Vdekje – Pro-etikë / Nga (Hamdi) Erjon Muça

Vdekje
Pro-etikë

 

Erjon Muça

Nga (Hamdi) Erjon Muça 

 

 

Zoti vdiq! Qe një vdekje e ngadaltë gërryese: tumorr i padukshëm deri në momentin e fundit. U mashtura edhe ai nga krijesa e krijuar sipas shëbëlltyrës së vet. Vdiq pasi jetoi pak nën iluzionin e frazës: zoti është në çdonjërin prej jush….

Lëngoi mjaft, mbyllur e rrethuar nga kollona tepujsh madhështorë: besimi, biznes me përfitime kolosale… Dha shpirt e askush nuk e kuptoi, askush nuk dëgjoi… Nuk ka as fantazëm: shpirt i lodhur nga kërkimi i vazhdueshëm i dëlirësisë…

I përzunë tregtarët nga tepujt por nuk vunë roje tek portat. Tashmë tempujt janë mbushur me tergtarë të ri: tregtarë mishi, epshi, mashtrimi e mbarshtrimi: tergtarë mëkatesh, askush nuk i sheh më kur qëllojnë me gurë…. Tregtia dhe tregtarët nuk mund të zhduken: gjithçka e shtishme gjithçka….

E pranuat që të hiqte orgjitë nga rrugët por ju nuk hoqë dorë nga ato: i fshehët pas mureve të shtëpive. Donit të shkëputeshit nga zinxhiri i kafshëve, por kafsha nuk largohet dot prej nesh…. Ai nuk jeton më ndaj mos kini frikë dilni të shgërryheni në rrugë, vidhni, vrisni: icestet e adulteriot nuk kanë më vlerë… Hani siç keni ngrënë përherë…

U shurdhua nga zhurmat e kumbanorve, nga çjerrjet i imamëve: shkarkim i tanatosit… U verbua nga kryqe, ikona e teqe mbejlla vend e pavënd: fushatë e pyllëzimit shpirtëror. Ju dogj trupi nga flakëzat e qirijve që gratë e përshpirtshme ndezin pas çdo…. Tani mund të riktheheni sërish në poligami është a-natyrale për ju monogamia: do të dua dhe respektoj, në të mirë dhe në vështirësi, besnik deri ditën e fundit të jetës….

Ju lodh mendja nga ndëritmet e prishjet e tempujve: industri ndërtuese pa ndërpreje. E humbi toruan nga miljona shëmbëlltyra shejntorësh e profetësh fiksuar mbi pëlhura e mure: Art që nuk perëndon kurrë….. E torturuat me lutje, falje e pendime pafund: interpretimet e shumta të dërrasave të fatit….

çirrjani vetes maskat dymijë vjeçare, kthehuni në atë ç’ka jeni me të vërtetë: masë zvarranikësh mbledhur në guva… Përshpirtshmëria e fallstë nuk hyn më në punë, evoloni forma të tjera mashtrimi: krim dhe ndëshkim vetëm toksor….

Bëjini nder vetes, kursejini paratë e bamirësisë: nuk ka as parajsë e as ferr, ndaj skeni se çfarë të blini. Mund të blini dy metra tokë për varr se ato do duhen akoma edhe për ca kohë. Nëse doni të therni kurbane, bëjeni për kënaqësinë tuaj: mos vrisni më në emër të zotit…

Zoti vdiq! E vranë apo vrau veten këtë nuk jam në gjendje tua them. Ndoshta e kemi vrarë ne: jemi krijues dhe vrasës perëndishë. Tani jemi vetëm ne dhe pafundësia: kompozime kimike e metafizike… Nuk jemi mësuar të jetojmë vetëm, kemi shumë frikë nga vetmia, ndaj shpejtoni të krijoni në zot tjetër…..
Zoti Vdiq

 

27-08-2015