Minimumit jetik, standardi tenxheres dhe efeçienca e vezëve / Dilemë nga Pol Milo

Minimumit jetik, standardi tenxheres dhe efeçienca e vezëve

 

 

pol milo

Dilemë nga Pol Milo 

 

Përcaktimi i Standardit të minimumit jetik ngelet një nga sfidat e momentit sikurse është ai i përcaktimit të standardeve në përgjithësi.
Duke qenë në kushtet e realitetit aktual, mund të propozojmë se Standardi i Minimumit Jetik duhet të jetë Tenxherja.

Kushdo që zotëron të paktën një tenxhere është brenda standardit.
Vetëm ato që nuk kanë as edhe një tenxhere, mund të quhen nën minimumin jetik.

Tenxherja, duke qenë se plotëson nevojën kryesore të ushqimit, i ka të gjitha cilësitë për tu kthyer në një standard. Mjafton të jetë funksionale. Vetëm në rastet kur ajo del jashtë funksionit duhet bërë kujdes. Nëse ajo është tenxherja e fundit dhe nëse humbet funksionalitetin (le të themi se ajo shpohet) atëherë mund të quhet nën minimumin jetik. Por nëse vetëm shtrembërohet apo deformohet atëherë kjo nuk mund të konsiderohet nën minimumin jetik.

Shembull: sado e shtrembër të jetë, nëse ajo mbushet me ujë mund të shërbejë shumë mirë për të zier vezë. Prandaj vezët duhen përdorur për tu ngrënë dhe jo të shpërdorohen pa efeciencë.
Ato s’mund të përdoren për të qëlluar kryeministra, ministra, gjyqtarë apo deputetë, pasi rrezikojnë të ndryshojnë vendimmarrjen dhe standardet jetike.
Ata atëherë do jenë nën minimumin jetik sepse ata nuk përdorin fare tenxhere. Ata hanë në restorante.

Prandaj kujdes në ruajtjen e standardit të minimumit jetik, kujdes me tenxheret dhe me efeciencën e vezëve.
Ky është modeli më i qëndrueshëm i krijimit të individit të sotëm komunitar si shprehje e manifestit liberal.

 

gasp emoticon

©Dilema nga P.M.

One thought on “Minimumit jetik, standardi tenxheres dhe efeçienca e vezëve / Dilemë nga Pol Milo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s