BLUSHI, EVROPA DËNON EDHE SHKRIMTARËT ME SHAMI QAFE TË KUQE! / Nga : Rezart Palluqi

BLUSHI, EVROPA DËNON EDHE SHKRIMTARËT ME SHAMI QAFE TË KUQE!

 

 

rezart palluqi

Nga : Rezart Palluqi

 

 

Replikë ndaj pretendimeve historike të shkrimtarit, Ben Blushit!

 

“Kolaboracionist është ai që lufton jasht kufinjve përkrah pushtuesit. Lef Nosi nuk e bëri këtë.Bashkëpunimi i tij dhe disa të tjerëve, mundësoi vetëqerisjen shqiptare gjatë pushtimit fashist e nazist dhe bashkimin me Kosovën.Ju, Ben Blushi, po ia zhvendosni vëmendjen shqiptarëve me dashakeqësi. Në vend që të fokusoheni tek hapja e dosjeve, ju hidhni shashka rreth periudhës së pushtimit fashisto-nazist. Është taktikë e vjetër e Partisë kjo Beni. Dikur gjyshi yt me armatën letrare na dordolliste në vesh armiqësi ndaj imperialistëve, titistëve, maoistëve. Ndërsa sot, ata janë zëvendësuar prej sulltanëve modernë, serbëve. Armatës së armiqve ti i shtove në romanin tëndfletërrufe më të fundit, edhe periudhën fashiste. Ndërsa ndaj gropës gjigante të mbushur me kokat e prera prej Enver Hoxhës, ti hesht me vetëdije të plotë.”

 

20151107014501971620

 

Ben Blushi vazhdon të rimbrojë, edhe sot, në  webin kulturor elektronik, kultplus, qëndrimet e tij,-gazetareske do të thoja unë,- por hë se po i quaj letrare, ndaj qëndrimit pro-fashist të Lef Nosit, busti i të cilit, po sipas Blushit, duhet të hiqet nga sheshi qendror i Elbasanit.

Nuk do të bëj historianin, sepse nuk jam i tillë. Nese kam gabuar diku historikisht, le të më korrigjojnë historianët menjëherë.Shkurt, PO reagoj më shumë për arsye principale.

Është e vërtetë se Lef Nosi e ka përkrahur fashizmin në Shqipëri, edhe pse minimalisht. Që të jem mëi plotë, atë e kanë përkrahur edhe dhjetra rilindas shqiptarë, të cilët përpara se të pushtoheshim prej Italisë fashiste, ATA dhanë jetën e tyre, shkrinë për të mirën e kombit shqiptar, të tëra dijet, madje edhe të tëra pasuritë e tundshme dhe të patundshme personale, si vëllezërit Frashëri. Përse përmend Ben Blushi vetëm emrin e Lef Nosit, dhe nuk i përmend emrat e të gjithë të tjerëve? Këtu bie era hasmërie familjare…

Siç e dimë, të gjithë, arsyeja kryesore përse shumë burra shteti shqiptarë, u rradhitën përkrah pushtuesit fashist, ka qenë ribashkimi i të tërë trojeve shqiptare. Gjatë pushtimit fashist, ne u bashkuam me Kosovën, dhe atëherë Ernest Koliqi, arriti të aktivizojë të tërë sistemin arsimor ne Kosovë.Kanë qenë momente magjike për ëndrrën tonë mbarëkombëtare. Dihet botërisht, se si Italia fashiste, si Gjermania naziste, na e premtuan me plot gojën Shqipërinë natyrale. Jam dakord se këto premtime kanë qenë djallëzore, dhe dhjetra burrat shqiptarë rilindas, janë treguar në këtë pikëmjaft naïvë. Këtë e kanë pranuar pothuajse të gjithë historianët.E pranoj edhe unë.Megjithëse po të zhytemi në këtë vorbull, atëherë unë mund t’ju sjell rastin e dorëzimit të Francës në duart e Hitlerit, apo përkrahjen e Mbretëreshës së Anglisë ndaj Hitlerit.

Ashtu sic tha edhe nje miku im, gjatë pushtimit, burrat e mencur mendojnë: le të bashkëpunojmë me pushtuesin, për të shpëtuar atë që mund të shpëtojmë. Gjatë pushtimit fashist dhe nazist, Shqipëria u administrua nga shqiptarët, dhe kjo u arrit falë qëndrimit diplomatik të Nosit dhe shumë burrave të tjerë.Miku im, Jozef Radi, tha me të drejtë, se ne shqiptarët nuk kemi luftuar përkrah Gjermanisë jasht kufijve të saj për të pushtuar vendet e tjera.Bashkëpunimi ynë me ta, u bë, kryesisht për të mbrojtur interesat e vendit tonë.Nëse kjo qëndron, atëherë, Ben Blushi bën gabim qëi quan kolaboracionistë të vërtetë, Nosin me shokë.Nosi, nuk ështe se luftoi përkrah gjermanëve, dhe u bë kolonel i ndonjë shteti tjetër të huaj, të pushtuar prej tij dhe trupave gjermanë.

Pika, ku unë jam mjaft i indinjuar ndaj shkrimtarit komunist oborrtar, Ben Blushi, që në mëngjes hanë përsheshin e Partisë soc- hoxhiste, dhe në darkë, mallon qumështin e saj, është, se ai anashkalon qëllimisht krimet hoxhiste. Përderisa Ben Blushit i digjkërka shpirti për të vërtetën historike, përse nuk ka shkruar kurrë një roman për krimet 45-vjeçare hoxhiste? Por na merret me kompromiset që bënë me fashizmin një pjesë ekonsiderueshme të ish rilindasve tanë? Shkrimtari, Ben Blushi, nuk mund të vijë me çerek të vërtetash.Na predikon moral të pastër për brezat e rinj, por si mund të vijë ai, kur Beni na bën dallime midis moraleve? Moralin kriminel hoxhist ai e fal, hesht në veprat letrare, dhe e mbron fizikisht përballë lapidarëve komunistë, dhe moralin fashisto-nazist, na e dënon.  E vërteta, ose thuhet e plotë, ose nuk thuhet fare.

Çerek të vërtetat janë më të këqija se sa vetë gënjeshtrat!

Mendoj, se për Ben Blushin, bustet vlejnë më shumë se sa vetë Letërsia. Busti i Lef Nosit atij ia djeg më shumë shpirtin se e vërteta e plotë, me këmbë, kokë dhe duar. Nëse, ju Ben Blushi, doni të bëni shkrimtarin e paanshëm historik, atëherë kalojeni në sitëtëgjithë shekullin e kaluar. Fatkeqësisht, ju po e gjykoni historinë, brez e për poshtë, dhe heshtni, mbyllni sytë, për pistoletat dhe granatat që ndodhen në trupin deri në trutë hoxhistë!

Para ca kohësh, ju morët pjesë në homazhet e të ashtuquajturve “dëshmorët e LUNÇ, me shaminë e pionerit enverist, përballë lapidarëve hoxhistë. Mbanit në qafë të njëjtën shami që unë e hidhja përreth qafës në kohën e largqoftit.Unë e mbajta atë atëherë kur Shqipëria ishte e rrethuar me tela me gjemba, ndërsa ju në vitin 2015.

Bindjet e miatë vjetra rreth jush, Ben Blushi, më duket se po vërtetohen plotësisht. Ju po silleni si kolegët e tuaj oborrtarë, të cilëthistorinë shqiptare e letrarizuan siç desh Partia dhe jo siçe donte shekulli me dramat e tij katastrofike.

Gjithashtu, ju, poia zhvendosni vëmendjen shqiptarëve me dashakeqësi. Në vend që të fokusoheni tek hapja e dosjeve, ju hidhni shashka rreth periudhës së pushtimit fashisto-nazist. Është taktikë e vjetër e Partisë kjo Beni. Dikur gjyshi yt me armatën letrare na dordolliste në vesh armiqësi ndaj imperialistëve, titistëve, maoistëve. Ndërsa sot, ata janë zëvendësuar prej sulltanëve modernë, serbëve. Armatës së armiqve ti i shtove nëromanin tëndfletërrufemë tëfundit, edhe periudhën fashiste. Ndërsa ndaj gropës gjigantetë mbushur me kokat e prera prej Enver Hoxhës, ti hesht me vetëdije të plotë.

Është e vërtetë se Evropa i ka dënuar kolaboracionistët. Ama unë di, që Evropa ka dënuar gjithashtu edhe krimet e komunizmit stalinist, dhe babait shpirtëror të gjyshit tënd të dashur, Enver Hoxhës. Ajo dënon edhe shkrimtarët që hyjnizojnë me shaminë e kuqë në qafë, si ju, krimet komuniste!

Atëherë, lind pyetja: po ju Ben Blushi kur do ta dënoni Enver Hoxhën, që e mbani ngrohtë në kraharor? Përse nuk e keni dënuar deri më sot thikën dhe pistoletën e tij kombvrasëse?Besoj, se nuk ka kuptim, Ben Blushi, që bustin e Lef Nosit ta zëvendësojmë me bustet e kriminelëve hoxhistë?!

Disidenca jote brendapartiake, nuk na e hedh dot,  neve, ose mua të paktën kurrsesi. Ajo telekomandohet nga vetë Partia.Kësi lloj disidencash janë më të pështirat dhe të pabesat, ngaqë diktaturat, githmonë e mbajnë shpirtin kritik të ndezur, (pak a shumë si alarmi i paulur hoxhist ndaj rendimenteve bujqësore apo luftën e klasave) vetëm, se disidentët e saj, nuk kanë dhëmbë. Ata nuk e kafshojnë BISHËN kurrë( si ty TANI)  Vetëm se lehin. Ato shërbejnë më shumë si një shkarkim i kontrolluar i revoltës popullore, pa e larguar nga horizonti BISHËN politike.

Në mbyllje, pa krahaso të lutem, të mirat, sakrificat e mëdha që bëri Lef Nosi dhe qindra atdhetarë të tjerë me kontributin e regjimit hoxhist?Vëllezërit Frashëri shitën qindra dylym tokë për kulturën shqiptare.Bënë art humanist që e këndojmë edhe sot.Po kështu edhe dhjetra të tjerë.Po ti, gjyshi yt, ku e keni sakrificën letrare dhe humaniste për të mirën e kombit?Yt gjysh me mijëra të tjerë, vranë komunistët idealistë, dhe instaluan Tiranin Hoxha.Lef Nosi, vëllezërit Frashëri, Koliqi dhe dhjetra të tjerë u morën seriozisht me plagët e atdheut, dhe aty ku mundën i kuruan ato.Po ti, ku i veprat letrare që shpalosin me humanizëm dhe dashuri problemet dhe plagët e shekullit tënd?

Sjellja jote ndaj Nosit, është tipike enveriste.Ai, i mbylli sytë qëllimisht ndaj 9 veprave athdhetare të X personaliteti, dhe e groposën atë, prej 1 vepre negative. Gjergj Fishtën, e nxinë me blozë, sepse ai nga mllefi dhe dhimbja për marrëzinë dhe hienat shqiptare, tha: “Le ta marrë vesh bota se unë nuk jam shqiptar”. Fishta nuk pranoi të identifikohej me shqiptarët kriminelë, prandaj edhe I tha këto fjalë.Por diktatura u kap prej kësaj shprehjeje dhe e zhduku nga hapësirat letrare shqiptare.Po kështu edhe ti.Zhvlerëson 9 vepra patriotike të Nosit prej një gjysëm vepre të tij anti-atdhetare.Elementi tendecioz është kancer letrar. Letërsia, Ben Blushi, nuk e sheh të vërtetën nëpërmjet vrimës së bravës tiranike, si ty tani. I gëzohesh sensaconit që krijoi provokimi yt enverist letrar, por harron, se tirazhi i lartë I shitjeve tën jë libri nuk i garanton biletën e përjetësisë një libri. Edhe librat e Enver Hoxhës dikur shiteshin si panine të ngrohta, por sot, nuk i gjen më në asnjë bibliotekë shqiptare, apo përtej kufinjve të saj!

Nuk zbritet qielli letrar në Tokë, o Beni, nga oborri i Tiranit!! Nga Pro-Salist, u bëre hoxh-socialist-Rramist. Bën gam-gam, ama postin e deputetit nuk e lëshon.Shan qumështin e Partisë, ama kusinë hoxhiste nuk e shkelmon nga zjarri!

Përshëndetje miqësore nga kolegu yt, me vendbanim në Holandë, i cili të këshillon që letërsinë ta duash më shumë se sa bustet…

“Letërsia e pavdekshme” në sytë e mi, është një bust i padukshëm, i tretur në gjakun dhe trurin misterioz njerëzor. Letërsia vdekatare, prehet në bustet prej granili, të cilët betoniera e pamëshirshme e  shekujve, betoniera e së vërtetës,herët a vonë, i shkërmoq ato pamëshirshëm!

 

4 nëntor 2015,  Holandë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s