Poezi hajk nga Radije Hoxha

 radije hoxha

 

Poezi hajk nga Radije Hoxha

 

 

 

***

Behari shpërthen

Një verë plot mushkonja

Të dehura tapë…

 

 

 

***

Zogu im postier

U pensionua

Hapa inboxin.

 

 

 

***

Në çast ndaloi

Dhe kushedi çka shkroi

Kjo degë palme.

 

 

 

***

Ra fatlumi në lumë

Dhe doli me peshk në gojë

Tha Karel Çapek.

 

 

 

***

Zukamë blete

Lulet e limonit

Luajnë Belly Dance…

 

 

 

***

Mban gjethin fortë

Nga frika se mos mbytet

Bretkosa në shi.

 

 

 

***

Mbi kërmill miza

Vapë përcëlluese

Bie era tokë.

 

 

 

***

Një shi i imët

Brenë rrugicën tonë

Kërmilli feston.

 

 

 

***

Gjethet lëkunden

Fiku luan kukamshefti

Me hapat e mi.

 

 

 

***

Manat e bardha

Me një tërmet i shkundi

I dashuri im.

 

 

 

***

Vera drogmene

Arrna në rrugë këndon

“Yesterday”.

 

 

 

***

Nana e ndjerë

Me vijë të gjatë jete

Tëhollonte petët.

 

 

 

***

Flokët e arta

Njëzet e katër karat

U thinjën argjend.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s