Poezi nga Federico García Lorca

lorca_portrait_full

 

Poezi nga Federico García Lorca

 

 

 

DËSHIRË

 

Vetëm zemra jote e nxehtë,

Dhe asgjë më shumë.

 

Parajsa ime, një fushë

Pa bilbila

As lira,

Me një lum të fshehtë

Dhe një burim të vogël.

 

Pa shpurë erë

Mbi gjethnajë,

Pa yllin që dëshiron

Të jetë gjethe.

 

Një dritë e madhe

Që ishte

Xixëllonja

E një tjetre,

 

Në një fushë

Me shikime të prishura.

Një prehje e qetë

Dhe atje puthjet tona,

Tinguj hënor

Të jehonës,

Hapen shumë larg.

 

Dhe zemra jote e nxehtë,

Dhe asgjë më shumë.

 

 

 

 

VALSI I DEGËVE

 

Ra një gjethe

dhe dy

dhe tre.

Në hënë notonte një peshk.

Uji fle një orë

dhe deti i bardhë njëqind fle.

Një zonjë e re

ishte e vdekur nëpër degë atje.

Një murgeshë

këndonte brenda në një qitro.

Një vogëlushe

nëpër boçe ikte në pishë.

Dhe pisha vraponte

majën e cicërimës kërkonte.

Por bilbili i ri

qante përqark plagët e tij.

Dhe unë poashtu

sepse ra një gjethe

dhe dy

dhe tre.

Dhe një kokë kristali

dhe një violinë prej letre

dhe bora do mundej me botën

nëse bora do të flinte një muaj përdhe,

dhe degët do luftonin me botën

një nga një,

dy nga dy,

dhe tre nga tre.

Oh fildish i fortë prej mishrash të padukshëm!

Oh gji pa milingona në agim!

Me fësh-fësh-in e degëve në pemë,

me ah-un e zonjave po them,

me kuak-un e bretkosave që gjen

dhe me klluk-un e të verdhit mjalt.

Do të vij një hije trungu

i kurorëzuar me dafina nga lart.

Do të jetë një qiell për erën

i fortë si një mur

dhe degët e shqyera

do të shkojnë të kërcejnë me të si dikur.

Një nga një

përreth hënës,

dy nga dy

përreth diellit,

dhe tre nga tre

për fildishet që të qetë flenë.

 

 

 

MBRËMJE

 

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…

Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.

Druri që zhvishet,

Dhoma ime vetmitare

Dhe portretet e vjetra,

Dhe libri për t’i prerë fletët…

 

Mërzia kjason nga mobiliet

Dhe nga shpirti im.

 

Ndoshta

Natyra më fsheh

Fytin e saj kristalin.

 

Më dhembin pejzat e zemrës

Dhe pejzat e shpirtit.

Po të flas,

 

Siç rri tapa mbi ujë,

Fjalët e mia rrinë pezull në ajër.

 

Vetëm sytë e tu

Më bëjnë të vuaj thellë,

Trishtim i dikurshëm,

Trishtim i nesërm.

 

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…

Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.

 

MJAFT MË QEVERISJES MARROKE! ( Studentja që qëlloi me vezë Kryeministrin mbahet në qelitë e Policisë Politike të Tiranës ) / Nga Kolec TRABOINI

  MJAFT MË  QEVERISJES MARROKE!   Studentja që qëlloi me vezë Kryeministrin mbahet në qelitë e Policisë Politike të Tiranës.     Nga Kolec TRABOINI   Ca sejmenë-kallamarë,  mbrojnë Qeverinë e thurin lavde për kokën e qëlluar me vezë (Kokëvezë … Continue reading

Poezi nga Alma Feruni

Alma Feruni

Poezi nga Alma Feruni

 

 

TË PREMTOJ…

 

Të premtoj që do përsëriten çastet
Nën dritëhije nate, përzier mëkatet…
Dhe fryma aty, u dogj ndër sy
Yjet qiellor, dalldi dalldi..
Dhe Hëna u step, dhe nata u drodh
Ndër çastet, ndër ngasjet kufirit kohor
Dhe puthje që mbeti e pastër kristal
Dhe ndjenja për ty..sa mall..sa mall.

Tani? Kjo ditë sa shpejt që u zbardh.

 

 

 

HIJE…JETE.

 

Hije gradaçelash, zhurmojnë metropolet
Eh lule e braktisur
Jehonë meteorësh…
U mek ky çast?
Nuk flas, nuk flas
Një lule do doja
Vështrimi si s`plas…
Por ti je larg, sa larg
Bën llogaritë
Trarët gjëmojnë
Honet m`përpijnë..

 

 

 

SOT PASH NJË ËNDËRR…

 

Sot pash një ëndërr, ..qielli foli ëmbël
Kjo re u mek
Yjet, heshtin…resh.

Atak mes nesh…

 

 

UNË..TI…DHE DETI.

 

Unë…ti…dhe deti. Yjet sipër nesh
Nënshkruam një akt,
Paditëm yjësinë
Një fjalë, mes nesh…
Dallgët po mbajnë vesh…

Dëgjohet dihatja…
Eh nata, e ngrata, lutet përgjëronë

Kjo Hënë lehonë…

 

 

 

KAM PARË…

 

Kam parë poete që thurrnin vargje
Dhe psherëtinin nën urën me tre harqe
Më pas dhuruan librin për botim
Aty na ish, pjesë nga shpirti im….

Kam parë poete, që qanin dhe lëngonin
Dha fatin mallkonin, Hënën zemëronin
Një fjalë do donin ta gërryenin me forcë
Po shkëmbi ngurrtësuar, sa fort aortë…

Kam parë poete, lëvdata, simpoziume
Nga fjalë, metaforë, nga ishuj përbetime
Dhe gjoksin e ngrenë lart gjer tek qiejtë
Tani lartësuar më lartë se korifenjtë….

Kam parë poete, i njihni edhe ju
Qiellin kanë në dorë, trishtim ndër sy…

 

 

 

ABSURDITET….

 

Absurdi kohë
Pasqyrash të pluhurosur
Kurtizania lozë
Dhe sheh përdëllimesh kur ishte fëmijë
Kur lozte ndër ëndrra, kur ishte me ty…

Absurdi kohë
Pudër e hedhur
Mbi faqet pa ngjyrë
Vështrimi I tretur, ndjenjës së fshehur
Kur donte ndër lutje sa puthje, sa puthje….

Absurdi kohë
Mantel i zhveshur
Mbi supet e gjorë, nga ere e acartë
Kur donte pak avull, provoi thëllim
Dhe sytë e ngrirë, lotonin përgjërim….

Absurdi kohë, eh qiell agoni…trishtimi im.

 

 

 

MMM….Ç`AROMË???

 

Mmm ç`aromë ky mall turbullonë
Kur ndjenja ushtone, flladijte kujtonte?
Kur zemrat ndiznin zjarre
Dhe netët digjnim gjallë
Kur puthnim buzë dhe gushë
Kush na pa kush?

Mmm..ç`aromë ky det eh përgjëronë.