Poezi nga Zyba Hysa

zyba Hasa

Poezi nga Zyba Hysa

 

 

 

QETËSOMË PAK…

 

S’e kuptoj dot këtë lloj ndjesie…
Më dërgon mijëra kilometra larg,
Ndër ato vise që s’di as nga bien,
Vij të kërkoj… Oh sa rrugë e gjatë!

Të gjesh Ty, si t’gjesh ujë n’qiell,
Këtë e di fort mirë pa ma thënë…
Po si të bëj me atë që ke mbjell,
Brenda shpirtit e ka zënë rrënjë?

Si një zog qielli hodhe pa dashur,
Në fluturim lëshove bërthamë…
Mbase s’e dite as që e kishe pasur,
Ra lëndinës sime, bëri gjëmë…

Tash si oktapod rrënjët pushtuar,
Cep më cep mbërthyer si ganxhë,
Mos më qorto, s’kam për t’pushur,
Rrugëtimin tim… e pse Ti bën larg…

Kaq kohë në ecje si maratomak,
Të të gjej të them lajmin pa lajm,
Të them si ndjehem, qetsomë pak,
E pse qetësi ka vetëm në varr…!

 

 

 

KOHË PROMETHEU

 

Koha evolon me hapa galopante…
Politika botërore imiton mesjetën,
Kur populli ashtu si një dele manare,
Afrohej shtrungës, mbushte vedrën…

Sot, kur fjala fluturon brenda sekondës,
Lajmëron botën… rreth e përqark saj,
Politika duhet t’i bjerë me grush kokës,
Që grushti të mos bjerë popullit pafaj…

Harbutët për vete ngrenë kështjella,
Bunkjerë si dyer për vila nënë dheu,
Po, si s’u futën një herë në të thella,
Të mësonin diçka nga Prometheu???

Nuk je Promethe, duke rrahur gjoksin,
Një gjoks që për zemër ka ushunjëz…
Që thith e thith pandalë gjakun popullit,
Duke i rrahur krahët, helmin nën gjuhës…

Koha evolon… qyterëmi bie këmbanës…
Nëse veshshurdhët këtë tingull s’dëgjojnë,
O Zot i madh, do shohim, tmerret e radhës,
Gjaku i pafajshëm… si lumë do vërshojë…!

Në tryeza ulur si mbretër, kaluar mbretër…
Mos pini etur, verë të vjetër, gjak pafajësie,
Shkulni gjoksit gropë… ushunjzën kuçedër,
T’i falni kësaj bote… pishtarë lirie!

 

 

 

MARROSUR PREJ MAGJISHË

 

Kur të shikoj në portret… më dukesh tjetër njeri,
Ndryshon si nata me ditën nga portretet, që vetë
Të kam skalitur me dalta malli… si një Perëndi…
Shtrigania largësi, si gomë gjigande, tiparet ka tret!

Ajo të fshim pamëshirë… unë gdhend me dalta malli,
Krijoj portrete të tjerë hyjnishë… por me emrin tënd…
S’të njeh, askush në botë, që sheh me sytë e ballit,
Portrete, që veç brenda meje, si ikona kanë zënë vënd…

Brenda thellësive honore farfurijnë mijëra portrete hyjnishë,
Herë të qeshur… herë sytë u shkëndijojnë me dhimbje…
Herë vallëzojnë me mua, të dehur, marrosur prej magjishë,
Flakësh të pashuara; puthemi… digjemi… gjer në shkrirje!

 

 

 

SI SHPEND I VRARË

 

Kur shkruaj thjesht, s`janë fjalë koti,
Kam thirrur, sa dridhet gjithë Universi,
Me forcën e plumbit godet pikë loti,
Dëshirat … që koha s`mund t`i vdesi…

Kur them e vendosur: “Jam e lumtur!”
Mendo … pa Ty… kurrë e lumtur s`jam,
S`dua të shqetësoj… por, si një flutur,
Që shkon drejt flakes, djegur shpirtin kam!

Kur të them me gojëplot: “Eja po të pres!”
Rrafsho malet… vrapo oqeanit porsi Mesia,
Ashtu sic erdhe Majit tonë … si një shpend,
E u derdhe si i vrarë… mbi krahët e mia…!

 

 

 

MAGJI DASHURIE

 

Me magjinë tënde, vjen kaluar muza,
Si një pegasso … ngarkuar me ëndrra,
Shpirtlëndinës sime, celin lulëza – lulëza
Vargje poezie … aromën thith zemra…!

Kush lexon vargje, provon shije mjalti,
Brenda dy zemra që s`i ndanë shpata,
As fjala mizore që helmon si gjarpëri,
As rrufetë e tokës që dalin nga llava…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s