Poezi nga Zamira Agalliu ( Hysenaj) / Shkëputur nga Vëllimi Poetik ” Zemëruar me apostujt “

Zamira agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu ( Hysenaj) 

 

 Shkëputur nga Vëllimi Poetik ”  Zemëruar me apostujt “

 

 

 

Stinë marramendëse

 

Tek rrënjët e tua kërkoj të mbahem,

Thellësirave të kohës në kërkim,

Stinët marramendëse më lodhën,

E gjej veten në rrethrrotullim.

 

Mos m’i pri fijet e shpresës,

Mallin e kujtesës mos ma bëj harrim;

Ylberët e stinëve bashkoi,

Ti meteor i shekullit tim .

 

 

 

Kanarina

 

Mos më kërko penë e letra

Ti që s’di se çfarë janë dimrat,

Gjuhën tënde përkthema,

Mbushma ajrin me cicërima.

 

Kanarin moj gushëverdhë,

Pyllin ti, kurrë s’e ke parë,

Në kafaz ke lindur vezë,

Si veza-këngën e bardhë.

 

Një ditë tjetër do të flasë,

Bëj kujdes kur të më dëgjosh,

Nëse njeh botën e lashtë,

Ndoshta më s’do të këndosh.

 

Mikja ime, të këndoja,

Si ty do kisha dëshirë,

Me ty vendin të ndërroja,

Pranverë të ktheja katër stinë.

 

Oh, moj e ëmbla kanarinë,

Sot do të këndosh për mua,

Zgjidh të vjetrën – simfoninë,

Qaj për vete dhe për mua.

 

 

 

 

Kënga e bardhë

 (Babait)

 

Nuk flet shumë,

por kaq shumë

thua,

E çdo fjale

një proverbë

i qep,

ballin e vrejtur,

këshillat e tua,

Bekuar në hënë,

diellit amanet.

 

 

Trashëgim,

baba,

më le gjakun,

Edhe këngën e bardhë,

-trashëgim,

Oh! Sa për fatin,

ma thuri Penelopa,

E mbajta besën,

baba,

më thirr    “Doruntinë“ .

 

 

 

 

Unë dhe gonxhja

 

Një gonxhe dashurie kokën ka ulur,

Në saksinë e shpirtit më  flet,

Mëshirën në sy ju mos ma shihni,

mos prisni nga unë një amanet.

 

Dëgjo, moj gonxhe e bukur dashurie,

Edhe unë si ty kam mbetur;

Po pres mallin prej vetmie,

Ti pikën e vesës për ta tretur.

 

Të dyja paskemi një ëndërr, një besë,

Të dyja mall mbakemi të fshehur,

Stina e luleve e njëjta shpresë,

Me lot të ujis unë ty, ti me aromë më ke dehur.

 

Shkundi degëzat ti, bukuroshja ime,

Betejat s’fitohen kaq  lehtë,

Kur një rreze të hyjë në stinën time,

Në tënden pranvera merr jetë.

 

 

 

Vetësakrifikim që të tremb

 

Mëngjesi erdhi vrejtur,

i ftohtë

– akull,

Vargmale të çuditshme

krijuan luginën përmidis,

Me gjuhë perëndish

deshifrojnë

emrin tënd,

Si një pjellë e shtërzuar

ku zbrazin

tmerr e frikë.

 

Këso çastesh

më sundon nata,

e tundon ajo

gjer në imëti,

Tekat e vetvetes

ledhatuan,

Zogj e shpendë shtegtarë,

Kuptojnë ardhjen e vjeshtës,

me rënien

e shirave të parë.

 

Dëgjoj trokitje

në derën e mendimeve

pa kufij,

Rënkimi i detit hyn

gjer në shpellat e shpirtit,

si bu&imë shurdhuese.

Dhëmballët e lodhura përtypin

mendueshëm rastësinë,

Situata të reja vë në provë jeta

që kërkojnë me ngut

frenim.

 

Sjell në mend njeriu

kohë të vyera,

njerëz të bekuar,

gjer në cakun e zhbërjes,

kapërcim portash të hekurta

kryqëzuar,

duke thirrur

emrin tënd…

Kjo s’mund të jetë

teatër,

është vetsakrifikim

që tremb.

 

 

 

Pirg gërmadhash

 

Dashurinë e bujta

në butësinë pa fund

të zemrës sime

prej gruaje.

Në truallin e shpirtit tim,

fluturon me krahë të plagosur

dhimbja e dëshiruar,

Dëshira të rrëzuara

në grykëderdhje të lumit,

vajtim që s’pushon.

Koha,

largësia,

deti

përpiu çdo gjë

në pirg gërmadhash…

 

 

Tim biri

 

Në errësirën e dhomës ku fle ti,

Unë hyra sikur diçka kërkoj,

Aroma jote tek unë do të vijë,

Kur me puthje do të të mbuloj.

 

E kështu kaq lehtë buzët vendos,

Por mbi flokët natyrisht

Nuk dua që të të zgjoj

Dhe ëndrrën të ta prish.

 

Ngadalë si pupël e bardhë lëviz,

Apo si zanë të të mbroj ty,

Ti rritesh çdo sekondë e minutë,

Saqë s’e vërej dot, as me sy.

 

Teshat të vogla të rrinë

E mizurën ta ndryshoj,

Sa keq që s’e pa dot syri im,

Atë militrimetrin kur larton.

 

O mall, o shpres’, o drit’ e syrit tim,

Për ty jetoj dhe marr kuptim,

Për ty vazhdoj sërish të ngrihem,

Për ty, Për ty, BIRI IM…

 

 

 

 

Maj 

 

Jeta në sytë e mi i ngjan MAJIT,

E kopshti sa shumë i ngjan jetës sime,

Kur sythet puthin rrezen e parë,

Dashuritë çelin përqafime.

 

Jeta në sytë e mi, trëndafil i bardhë,

Vello e lagur nga lotët rebelë,

Nuse e brishtë që hapat s’i ndal,

Pentagram poezish që nga shpirti del.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s