APOLOGJIA E KUFIZIMIT / Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Oazet luajnë poker” i poetit Petrit Sulaj

petrit sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Oazet luajnë poker”

 

 

 

APOLOGJIA E KUFIZIMIT

 

I kufizuar shumë jam,
kufizimi, përkryerja ime e vetme.
as edhe një gjë kam mundur ta çoj në fund si dua,
as edhe një punè.

Nuk mund të ndihmoj asnjeri si do të donte ai
e nuk mund të lë një tjetër të më ndihmojë mua,
si ai do të donte.

Nuk mund të dashuroj një si do të doja unë,
e nuk mund të lë asnjë të më dashurojë si don ai.

Nuk mund ti lë gjërat e mia në dorë të vdekjes
e as gjërat e vdekjes ti marr në dorën time.

Nuk mund të bie përtokë sa herë thyej hundët,
e as të ngrihem kur më rriten veshët.

Nuk mund të bind asnjë dhe një hap larg meje të jetë,
po as vetveten që me ta jam shkrirë.

Nuk mund ta lë humbjen të ma administrojë tjetri
e as humbjen e tjetrit ta administroj unë.

Nuk mund ta ndal shiun kur bie,
po as ta bëj të reshë kur ai nuk do.

Sa do të doja të bëja shumë përvoja njëkohësisht
edhe se nuk kam arritur dhe një ta çoj në fund
si duhet.

Nuk mund ta ndal të vërtetën
që bie në sy në vështrim të parë,
të mos ndërrojë mendje e të shfaqet si gënjeshtër,
po as gënjeshtrën e fundit të ditës
ta vë në gjumë para meje.

Nuk mund ta nxjerr nga kujtesa emrin tënd,
se më bëhet ëndërra e vetme, pastaj.

Nuk mund ta paraqes fjalën
si përfaqësuese tè shpirtit tim,
askush nuk më beson.

Nuk mund të trukohem
edhe kur dikush më detyron të ndihem keq.

Nuk mund ta lë kurmin tim sot mes krahëve të tu,
nuk mundem,
nuk mundëm se dita është rrugë njëkalimshe,
ndodhin përplasje vdekjeprurëse,
nuk mund të lë ty të vish në prehrin tim, nuk mundem
se pastaj duhet të vdesim të dy.

Nuk mund të banoj në krejt fshatrat e botës
edhe sikur njëqind jetë të kem.

Nuk mund ti laj krejt xhamat e qiellgërvishtësve,
pa u bërë më parë shi.

Nuk mund të flas me gurët e shkulur nga vendi
që pa dëshirën e tyre i kanë bërë mur,
pa i hequr ku janë e vënë në vendin ku ishin.

Nuk mund të ndjehem zot i ëndërrave të mia
po as nëpunës i tyre,
mjafton unë të jem si jam
e ata të lira
për të vendosur kur duan të vijnë e kur duan të ikin,
e të mos pretendojnë
se janë të domosdoshme për mua si oksigjeni.

Nuk mund të them asgjë të saktë për universin
as për shpirtin, fenë e vdekjen,
mund të tregoj po, se kam marrë një plagë të madhe
para pesëmbëdhjetë vitesh,
madje dhe se si e kam kuruar e shëruar me kohë nga jashtë,
po hiç fare nga brënda.

Nuk e di pse ndjehem i pasur sa herë bëj bilancin
pasi i kam dhënë qindarkat e fundit lypsit në rrugë,
e pse ndjehem i vdekur kur dua ti spjegoj një vepër arti
vetvetes,
njësoj si mësuesi i fshatit kur qëllon poet
e u komenton fëmijëve,
Lulin e Vocërr.

Nuk di të spjegoj kush ka të drejtë, feja a evolucioni,
por se kam problem të tregoj atë që kam parë
dje tek pija kafen e parë të mëngjesit
e pastaj atë të pasditës, unë teveqeli:
dy të rinj nuk e di sa kohë në këmbë pas murit të kishës,
kur lodheshin duke u puthur,
flinin në krah të njeri tjetrit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s