Poezi nga Xhemile Adili

xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

 

DUKE E PRITË

 

Qetë
I shikoja dallëndyshet në fluturim
Qiellit të katërt, plot ndriçim
Shpirtit i thosha, të lutem ki durim
Si bebëzat e syrit, mbi shikim

U humbën dallëndyshet, diku qiellit
Kur dy pika lot, më pikuan nga sytë
Se kuptoja, ishin nga malli, o prej diellit
Pranverën e lulishtes, duke e pritë.

 

 

 

TINGUJ PËR TINGUJT E LIRISË SË SHPIRTIT

 

Gjithë jetën renda,
Me një tufë ëndrrash në dorë,
I ushqeja me shpresé çdo ditë,
Tek zgjohesha pa lindur dielli,
Renda ditënetëve me atë tufë ëndrrash
Dhe shpresën s’e humba kurrë,
Atëherë kur vetmia më vriste
Hidhja sytë diellit,
E bëja diell shpirti,
E sytë, kur u zbehej shikimi,
I mbushja me rreze,
E gjaku që vlonte në damarë tërbuar
Nga padrejtësitë,
E zemra kur pulsonte,
Me një ritëm të çuditshëm,
E merrja me të mirë.
As lotin më nuk e ushqej me dhimbje,
As fytyrën engjëllore
Nuk e ushqej me zemërim,
Do ta lë të rrezatojë si drita,
As ndjenjat nuk do t‘i ndrydh,
As fjalët s’do t’i lidh nyjë në grykë,
Kurrë më s’do të belbëzoj,
Jehona e zërit le të marrë malet,
Të zgjojë dhe lulet e struktura nën gur,
Për të dëgjuar tingujt e lirisë së shpirtit
Ata tinguj që strukeshin,
Kaq vite në guacën e shpirtit,
Brenda lakuriqësisë së natës verbake.

 

 

 

JU BETOHEM NË DJEPAT E MI

 

Unë jam gjuha e shpresës, ju betohem në djepat e mi
Shkruar e kam jetën, rrugëve plot e përplot ferra
Duke ecur krenare, për shumë të priturën ardhmëri
Ngado që të shkojmë, përsëri, hapur të na mbetet dera

Shkela dhe mbi gjemba, u gjakosa deri në palcë, nga ata
Por kurrë nuk u përkula, as nuk u gjunjëzova
Edhe pse mbi supe, ngjyra e së keqes, me motet më ra
Ngado që shkela. Male e fusha i lulëzova

Ndërtova kullën, veshur me lumturi, që nuk shteron
Lartësova piramidën guxim, në mes të territ që ndriçon
Për buzëqeshjen e sotme, ditë e natë, që më lumturon
Kur mbi faqet e tokës, me buzëqeshje më lexon.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s