Poezi nga Pilo Zyba

pilo zyba

 

Poezi nga Pilo Zyba

 

 

 

DASHURIA JOTE

 

Mijra qirinj të presin dritë ndezur,
Bashkë me flakë e me ngrohtësi.
Dashurinë zjarr duke e shprehur
Me ngjyra të ndezura,me larushi!

Është shpirti im, që digjet në etje,
Është kënga ime,që luan në flakë.
Është ajo ëndërr,kurrë ska vdekje,
Kthehet në dritë dhe kur është natë.

Dashuria ime,në mijra e mijra qirinj,
Qëndron e ndezur e të pret te porta.
Rrinë qirinj në këmbë si mijra priftrinj,
E këndojnë Biblën me fjalë të ngrohta…

Dashuria jote,më ndez në flakë të rrallë,
Dhe dritë e ngrohtësi e kthen timin mall !

 

 

 

KRIPA E GJELLËS SË JETËS

 

Erdha në gjellën e jetës tënde,
Si kripë e pakët, me vetë dije.
Që pas përgatitjes me endje,
Të shtoj pak më shumë shije.

Të shtoj me qënien time kripë,
Dashurinë dhe etjen e shtuar.
Që vjen tek ti si vjen një prikë,
Pemën e mbjellë për të shtuar.

E di, Ti ke frikë nga kolesterini,
Ke frikë dhe nga tensioni lartë.
Por kur mirë bëhet kombinimi,
Kaloritë japin fuqi pa kamatë.

Këtë kërkova tëndes pjatë – jetë,
Erdha dhe u futa fare pa trokitur.
Të të jap më shumë etje, e lehtë
Dashurinë për pije,e etur e uritur…

Ky ishte për mua, ” Kurthi i ngritur”!

 

 

 

ZEMRËS TIME I FLAS

 

Zemrës i flas me zemër në dorë,
Ndihet e vrarë, është e trishtuar.
Ritmi i rreh, si një e prishur orë,
Që dora katile e ka masakruar…

“Ti zemër e dashur,fajet i ke vetë,
Kshilla të kam dhënë,të kam folur.
Jo të gjithë zogjtë me krahë, fletë,
Janë këngëtarë,punojnë pa lodhur!

Ka zogëza të egra,që janë grabitqare,
Të rrëmbejnë,lart të ngrejnë pa pritur.
Hiqen të ëmbla,thonë, jemi lozonjare,
Më mirë dhe më keq,për të të grabitur.

Fajin e ke vetë, kur fjalën ti dhurove,
Besa nuk i jepet kurrëëë të pa besës.
Se pastaj me dhimbje veten ndëshkove,
Shpresën të kthyer në madhesi të vesës…

Tani rri dhe vuaj, unë nuk të kam faj,
Durimi të të kthehet në ilaç të shërimit.
Frenat e kujdesit i tërhiq dhe i mbaj,
Të mos kesh dhimbje prapë prej fillimit…

Kurrë mos i zërë besë vetëm cirërimit!

 

 

 

MË KA MBETUR PENG

 

Kur Unë linda, krishtin e vranë,
Kishat i prishën, i kthyen stalla.
Vëndin e varfër pa zot ma lanë,
Kudo tregëtoheshin veç prralla…

Kur u rrita,unë mora rrugë tjetër,
Jeta jep urdhra, dhe ka detyrime.
Si ti kthehesha dëshirës së vjetër,
Për ti bërë zotit shumë shërbime ?

Por në jetë,peng ka për të mbetur,
Që s’u bëra shërbëtor i kishtarisë.
E ti falja të gjithë mëkatarët e etur,
Që pinë mëkatarë sisën e dashurisë…

Sepse jemi dëshmitarë, që të tërë,
Askush,pa një arsye nuk e ka bërë!

 

 

 

PORTRETIN TËND

 

Portretin tënd të brishtë, të bukur,
Vetëm pasqyra mund ta riprodhojë.
Ku si të Shënmërisë që jemi lutur,
E i flasim me shpirt, e jo me gojë!

Vetëm pasqyra e bën një binjake,
Me fytyrën tënde,me buzëqeshjen.
Me sytë e embël, mjekrën vezake,
Që mbretërojnë dhe kur ka heshtje.

Portretit tënd,nuk i shtoj më shumë,
Vetëm shpirtit të butë dhe të blertë,
Që rrjedh si një lumë dallgë shumë,
Dhe vadit arave bimë fidanë e fletë…

Ashtu si ti, linde dhe vadite dy jetë,
Që rriten dhe lulëzojnë të sinqertë !