Poezi naga Teuta Osmani

teuta osmani

Poezi naga Teuta Osmani

 

 

Model i kohës

 

Model i kohës m’u bën në ëndrra
fjalët që rrjedhin si jehonë nga shpirti
të kthehem edhe njeherë tek kohët e lëna
tek njeriu që fle si qengji afër bariut.

Model i erës së krehur tek flokët
andej këndej hedhur pas shpinës
me vijë të ndarë si ekuilibër
në mes kokës së qënjes së njeriut.

Model i shkruar në tru të brëndshëm
një pjesë e njohur e tjetra e huaj
si anët e së majtës dhe e djathtës
si dy krahët që rrahin erën e fluturimit.

Model i qiejve në kohëra të pandara
si e kaluara e tashmja dhe e ardhura matanë
tek kaloj kufijtë e deteve,maleve
si e shkuar model , i skalitur skaj më skaj.

 

 

 

E veshur

 

Zoti im,
më bëj me flet të fluturoj
maleve ,fushave ,lëndinave
ku shtegëtojnë vetëm zogjtë
si një pranverë ma bëj dritën e syve të mi
për këtë jetë që të ketë vetëm diell
siç më ka hije të flas e të këndoj ,
të them fjalët e bukura që shpirti m’ ka nxënë
tek rendet si një pupël të shpërthej
në zjarre e në shkrepa,për të marrë flakë
të ndjej se vërtet jam e veshur
me membranën e përjetshme të dashurisë së zjarrtë.

 

 

 

MË THE

 

Më the

do vij ,

po pres

 

më the

për pak ,

s’po vjen

 

u treta

nga pritja ,

 

më lodhe

të të doja

 

me padurim

të të perqafoja,

 

më largove

nga malli…

 

të rrija

në ëndrra…

 

të shikoja

nga drita…

 

të më vije

si hije…

 

nga nata

e errët…

 

Oh, lërmë …

lërmë …

 

të të them

jo….jo….

s’ke ndërmend…

 

 

 

O e gjorë!

 

Eh ç’fytyrë të përfytyroj
në sytë e përlotura të mijat
ku nata m’i ka zënë sytë
e dhimbjes ,
trishtimit të plagëve,
ku korja hapet e mbyllet
nga moti i acarrtë
në vendlindjen time
që kuurrë s’ka për t’u bërë,
si këpucët e grisura
më kujtohen ato vite,
dhe sot të më shkel këmba
do ish një degdisje,
për vendin tim të gjorë që e lanë
në hise
të digjet e të shkrumbohet
si zjarri që lë hiret.

Eh ç’fytyrë të kem
kur fëmijët e vendit tim
ndjehen të mjerë
sikur të ish një shejtan për zot
dhe prap mua nuk do m’kish hije të them
se jam me flet.
E kuptoj dhimbjem tënde
vendi im,
si të ish një shtrat pa shtrom
si të ish një gardh prej kallama
ku shkelin të huajt ujqër
e të bën copa,
e ndjej deri në palcë dhimbjen tënde
e pafajshme Ti dhe lëkura jote.
Të xhvatën ,të rrëmbyen me forcë
si një vajzë me emrin Shqipërie
dhe të ç’nderosën.
Dhimbje për ty
dhimbje për mua
që jam largë teje
me mall të përvëluar.
Ah si nuk kam një grusht të fortë
të thyej xhamin e shekujve
që jetuan mbi ty ,o e gjorë.

 

 

 

FJALËT E SHPIRTIT

 

Kujtoj fjalët e shpirtit që më kishe shkruar
në libra e në fletore nuk më mjaftonin kurrë
sa herë qe lind ky diell e perëndon dita
si shpirti që zgjon shpresën e netëve, ikën s’di se ku

më ngacmojnë retë e larta qiellore
si të ish për mua një pasqyrë
në fytyrën time seç ngacmohen
dritat e syve sa pa mbyllur kurrë

kujtoj shpesh herë rrahjet e orës
si një tiktak i shpejtë sa herë të zakonshme
më duket sikur ikën kjo botë e tëra
deri nesër më duket se ditët mbarohen

kujtoj gjithçka, kujtoj ndër hapa të hedhura mbi rërën e moteve

mbi gurë të derdhura rrugicave,e mbi asfalte që shkajohen
kujtoj rrjedhën e lumit afër, largë të krojeve
erërat që përcjellin shijen e mjaltit`nga hojet..

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s