Nuk jam femër që pendohem
Shpejt nga jeta të nxjerr edhe ty
Nqs zemrën time hapa
Duhet prova ndryshe nuk mbetesh aty

Nuk jam si shumë të tjera
E s’do jem plaçkë e askujt
Nqs respekt s’kam për veten
Jo askënd se lë me mua me lujt

Nqs s’më vlerëso si krijesë njeri
Më mirë largohu lëre tjetrin të vi
Dikush s’ja diti vlerën asaj që ti gjete
Sikur kjo që ti le, ishte mbretëresh më vete

Se të bëhem egoiste, si çdo femër pak jam
Por një gjë mos harro, jeta më përket një e kam.

 

 

 

Eja nqs të pëlqej….

 

Rrugëtimin e jetës të vetme e bëra
Ëndërrat dëshirat me mund i realizova
Krijova personalitetin tim lumturi
S’kam kohë të ndryshoj për kapriçot e tij

Por mund ta ndryshoj atë,ta bëj si vetja
Duke e aromatizuar me ingredientin lumturi
Atë nga i cili gatuhet jeta,
duke i ofruar pa limit dashuri…..

Nqs me mua ke rënë në çark
Dtth të pëlqen natyra ime
Nqs më sheh të qeshur sadopak
Eja puthmë ti ilaç i zemrës time

Nqs don eja afrohu
Ëmbël egër të të puth kafshoj
Të të dashuroj ngadalë me ëndje
Trupin ta prek si bust pararoj

Pastaj të të zhvesh me gishtat e mi
Duke të grithur e mjagullirë
Të shtrigjem në gjatësin e trupit
Si një mackë të të ledhatoj që pa gdhirë.

 

 

 

Vërtet don ta dish !

 

Asgjë, si asgjë, jo asgjë të thashë
Doja vetëm fytyren tia kundroja
Tek zgjohej i qetë nga gjumi
Dhe sytë tek ja lexoja

Pse më vështron si prehën e saj
Çfare don te me bëj apo thotë mua
Shpesh me shikim më bën si në faj
Por çfarë po bluan ta di dua!

Hmm vërtet thua don të përjetosh !
Atë që mëndja në mëndje fantazon!
Si një sekuence filmi të bukur
Kur personazhet janë të zhveshur në dhomë!?

Vërtet don ta dish sa larg shkon imagjinata
Kur duart e shkurtëra në çast bëhen të gjata
Kur asgjë s’ke të veshur ,dhe si në faj më vështron
Hë pra më thuaj ta shpreh sot kërkon!?

Dhe dora nisi rrugëtimin e saj
Një klithmë nga gryka e tij shpëtoi
Trupin lakoj e çmendur je më tha
Vërtet i pëlqeu çka më pas përjetoi.

 

 

 

Je ti …

 

Ngadalë puthja më ngroh ndjenjat.
Frymarrja depërton zgjon ndjesi
Sa herë buzën kafshoj me ëndje
Ndjej shijen tënde habi sa çudi.

Pastaj përhumbem dora prek qafën
Lakohet ajo në pritje plot mallë
Kurmi i zhveshur pret buzët e tua
Dashuri pa fund si i dehur plot zjarr

Ndjenjat nisin rrugëtimin e tyre
Je ti që zgjon demonët e dashuris
Sa herë e ftohur nga jeta jam
Ti je flaka e epshit çmendurisë.

 

 

 

Loti im

 

Një lotë rrodhi në faqen time
Nga gjoksi një ofshame doli vetë
Loti tjetrin lotë se priste
Qante vajtonte loti pa jetë

Nuk arrija ti ndalja ato
Si uragan shpërthyen kishte shumë
Shkatërronin përpara gjithçka
Qanin lotët tek mbyteshin në tyrin lumë.

 

 

 

Më premtove shumë!

 

Më premtojë martesë
Pastaj iku u harrua
Vellon e zgjodhëm bashkë
Edhe lulet që do mbaja në duar

Më premtoj botën,e një të bukur jetë
I harroj te gjitha keto iku edhe vetë
Më premtoj dashuri deri në amshim
Sot thërras e jam e gjallë, por pa at premtim

Më premtove veten, i dashuruar the jam
Më premtove dashuri,në zemër të kam
Më premtove universin mbushur magji
Në çaste botën ma servove pa ngjyra, vetëm zi

Më premtove martesë, fustanin vetë e zgjodhe
Edhe lulet trëndafila, rozë e ngjyrë tjetër
Martesën në pranverë do celebronim
Dhe në verë pushimet në hanin e vjetër

Më premtojë e unë asgjë nga ato nuk doja
Botën mbarë kur s’ishte nevoja
Më premtoj shumë, pse kaq shumë vallë
Sot velloja më mbeti,dhe premtimi tij në sirtarë.

 

 

 

Largohet…

 

Sa herë kujtoj se e kam zënë vërtet
Shpejt më ikën rrëshket pa kuptuar
Dhe kalanë që ndërtuam po vetë
Shëmbet në çast kala imagjinuar

Sa herë më duket afër ,afër shume
Edhe më larg në çast e shikoj
Dorën në ballë hijen dua unë
Në terrin e natës veç heshtjen dëgjoj

Sa herë ndihem keq dhe e humbur vërtet
Në çast zemra mbushet plot dashuri
Sa herë plot brënda, kujtoj se jam
Boshllëk në gjoks ndjej për çudi!

 

 

 

Akili im pa thembër

 

Nuk do jesh më miku im
Edhe pse thua jo!,unë e di
Ti komplet ashiqare më tradhetove
Kur me mua flisje ,e bëje be në perëndi

Nuk do jem më mike për ty
Edhe pse në shpirt të mbaj
Do humb diku ndjenjën do mbyll
E kodin do ja vendos shumë “mallë”

Nuk do jesh më pranë meje
Por as nuk do jem më me ty
Kur terri te vij pranë teje
Si hije do qëndroj e heshtur në vetmi

S’do jem më ajo dikur
Ti tashmë nga magjia më zgjove
Kur para meje si për çudi
Krejt ashiqare me tjera më tradhëtoje

Nuk do jemi më bashkë sa keq
Të doja shumë ,shumë ,përdreq
Të doja me shpirt ,të doja me zemër
Tek ti su futa dot AKILI IM pa thembër.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s