Poezi nga Shezair Koko

shezair Koko

Poezi nga Shezair Koko

 

 

BOTA NË MATEM

 

Mbledhur si në lutje Zoti
Anës Senës në Lutetia
Katedrales, Harkut të Triumfit
E Kullës Ejfel
Jezidi e Mavija
Antinjerëzia
Qytetin e dritës e zhytën në terr!
Mbetëm në Matem,
Bota, Shkretëtirë Qerrbelaje
Qëndra e mrekullive dhe e Artizanës
U mbyt në helm!
Vallë, tërë Botën kush e bën
Të këndojmë çdo herë MERTHIJEN?!
Mes heshtjes, gjëmim zie të përmortë
Dhimbja e pamatë duhet kthyer në forcë

 

 

 

JETIMIT

 

Buza e pa qeshur kurrë!
Shumë durove plumba jete
Edhe gurët u bënë zhur,
Lotësh u dogje, por s’u trete!

Lutesh qiellit me kube,
Jetës tënde, natë pa yje
-Shihe “plagën” në fole
Jepi dritshpresë mbi krye!

Optimizmi të ka lënë,
Që me Babë ,që me NËNË,
Jeta shumë të zhgenjeu,
Këmbë e duar Prometeu.

Me fytyrë ktheu nga shpresa
Forcë e dhimbjes të çajë shkëmbin
Perëndon, por nuk vdes jeta!
Kujtimet shërojnë dhëmbjen.

 

 

 

XIXËLLONJË

 

SHpirti tënd central i rrallë
Fik e ndez, s’di sa mall!
Mos yllit mbi Gjeshnikosh,
Ti ia bën me sy nga poshtë?!

 

 

 

***

 

Me lëkurë të bardhë
Zemrën në xhep
Ndjesi të thara
E shpirtin ferr,
Kështu e pa
Njeriu “njerinë”
Një herë,
Dhe
Hidhërueshëm qeshi
Për ta vazhduar jetën
Gjoja jo vetëm.

 

 

 

CEREMONIAL TERAPEUTIK

 

Nata, si ezmerkë plot magji,
Zhveshi kemishën me diej ari,
Filloi pak nga pak ngre qepallat e kaltër,
Hodhi gjithë ëndje fustanin bojë bari,
Këpucët kafe, tonin e kuqërremtë në fytyrë,
Dhe u hap dalëngadalë ditë e dlirë!

 

 

 

***

 
Ishe e zymtë prej kohësh,
Me një puthje dashurie
E transplatuam më dritë
Trishtimin tënd!

 

 

 

***

 
Të mos ishim fare, fare hipokrit,
Mbase do humbnim, gja gjë,
A ndonjë prikë
Pavarësisht…
Shpirtrat do na kishin më shumë dritë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s