Kufi- Poezi nga Sylvia Plath / Përktheu : Petrit Sulaj

12219628_1006210232758705_6138841596734229422_n

Poezi nga Sylvia Plath

 

Përktheu : Petrit Sulaj

 

 

 

KUFI

 

Grua, tashmë ndjehesh e përkryer.

Kurmi yt

ka çuar në varr buzqeshjen

e perfektshmërisë,

iluzioni i një nevoje greke

pluskon në rrobën tënde,

këmbët e xhveshura

sikur duan të thonë:

erdhëm deri këtu, tani lamtumirë.

 

Fëmijët e vdekur

rreth të janë mbështjellur

secili nga ta një gjarpër i bardhë,

pranë tyre dhe broka e vogël me qumësht,

tashmë bosh.

 

Ajo i merr fëmijët sërishmi në kurmin e saj,

si mbledh petalet një trëndafil

kur mbyllet në vetvehte

në kopështin e ngrirë,

teksa aromat qarkullojnë si gjak

nga qafa e thellë e e ëmbël

e lules së natës.

 

Hëna, spektatore në eshtrën e saj kapuç

nuk ka arsye të jetë e trishtë.

Mësuar është ajo me gjëra të tilla.

Tashmë zezakët e saj dijnë

vetëm të shtijnë e qëllojnë.

 

 

petrit sulaj

 

Petrit Sulaj

 

Shënim i përkthyesit* : Sylvia Plath vrau vehten në një mëngjes të akullt shkurti, më 1963, vetëm 31 vjeç; pasi kishte rregulluar në krevatet e tyre dy fëmijët e vegjël të saj, duke u lënë pranë një tas me qumësht dhe nje dy feta buke. Pasi mbylli derën e dhomës së tyre mirë, duke shtupuar dhe plasat me çarçaf shkoi ne kuzhinë dhe futi kokën në furrën e ndezur. Bebi siter, ardhur si për ditë në orën nëntë të mëngjezit e gjeti poeteshën vdekur. Fëmijët nuk kane kuptuar asgjë, dhe ashtu pa ditë ç’ ka ndodhur i kane dergu te ca miq të saj. Kjo poezi e saj është një dëshmi gjeniale e kesaj poetje megjithmend të papërseriteshme.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s