Poezi nga Federico García Lorca

lorca_portrait_full

 

Poezi nga Federico García Lorca

 

 

 

DËSHIRË

 

Vetëm zemra jote e nxehtë,

Dhe asgjë më shumë.

 

Parajsa ime, një fushë

Pa bilbila

As lira,

Me një lum të fshehtë

Dhe një burim të vogël.

 

Pa shpurë erë

Mbi gjethnajë,

Pa yllin që dëshiron

Të jetë gjethe.

 

Një dritë e madhe

Që ishte

Xixëllonja

E një tjetre,

 

Në një fushë

Me shikime të prishura.

Një prehje e qetë

Dhe atje puthjet tona,

Tinguj hënor

Të jehonës,

Hapen shumë larg.

 

Dhe zemra jote e nxehtë,

Dhe asgjë më shumë.

 

 

 

 

VALSI I DEGËVE

 

Ra një gjethe

dhe dy

dhe tre.

Në hënë notonte një peshk.

Uji fle një orë

dhe deti i bardhë njëqind fle.

Një zonjë e re

ishte e vdekur nëpër degë atje.

Një murgeshë

këndonte brenda në një qitro.

Një vogëlushe

nëpër boçe ikte në pishë.

Dhe pisha vraponte

majën e cicërimës kërkonte.

Por bilbili i ri

qante përqark plagët e tij.

Dhe unë poashtu

sepse ra një gjethe

dhe dy

dhe tre.

Dhe një kokë kristali

dhe një violinë prej letre

dhe bora do mundej me botën

nëse bora do të flinte një muaj përdhe,

dhe degët do luftonin me botën

një nga një,

dy nga dy,

dhe tre nga tre.

Oh fildish i fortë prej mishrash të padukshëm!

Oh gji pa milingona në agim!

Me fësh-fësh-in e degëve në pemë,

me ah-un e zonjave po them,

me kuak-un e bretkosave që gjen

dhe me klluk-un e të verdhit mjalt.

Do të vij një hije trungu

i kurorëzuar me dafina nga lart.

Do të jetë një qiell për erën

i fortë si një mur

dhe degët e shqyera

do të shkojnë të kërcejnë me të si dikur.

Një nga një

përreth hënës,

dy nga dy

përreth diellit,

dhe tre nga tre

për fildishet që të qetë flenë.

 

 

 

MBRËMJE

 

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…

Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.

Druri që zhvishet,

Dhoma ime vetmitare

Dhe portretet e vjetra,

Dhe libri për t’i prerë fletët…

 

Mërzia kjason nga mobiliet

Dhe nga shpirti im.

 

Ndoshta

Natyra më fsheh

Fytin e saj kristalin.

 

Më dhembin pejzat e zemrës

Dhe pejzat e shpirtit.

Po të flas,

 

Siç rri tapa mbi ujë,

Fjalët e mia rrinë pezull në ajër.

 

Vetëm sytë e tu

Më bëjnë të vuaj thellë,

Trishtim i dikurshëm,

Trishtim i nesërm.

 

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur…

Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s