PO VIJNЁ MERGIMTARЁT / Tregim nga Murat Aliaj

PO VIJNЁ MERGIMTARЁT

 

 

Murat aliaj

Tregim nga Murat Aliaj

 

 

Fundi i gushtit na bën të gjithëve bashkë. Pas mbarimit të pushimeve, na pushton një llafazanëri aq e madhe, sa nuk i lëmë radhë njeri tjetrit duke çpalosur përshtypjet tona nga atdheu. Ç’do vit e njejta gjё. Ç’do vit e njejta çlodhje. Ç’do vit e njejta llafazanёri e pёrmallshёme, pasi ka tё bёjё me atё dashurinё tonё tё thekshëme, atdheun, i cili çdo vit e mё tepёr na befason.

Ka kaluar një vit dhe kjo nuk është pak për t’i vrejtur ndryshimet. Askush nuk mund t’i vërë në dukje këto ndryshime, më mirë se sa një emigrant që e viziton atdheun një herë në vit.

Vazhdonim të rrufisnim kafetë qё mbanim pёrpara e bisedonim.

–Mos më shkeltë më këmba në të,− tha i pari që vetëm i kishte plasur buza me të hyrë ne atdhe e deri në largimin prej tij.- Atё vend e kanё marrё nё dorё pёrbindёshit qё vetёm pёrçudnira dinё tё bёjnё.

–Ti je pesimist i pandreqshëm,− ia ktheu tjetri.- Atje vërtet që shumë dukuri janë të zeza, por duken

 

përpjekjet për ta kthyer ecurinë në rrugën e duhur. Unë besoj tek ky vullnet.

–Gorrica pikëla,−foli tjetri.- Më mirë të ishim beduinë në majat e Himalajave, se sa shqiptar me një atdhe të tillë egërsirash.

Për disa minuta u zvarrit biseda me përshtypje të përgjithshëme, që njeriu mund t’i krijojë edhe nga çfletimi i një gazete. Ishin përshtypje që duke qënë të jetuara, nuk pranonin asnjë kundërshtim. Sado të ashpra të ishin opinionet, dukej sheshit dashuria dhe një farë padurimi që përshtypjet prej atdheut të ndryshonin për të mirë.

I dëgjoja të gjithë dhe buzët më ishin lidhur fort e s’më bëhej të pipëtija. Jo pse e mbaj veten më patriot nga të tjerët, por se s’më bënte zemra të çpalosja gjith ç’më kishin parë sytë gjatё vizitёs sime tё fundit. Duket se për ne shqiptarët, fjala atdhe, ngjan pak a shumë me fjalën lopë, që duhet ta mjelish dy tri herë në ditë. Aq të zellshëm ishin mjelësit, sa këtë numur mjeljesh e shumëfishonin, derisa në vënd të qumështit niste të rridhte gjak.

Më erdhi radha mua të rrëfeja. E nisa pa ndonjë pasion të madh. Kujtova çdo imtësi që më bëri të lumtur dhe fatkeq nga vizita ime e fundit. Jo pse kisha ndonjë gjë të veçantë për të thënë, por ashtu thjeshtë, për të shtyrë bisedёn e pёr tё boshatisur gotat qё mbanim pёrpara.

Çdo udhëtim për në atdhe, unë e lidh me paradokset që më kanë ndjekur gjithë jetën. Ato ma bënin vëndin sa enigmatik aq edhe mё tёrheqёs.

 

Pa ato tё uruara paradokse, nuk do më kishte jeta kuptim. Duket sikur ato i kemi edhe pak trashëgim. Duan të thonë se trashëgime të tilla iu përkasin njerëzve barbarë e të paqytetëruar, por unë do ju vërtetoj të kundërtën. Sot në botë njerëzit pothuajse i kanë të siguruara të tëra, e megjithatë nuk rreshtin së kërkuari, në të katër anët e globit, paradoksin. Se atë kënaqësi që të fal paradoksi, me të papriturat e veta, nuk ta falin miljarda të rezervuara në bankat e Zvicrës apo gjetkë. Përkundrazi, në atdheun tonë ato i ke gratis.

Ato filluan qysh me nisjen e udhëtimit e s’na u ndanë deri në kthim. Në makinë ishim tre vetë. Unë, Bubi i vogël, i cili ka lindur nё vendin fqinjё dhe Çimi torollak, i cili për herë të parë, gjatë gjithë udhëtimit, nuk e humbi toruan. Përkundrazi, ai që u ndie më ngushtë, isha unë që mbaja edhe timonin e makinës.

Meqë mbrritëm buzëmbrëmje, thamë ta kalonim natën tek Çomja, miku ynë që banonte në një fshat buzë kufirit. Të çlodheshim atje dhe të nesërmen ta vazhdonim udhëtimin me forca të reja. Dhe kështu bëmë.

Ia kaluam mirë. Miku ynё u ndje i mallëngjyer nga vizita jonë. Nuk dinte si të na kënaqte. Por jo më pak edhe ne. Kujtuam kohët e fëmijrisë sonë të varfër dhe iu gëzoheshim këtyre ditëve kur edhe për ne zbardhi një ditë e bardhë. I zoti i shtepisë i këputi kokën një pule dhe sa të piqej ajo, na serviri nga një gotë. Ishte një kënaqësi e cila nuk mund të

 

krahasohet as me gjithë të mirat e botës, kjo zemërbardhësi e përmallshme.

Sa kishte nisur biseda të rridhte, kur u dëgjua një trokitje në derë. Vetëm dashakeqësit mund të trokasin në një kohë të tillë të vonë dhe me aq mllef. Por ata nuk ishin dashakeqës. Ata ishin përfaqësues të ligjit, domethënë të policisë që ka detyrë ta mbrojë qytetarin nga gjëmat e pafundme të kësaj bote.

– Ju paskeni dritë!- Tha njeri prej tyre.

– Po,− u përgjigj i zoti i shtepisë.- Kësaj shtepie nuk i kanë munguar dhe nuk do i mungojnё kurrë dritat. Por sonte ajo ndrit më shumë nga prania e këtyre miqve, që kam një jetë të tërë pa i parë.

Njeri nga policët mendoi mos ne ishim eksogjinë që lëshonim dritë nga sytë tanë, dhe na hodhi një vështrim kurjoz. Si u bind se nuk ndryshonim fare prej njeri tjetrit, tha:

–Leri përrallat, por na thuaj, ç’marifet bën që siguron dritë, kur i gjithë fshati s’ka as qirinj?

– Unë jetoj për llogari timen dhe jo të fshatit,− tha me krenari Çomja.- Më ka sjellë djali nga mërgimi një gjenerator që m’i plotëson të gjitha kushtet dhe as dua t’ia di në ka drita fshati, apo jo.

–Gjenerator the?!… E nga hyri deri këtu gjeneratori?

–Nga qielli nuk ra. Doemos që nga dogana erdhi.

 

–Mirëpo dogana jonë ka rregulla, ka dokumenta që vërtetojnë futjen e tij, tipin, fuqinë dhe karakteristikat…

–Doemos që të tilla ka dhe edhe gjeneratori ynë.

–Ja t’i shohim pak.

–Me gjithë qejf.- Pranoi qejfprishur i zoti i shtepisë pasi nuk ishte fort e volitshëme për të ndërprerë atë bisedë të këndëshme dhe të gërmonte qosheve për të gjetur shkresat që kërkonte policia atë çast. Sikur nuk do gdhinte dita për t’i marrë punët me radhë. Pastaj si i zgjuar nga një alibi e frikshëme, pyeti:

–Më falni zotërinj, por ju përfaqësuesit e shtetit, doni që unë të kem dritë apo të mos kem?

Tjetri ia preu ashpër:

–Na trego dokumentat e gjeneratorit dhe mos gri sallatë kot.

E ç’mund të bënte tjetër i zoti i shtepisë, veç të kthente sëprapthi arkat dhe të gjente të gjitha shkresat e futjes së gjeneratorit në atdhe. Djali i kishte mbledhur ato në zarf dhe i kishte vendosur në një vënd të caktuar.

Përfaqësuesi i ligjit i kontrolloi një më një dhe e gjeti së fundi vegjën e cila përbënte shkelje.

–Dëgjo këtu ti,− tha rëndë rëndë njeri nga policët.- Këto dokumenta nuk përputhen me njёra tjetren. Duket se yt bir do ketë bërë ndonjë rrufjanllëk andej nga e ka sjellë. Manuali teknik i përdorimit të gjeneratorit është me letër të bardhë, kjo që ti e mban për leje dogane, është me letër të

 

kuqe, kurse karakteristkat e gjeneratorit janë në letër të blertë. A nuk të duket anormale kjo gjë?

–Mua s’ka pse të më duket anormale, derisa këtu ngjitur ke edhe faturën e pagesës në vëndin ku është blerë malli. Të tjerat janë kapriçio zyrtarësh për të ngatërruar njeriun e varfër i cili paguan qimet e kokës, për të mos e kaluar natën në të errët.

– Edhe qimet e kokës kanë ngjyrë,− tha prerë polici.- Nuk mund të ketë në të njejtën kokë edhe qime të bardha, edhe të zeza edhe të kuqe.

–Unë këtë punë nuk kam nga ta di, përderisa qimet e mia më kanë lënë qysh herët.

–Por e dimë ne, që po na bien qimet në këto punë. Dhe menjëherë ai polic iu kthye kolegut të tij: të merret gjeneratori dhe të bëhet verifikimi i hollësishëm i të gjitha dokumentave të tij.

Çomja u skuq dhe sa nuk i ra të fikët tek pragu i derës, kurse ne po kuptonim se s’duhej të shisnim mënd me dritën e gjeneratorit, kur fshati s’kishte dritë. Si ta qetsonim Çomen i cili nuk qante dёmin qё po i shkaktonin, duke i marrё gjeneratorin, por faktin se njё natё e pёrmallshёme miqsh, nuk mund tё shtyhet nё errёsirё. U pёrpoq ta mbante veten. Mundi vetëm të shqiptonte fjalët:

–Po mirë more zotërinj, nuk pret kjo punë deri nesër, sa të hapet dita?

Por fjalët e tij të këputura i mori era dhe urdhëri ishte i formës së prerë. Zbatuesit e ligjit qё nё kёtё rast nuk mund t’i veçoje dot nga keqbёrёsit, nuk e bënë të gjatë duke e lënë të zotin e shtepisë si të

 

ngrirë përpara derës. Dy policët e tjerë, stakuan gjeneratorin, e ngritën peshë dhe e futën në portbagazhin e makinës së policisë, duke e urdhëruar të zotin që të nesërmen me të zbardhur, të vinte në komisariat për të dhenë shpjegimet e nevojshëme.

Ja, kështu na e prishën gëzimin e asaj mbrëmje, tek Çomja. Ndezëm një qiri dhe nën dritën e tij të paktë u përpoqëm të lëpijmë ndonjë kockë, por asgjë s’na shkonte poshtë. Na dukej sikur prap do na trokisnin policët në derë pёr tё na kërkuar dokumentat e pulës që po hanim. Na ngjante sikur kudo ku shihej një rreze drite në fshat, ata nxitonin si të babëzitur për ta shuar. S’mund të kuptonim dot, pёrse ishin aq tё acaruar me dritën që kaq shumë na e hijeshon jetën?

Mezi e pritëm mëngjesin dhe u ngritëm. U ndamë me mikun duke i kërkuar falje për gjith ç’kishte ndodhur, si të kishim qënë ne fajtorë. Ndërsa ne vazhduam rrugën tonë, ai u nis drejt komisariatit për të dhënë shpjegimet rreth gjeneratorit. Kur të ngjiten paradokset, mos prit që ato të të ndahen lehtë. Aq më tepër kur i ke dhuratë nga atdheu.

Ecnim në një rrugë të bukur, ku dukej sikur makina rrёshkiste mbi gjalpё dhe prej kënaqësisë, ia kishim marrë këngës shtrur. Ndërkohë dita ishte hapur për bukuri. Kopetë e bagëtive të fshatarëve kishin mbushur kullotat që shtriheshin nga të dyja anët e rrugës, kurse shpendët të kënaqnin shpirtin 238

 

me cicërimat e tyre. Ato të mbushnin me gjallëri dhe jetë. Dielli kishte nisur të ngjitej hapësirave të mbretërisë së tij, duke i çfuqizuar shpikjet e njeriut të gjorë për gjeneratorë e lampadarë dhe ne pothuajse e kishim harruar ngjarjen e një nate më parë. Bafas nga një hendek buzë rrugës, u zvarrit një qënie e egёrsuar, me uniformën e policisё e cila zuri mesin e rrugës, duke tundur shenjën e ndalimt të automjetit. Perëndia na ruajt nga këto qenie hendeqesh me uniforma shtetërore! …

–Zotërinj, keni shkelur rregulloren e qarkullimit!. −Na thotë prerë polici, duke nxjerrё njё blok nga xhepi.- Këtu nuk është xhungël që të bëjë sejcili sipas qejfit tё vet.

–Që nuk është bërë akoma xhungël atdheu ynë, kjo duket sheshit, por a s’na thua ku e kemi shkelur atë të uruar rregullore ?

–Nuk keni ndezur dritat?

–Pse u dashkan ndezur dritat, kur dielli edhe pa to, të verbon sytë?

–Sepse kështu thotë rregullorja. Por e keqja më e madhe është se ju e keni bërë qëllimisht këtë shkelje, për të fyer rregulloret e shtetit tonë. Kjo është e pafalshëme.

Dhe ajo që s’falet, ndëshkohet. Pa e bërë të gjatë, nisi tё nxinte diçka nё bllok. Ishte entusiazmi i atdheut qё mezi priste bijtё e vet tё pёrmallur, pёr t’iu vёnё kokёn nё dhokan. Paguam gjobën dhe vazhduam rrugën për më tej. Mirë të na bëhej. S’mjafton që kishim thyer rregulloren e qarkullimit,

 

por kërkonim edhe shpjegime që as vet polici s’dinte të na i jepte. E në fund të fundit polici nuk është për të dhënë shpjegime çdo qytetari, por për të mbushur bllokun e gjobave, sa herë që shtetasit shkelin rregulloren.

Pyetjet që na trokisnin në mendje ishin bërë mal. Ç’ishte ky shtet që kishte ngritur policinë në këmbë, për të shuar dritat natën e për t’i ndezur ato në mes të ditës? Nga ta dinim ne, se shteti ynë kishte kopjuar rregulloren e qarkullimit të vëndeve nordike të cilat i mbyt mjegulla, për ta aplikuar në këtë vënd ku mjegull të sheh syri vetëm dy tri ditë të vitit. Por kjo ishte si gozhda e Nastradinit. Po ta kesh lind dyshimi përse të duhet. Po të të mungojë, pse s’ke siguruar atë më të domosdoshmen… gozhdën. Ndoshta pas kësaj shtetarët tanë do të vërsulen drejt Amrikës Latine për të huajtur ndonjë paradoks tjetër, përderisa xhepat e shtetarëve janё bёrё shumё tё thellё.

Diku në anë të rrugës, ndala dhe iu thashë bashkëudhëtarëve të mi:

–Tani që e mësuam edhe këtë, do dimë si të mbrohemi më tej. Vendosni rrypat e sigurimit. Nderoni me grusht çdo polic që do na dalë prej hendeqeve, si krimbat pas shiut dhe të jeni të sigurt se asgjë e keqe tjetër, nuk ka për të na gjetur.

–Të gënjen mendja.- Më tha i sigurt Bubi i cili ngjante vërtet si një qen i lidhur shkurt me atë rryp që po i zinte frymën.- Më mirë shkoq nja ca evro dhe shpërndajua policëve, se ndryshe nuk bëhet.

 

Ai kishte të drejtë, por jo më pak të drejtë kisha unë që besoj në të shkruarat e shtetit. Kështu vazhduam rrugën, të sigurt se tani nuk mund tё na gjente mё asnjё e keqe. Por i kishim bёrё hesapet pa hanxhiun.

Ajo ç’ka pasoi ishte e pabesueshme. Ishte nga ato ngjarje që jo një e dy evro të japish, por me qindra, nuk të përsëritet më në jetë. Ngjarje të tilla qё i japin larmi jetёs, nuk kanë të paguar.

Diku nga një hendek tjetër anës rrugës, doli sërish qenia me uniformë. Na vështroi me kujdes dhe nuk nxitoi të tundëte shenjën e ndalimit, siç kishin bёrё tё mёparshmit. Por unё s’mund tё besoja se ai ishte ndryshe nga tё tjerёt dhe instiktivisht ula shpejtësinë e makinës, duke ndalur tek këmbët e tij. Ai tundi kokën i pakënaqur.

–Përse ndalët?- Më thotë.

–Mbase kishit ndonjë gjë për të na thënë? Ndonjë kostatim, ndonjë porosi. Ju nuk e keni zënë kot këtë buzë hendeku.

–Ç’t’ju them!- Psherëtiu ai dhimbshëm.- Me njerëz të tillë që jetojnë jashtë realitetit, është e tepërt çdo fjalё.

–Pёr ç’realitet e keni fjalёn zotëri?!- Guxova tё pyes unё.

Ai mё shikoi i çuditur si tё kishte pёrpara ndonjё qёnie tё zbritur nga Marsi.

Pёr realitetin tonё, pёr ç’realitet tjetёr!

Nuk kisha dёgjuar ndonjёherё polic qё tё shpreheshin si filozofё. Por ai nuk dinte vetёm tё

 

filozofonte. Pak çaste mё pas, ai nuk e përmbajti dot më veten, dhe shpërtheu me zë të lartë:

–U dashka që edhe këtë t’ua them unë zotëri? Pa le por na lëshoni edhe ato drita verbuese që të na e prishni mendjen fare. E përse e bëni ju gjithë këtë demostrim? Pёr tё na thёnё qё vini nga njё botё tjetër, apo thjesht për të kursyer ato dy kacidhe të cilat neve na duhen, për të mbajtur shpirtin gjallë. Ne mezi e presim kthimin e emigrantëve. Netë të tëra unë i kaloj i strukur në këtë hendek, vetëm për të siguruar udhëtimin tuaj, që të mos ju ndodhë gjë e keqe. Nga ju presim jo vetëm shpresën për të jetuar, por edhe ndonjë qindarkë. Po ku del gjë nga xhepi juaj! Keni edhe paturpësinë të mbërtheheni me rrypa sigurimi e ku di unë ç’ju shkon në mëndje, për të mbrojtur kokën. Sikur ju kёrcёnojnё egёrsirat e Serengetit. Më shikoni mua të gjorin që strukem hendeqeve për të gjuajtur ndonjë shofer të çkujdesur dhe më mbërtheheni me rrypa, si tё jeni kozmonaut. Por dukeni që së largu se ç’mostra jeni!… Hajd’ mbërthehuni mirë, se mos ju gjen gjë në atdhe dhe vazhdoni rrugën tuaj, se fati im qënka shkruar që të zvarritem këtu, buzë hendekut.

Dhe ai na ktheu shpinën duke na lënë të befasuar. Por nuk bënte të ndaheshim kështu me një njeri kaq të sinqertë, i cili na kishte dhënë pa asnjë shpërblim, çelësin e gjithë enigmave që na kishin ndjekur qysh prej hyrjes në atdhe. Bujarisht i dhuruam gjithё tё shkoqurat qё na tringёllinin xhepave. E vetmja e keqe e kësaj pune ishte gjetkë.

Në këtë vënd nuk mbarojnë hendeqet dhe krimbat e shiut që zvarriten nëpër to. Sado fisnik që të jetë njeriu, nuk mund t’ia lejojë vetes që të shpërdorohet kaq shumë lëm

One thought on “PO VIJNЁ MERGIMTARЁT / Tregim nga Murat Aliaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s