MJAFT MË QEVERISJES MARROKE! ( Studentja që qëlloi me vezë Kryeministrin mbahet në qelitë e Policisë Politike të Tiranës ) / Nga Kolec TRABOINI

Klodiana Hoxha

 

MJAFT MË  QEVERISJES MARROKE!

 

Studentja që qëlloi me vezë Kryeministrin mbahet në qelitë e Policisë Politike të Tiranës.

 

 

Kolec Traboini 2012  Pantheon Studio

Nga Kolec TRABOINI

 

Ca sejmenë-kallamarë,  mbrojnë Qeverinë e thurin lavde për kokën e qëlluar me vezë (Kokëvezë pra -epitet ky për aktualitet) në krye të Qeverisë, ndërkohë po këta lëshohen si batërdi e zezë në panele  televizive e faqet e shtypit deri në përjargie  kundër studenteve, si në kohët  e dikurshëm të PPSH-s. Shajnë  studentët e miklojnë qeveritarët. Po ne jemi ngopur me të tillë injorantë grafomanë të shtypit që në diktaturë me “Zërin e Popullit”. Në anën tjetër,  i gjendur i në mes miklimit dhe kritikave, ky  Kryeministër i qëlluar me vezë për qeverisje të keqe, mban në qelitë e Policisë se vet Politike një vajzë studente, Klodiana Hoxha. Pse mbahet kjo vajzë në qeli?!  Vullnetin e kujt shpreh kjo prangosje, ky ndalim, kjo mbrapshti e ky dreq. Çfarë do të thotë me ketë krye qeveritari?  Se është një perëndi e paprekshme, që të fut në burg po të guxosh ti biesh celularit të tij, siç ka ndodhur jo larg në kohë. A është një drejtues i qeverisë apo perëndia e Shqipërisë. Po shkojnë drejt Evropës apo drejt Koresë se Veriut që pjell Kim Ir Sen-a perëndi?! More a ka pranë ndonjë këshilltar që ti thotë këtij kryeministri mjaft më me qeverisje marroke. Ku vete me ketë udhë ky Kryeministër. A mendon se prapë do ti japim votën në plebishit si në vitin 2013. Harro mushke Valarenë, o Kryeministër, që tashmë ke edhe epitetin e kokëvezës, jo se të qëlluan studentët me vezë, po se nuk pranon të dëgjosh njeri tjetër veç mendjes tende të ndritur. Se kështu mendon për veten. Por populli për ty tanimë mendon ndryshe. Dhe duhet ta dish mirë. Nuk votohet për marrëzira, për çmenduria, për pushtetin absolut që i heq kafshatën e gojës njerëzve të cilët  të mbetur në mes të udhëve e papunë shesin në rrugë dy banane, tre llampa elektrike, a një këpucari që mbërthen gjate gjithë ditës dy thumba në një këpucë e ti i ke vënë makinën fiskale. Dhe makinën fiskale nuk ja ke dhëne falas por e ka paguar me 300 e kusur euro që ai nuk i fiton në një vit. Shko e shikoje. Çoi dhe kasnecët e tatimeve me në krye një zonjë që është bërë gazi i botës, me shkakun se nuk di as të flasë për së mbari në një forum, por sikur është kujdestare në një kopsht fëmijësh. E ke në rrugën e Bogdanëve nëse mendon se ne po e shpikim ketë këpucar qe mezi nxjerr bukën e gojës. Po kësisoj për fat të keq e ke të gjithë ekipin qeverisës të zgjedhur nga rrethi yt i ngushtë. Të paktën dy ministra i ke nxjerrë nga xhepi i vogël i xhaketës, por kjo është një temë tjetër që media mjerane as guxon ta prekë. O padituri  e gjallë në fushë të ekonomisë, thirri mendjes se je në udhë të gabuar. Lëshoje studenten se kjo është një hakmarrje e ligë. Pushteti nuk bën të hakmerret se mbahet me parat e popullit.  Populli e di mirë se ju si qeveritarë, ministra me makina të shtrënjta Jaguar asgjë nuk prodhoni  në këtë vend veç asaj që bëni përditë në hale. Mjaft më qeverisje të dhunshme, se një jete ka njeriu. Mos ja bëni haram jetën shqiptarit.  Mos spekuloni më tej me durimin e këtij populli. Sepse edhe mushkë të kish qenë ky popull, me këtë sjellje të egër ndaj tij,  një shqelm do ta kish hedhur pa tjetër. Po ky hesht. Ky popull për momentin të ka frikë. Nuk thotë dot se mbreti tashmë është vërtete lakuriq.  Nuk po themi se je bërë i rrezikshëm,  por je bërë tmerrësisht i frikshëm.  Populli të ka frikë. Ndaj hesht populli. Ndaj e mbajnë gojën mbyllur ata pak intelektualë të vërtetë që ende ka ky vend.  Por kur të flasë populli , kur të zgjohet bëj kujdes. Bëj shumë kujdes. Se nuk ka vrimë miu ku të futet qeveritari i mbrapsht, kur popullin e rrëmben zemërimi i padrejtësive e dhunës që është ushtruar mbi të.  97 duhet të jetë mësim për të gjithë e jo vetëm ata që u rrëzuan me llahtarë e për të cilën u derdh edhe gjak. Të paktën një fjalë te këtij populli të urtë e durimshumë duhet t’ia dëgjosh me të dy veshët e ta ruash në mendje: Rrëzimi nga mushka është gjithmonë e rrezikshme për ata që janë lart.

 

3 nëntor 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s