Poezi nga Angjelina Krasniqi ( Enxhi)

Angjelina Krasniqi

 

Poezi nga Angjelina Krasniqi ( Enxhi)

 

 

BIRI IM

 

Kur ishe i vogël të mbaja në preher e në gji,

Deri në gjumim,të nanurisja,tregoja përralla

Sot i rritur më ulësh prekur gjunjësh,trim i ri

Dëgjom,dua të tregoj një legjend nga e para!…

 

Legjenden e Rozafes , dua të kuptosh mirë

Legjendën , ku muroset nëna që lind fëmijë,

Nën përgjërimet që njërin gji, t’ia lënë të lirë

Të i mekoj me qumështin , fëmijët në brezni!..

 

Biri im, thash, kupto mirë,jo ta marrësh mahi

Tash vet jam nanë,kuptoj dhe unë më shumë,

Muri i Familjes kërkon një “kurban”për shtëpi

Që të ruhet shtëpia,janë nënat, pra jam UNË!…

 

Nana, shumë lehtë vetvetën për flijime e dhuronë,

Ti, o bir, bashk’krahun mbaje Mbretëreshë në fron!

 

 

 

BIJA IME

 

Dje, për një legjend bisedova me tënd vëllanë

Dhe sot dua të ta tregoj dhe Ty ,e imja dhurat,

Ta kam treguar kur ishe e vogël si një përrallë

Sot që mbushe të 20-tat,ta kesh me vete uratë…

 

Bija ime,Rozafa e Legjendes ishte nusja e tretë

Dy vëllëzërit më të mëdhenjë dertuan me gratë,

Tradhëtuar mbeten,vëllai i vogël me nusen e vet

U muros,për të mbetur në legjendë gjallë e gjatë!…

 

“Nëna ime!…Më fal se po të ndërprej kallzimin”

Ndjeva unë zërin tënd që u lëshua e bindur dritë,

“Kërkoj një sqarim që tani mori përshkallëzimin

Pse betohemi në: ” Besa e Shqipëtarit ” për ditë!”

 

“A nuk pakemi qenë që para Krishtit tradhëtarë

Nuk e di kjo besë ,pse,si dhe prej nga ka ardhë?”

Bija ime,pikërisht këtu desha për të dalë me ty

Të kam të mençur dhe kuptove biseden me sy !…

 

Prandaj, lutëm të kesh maturi, kur tjetrit i beson,

Gojë që jep besën,mund të jetë gojë që tradhëton!…

 

Se ku ka rrënjët “Besa e Arbërit” e që vjen nga mot,

“Legjenden e Doruntines,shpirtit do ta gavroj që sot !..

 

 

 

NUK JAM MBRETËRESHË TEUTA

 

Unë vërtet nuk jam Mbretëreshë Teuta

Porse jam Mbretëresha e çifligut shpirt,

Atë pasuri,që duarlidhur dhe duar-buta

Ngrej kujdesshëm në përjetësi të ndritë!…

 

Unë vërtet nuk kam qypa me stoli prej ari,

Por nga qypi shpirtit vezullojnë shkëndija,

Nuk kam prona tokash, me masë hektari,

Por gjithë bota përrreth më është e imja!….

 

Nuk kam forcë ushtrie, që uratën ndjekin,

Por kam ushtarët mendje, që rrinë gatitur,

S’kam kthetra të mprehta që keqas presin,

Kam fjalën, e shtroj petë-pite për të uritur!…

 

Flijohem për çifligun, që linda me mundim

Ashtu siç u flijua Teuta për tokat Arbërore,

Dhe kur plagës rrjedh gjak deri në shtërim,

Nuk ndalem të shëmbëllej pasurin nënore !…

 

Nuk kam Kurorën e Mbretëreshës mbi kokë,

Por si çdo Nënë, dhe unë kam forcën e urtë.

Unë mbaj fëmijë – dritën,kurorë-fije mbi flokë,

Kjo më bën,që dhe unë sot ndjehem TEUTË!…

 

 

 

JAM DEGA E FIS – LISIT

 

Jam degë e Fis – Lisit të fortë, e shekullor,

Që dimrave të furishëm u qëndron n’ballë,

Edhe pse gjethet shtrohen qilim vjeshtorë,

Mbijnë e janë mbulojë, rrënja të mos dalë!…

 

Jam ajo,që me lëkundjet të matme degore,

Dëboren e shkund, të bulëzoj sythin blerim,

Sy-shkëndijë si syngji, i pres çastet kohore,

Gjethishtes vë burmën në hovin shpërthim!…

 

Aty dëgjohet harmonia e fletëve drithëruese,

Copat e ëndrrave kryqojnë rrymë – dëshirat,

Ku pëllumb-bardhët me flatrime mrekulluese,

Krahët pushojnë nën ombrellë, nga frymërat!…

 

Në atë degë njomtake,ku nis gjethëron kënga,

Dridhen në kërcell të shpirtit tingujt e ngrohta.

Valët e dallgëzuara të gazmueshme mbrënda,

Dasmojnë rruaza gjaku, mes ngjyrash të allta….

 

Unë kam tokë,e kam dhe kam emër në rrënjë,

Jam,mbetem dega e Lisit të Fisit të vjetër plak,

Kam zemër, por edhe shpirt që njeri më bëjnë,

E nuk gjendëm askund, të vërshëllej si një lak…

 

Jam dega që gjethëroj përherë me timin gjak !….

 

 

 

JEPI KOHË VETES

 

Me fillizën e pemës sime bisedova,

Që rrinte lulëzuar nën dritë të diellit,

E lava me puthje posa mengjesova,

Ajo harlitshëm,flutronte drejtë qiellit!

 

Fillizë,ime bijë, që frymë të dhashë,

Vërtet nga qielli,dielli i lëshon litarët,

Duhet të kesh shumë kujdes,thash,

Edhe pse ngrohin e janë ngjyrë-artë!…

 

Flutur krahëshkruar më përkundesh,

Por, dije se qiriri digjet për të ndritur,

Ndaj nese me krahë,mbi flakë ulesh

Krahët fluturzë, do t’i kesh të zhuritur!…

 

Kur nën Pemë – hijen tënde të drejtë,

Ndizet një zjarr, që nis e ngroh i etur,

Mos i lëkund flatrat e brishta shpejtë,

Flaka merr hov, dhe ka për të djegur!…

 

Dukshëm Ti i hapesh jetës,filliza ime,

Qiellit ka edhe re të errtëta okë – okë,

Mbaje me vete urti – ambredhën time,

Kurorëpema jote të mos bjerë në tokë!…

 

Jepi kohë vetes,të rritesh mendimplotë!…

 

 

 

BIJA IME

 

Bijë që ende mbart gjeste fëmijënore,

Dhe trupi violinon tingujt nën ndrojtje.

Ende kërkon fjalën time përkëdhelore,

Të ngrohësh shpirtin,etheve mbrojtje!…

 

Kur shikoj që hidhesh si drenushë mali,

E kur flokët ertojnë shpinës së bardhë,

Më kaplon ankth “vardiset ndonjë “kali”,

Apo pret princin e ëndrres për të ardhë!…

 

Princët e ëndrrave, nëpër përralla flenë,

Prandaj mëngjesohu me t’hapur mendje.

T’ja lexosh trurin ende fjalën pa e thënë,

Se trurin s’mund t’ia qendisësh me endje!…

 

Truri s’mund të dhurohet, thotë një thënie!…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s