Përsiatje gjeopolitike dhe diplomatike: GJEOPOLITIKA E PËRGJITHSHME DHE KOMBI SHQIPTAR ) – Shkurtesa e I-rë Nga : Brahim Ibish AVDYLI

Shtetet anëtare të NATO-s në hartën e vendeve

 

Përsiatje gjeopolitike dhe diplomatike:

 

 

GJEOPOLITIKA E PËRGJITHSHME DHE KOMBI SHQIPTAR

 

Shkurtesa e I-rë

 

 

 

brahim

Nga : Brahim Ibish AVDYLI

 

 

Më parë duhet të shohim shkurtimisht gjeopolitikën e përgjithshme, e pastaj do të merremi me diplomacinë, karakteristikat dhe rolin e saj.

Duke e patur parasysh se njeriu i Evropës, qoftë në Lindje apo në Perëndim, e ka pasur si intencë të përhershme të saj për të qenë i lirë, i barabartë, i përparuar, i denjë, demokratik, etj., mund të themi se kjo ëndërr nuk barazohet me intencën e përgjithshme të forcave që shkaktojnë këto procese.

Njeriu i thjeshtë i ka ëndërrat e veta dhe bënë përpjekje që këto t`i realizojë, sepse për ndonjëren e ftojnë, por, në prapavijë tekstualisht është një gjë tjetër.

Në Evropën e Bashkuar njeriu kurdoherë është konfrontuar me vetveten, me të kaluarën historike, me jetën sociale të tij, dhe atij, nëpër këto hutime, nuk i mbetet kohë sa të shohë të ardhmen, ndërsa të sotmen e gjënë tjetër nga vizionet e veta.

Nga Lindja e Perëndimi vie e ndeshet detyrimisht mishmashi i kontadiktave socio-politike. Nga Perëndimi vie në radhë të parë demokratizimi, ndërsa në të dytën, nga Lindja, vie si dallgë kundërshtare ish-socializmi sovjetik, i reformuar për demokraci, por kjo provë e marrë lindore bëhet prapë për të sunduar tërë botën, sikurse e para për të ruajtur pozitën e vet kryesore, në politikat ndërkombëtare.

Demokracia perëndimore nuk është e zhveshur nga përdorimi i forcës nëpër botë, sikurse nga ana e ish-socialrevizionizmit Lindor me fytyrë të re, e cila, me çdo kusht forcohet nga dita në ditë, duke i përfshirë atentatet, puçet e papritura, ushtarake e civile, apo shpërthimet luftarake papriturazi nëpër botë.

Në mes tyre, Evropa e Bashkuar ka mbetur si një botë më vehte midis dy botërave ekzistuese komplekse e kontraverse, sado që i ka kthetrat e të dy palëve brenda saj. Ajo e mbanë komplicitetin e vet që kalon nëpër murin e padukshëm për të sunduar nesër botën, duke u mbështetur në më të lartit, e cila kalon kështu me padrejtësi të mëdha në popujt e vegjël. Nuk do mend shumë të vrojtojmë e t`a thërrasim edhe ate në trokitje të ndërdijes se vet, sepse, dorën në zemër, kemi mbetur me gishta në gojë e duke e përgjuar me sy të hapur jashtë mundësive tona. Lufta “e ftohtë” nxehet mbi kokat tona, deri në shkatërrim. E çka të bëjmë ne? Ta lëshojmë vendin? Jo!…

Në të vërtetë, kjo luftë “e nxehtë” nuk i ka interesat e kombeve, sepse ato nuk janë absolutisht interesa të forcave kryesore, sado që na nxisin me këto gjëra që të kenë me çka të justifikohen, por i ka përmasat e shkatërrimit të kombeve, veçanërisht të kombeve të coptuara edhe të vogla, dhe në konturat e politikës së brendshme e kanë prore forcimin e feve të veta, që marrin edhe qëllime të përgjithshme.

Pra, kalojnë mbi kombe, nëpër kombe, përmes kombeve, sikur nuk u intereson aspak kjo gjë, duke u përpjekur të zënë e forcojnë pozitat e veta nëpër botë, sado që gojën e kanë të mbushur me çështjet “nacionale”, e cila nuk e shprehë dot çështjen e etnisë apo të kombit, por më tepër të popullit e të popullatave.[1]

Siç e kam thënë vetë më parë në veprën publicistike, politike dhe diplomatike, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”,[2] ajo që bie në sy, është karakteri klasor i kësaj lëvizje të përgjithshme në prerjen diakroike, krahas prerjes sinkronike. Njeriu i Lindjes, i zhgënjyer thellë nga sistemi fals i “demokracisë popullore socialiste” dhe nga aparati burokratiko-ushtarak (pra e panjohura X ) synon pjesën tjetër të “bukës” së shtruar në sofrën politike të Evropës; ndërsa, njeriu i Perëndimit e merr me habi pretendimin e tij për të gabitur këtë pjesë të „bukës“ (e panjohura Y), sepse dyshon se pjesa e parë nuk ka çka të “pretendojë” në sofrën e saj me luftërat e rrebta, por synon të marrë tërë botën nën qeverisjen e shfrytëzimin e saj dhe të eliminojë me këtë mundim armikun e vet strategjik nga arena ndërkombëtare.

Njeriu i Lindjes nuk e kupton dhe nuk ka kohë të këndellet nga ndërsimi i për-hershëm e i vazhdueshëm i politokracisë së vet kundër politikës së Perëndimit dhe nuk lirohet nga bllokimi i trurit të tij fetarë ortokoks e islamist kundër krishterimit katolik. Kjo përplasje e përhershme, gjoja për “copën e bukës”, vie nga të dy anët, dy superfuqive të botës, që njëra është vënë shumë më poshtë nga arena dhe tjetra ka mbetur si e vetmja superfuqi. Në mesin e këtyre forcave ka mbetur ajo që petendon të jetë “e treta”, dhe kjo është EU, e cila mbahet e lidhet në dy forcat e botës, ndërsa Bota Arabe, “e katërta”, provon për të marrë Perëndimin, e nxitur nga Lindja.

Nga EU-ja janë Britania e Madhe, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia,  Turkia, dhe Bullgaria, etj., që bashkëpunojnë legalisht me Rusinë, qoftë edhe ilegalisht, sado që janë anëtare të NATO-s, që udhëhiqet nga SHBA-ja, dhe me vete i kanë edhe shtetet e tjera, si. p.sh. Norvegjia, Çekia, Sllovakia, Polonia, Romania, etj.

Lindja Ruse dukej si e tërhjekur në vetvete, por kjo shihej nga lidhjet e saj me tërë botën, nëpër ndërskëmcat fetare e gjeopolitike, ortodokse dhe islamike sunite. Ajo është tërhjekur vetëm sa për të thënë, për rioganizim, dhe tërësisht për riorganizim, kështu që “e ka realizuar” vrapimin për “betejën” e tretë botërore, për të ndarë “copën e bukës”, respektivisht për sundimin e botës apo provën e fundit për sundim.

Demagogjia, politika dhe gënjeshtra janë armët kryesore që i përdorë si dorashka në të punuarit ditor me shtresat e gjëra popullore të popujve që i ngërthen ajo me një theks të veçantë të magjisë kolektive, edhe përmes fesë ortodokse dhe islamiste.

Ajo është e përgaditur mirë për betejën e pashmangshme me karakter gjeopolitik.

Në mesin e këtyre kontradiktave në rajonin ndërkombëtar dhe në vijën e parë, në diplomacinë ushtarake e ka shfrytëzuar Ballkanin, Serbinë, Greqinë dhe përball e ka forcën ndërkombëtare e njerëzore të NATO-s dhe të SHBA-ve mbi Kosovë. Aty është Bonstill-i, pra mbi Kosovë, që e di sa minerale të nevojme ka. SHBA-ja e sheh tokën deri në Rusi, si në pëllëmbë të dorës. Por, Rusia do t`i renditë raketat saj nukleare në Preshevë, të përmasave shkatërruese për botën, gjoja për të mbrojtur Serbinë. Në Kosovë do të bëhet lufta e fuqive. I ka shfrytëzuar disa përmasa të mospërputhjeve e të mospajtimit tonë me Serbinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi.

Këto “mospërputhje” e “mospajtime” të përhershme, të njerrura nga okupatorët tanë, d.m.th. të territorit të grabitur nga këto shtete artificiale përrreth nesh, që janë “të pakënaqura” dhe që e kanë sysnim të përhershëm të zhvatim më tutje tokat tona, shprehet kushtimisht për fenë ortodokse, që e kanë marrur prej nesh, sado që thonë se “është fé e tyre”, dhe ndihmohet nga islamizmi sunit osmanë.[3]

Unë nuk dua të përsëris ato gjëra që janë thënë nga shkrimet e përgjithshme dhe politike Euro-atlantike, qoftë edhe me gojën e shqiptarëve, nëpër viset e ndryshme të Ballkanit, apo edhe të miat, por këto superfuqi, pra njëra që ka rënë poshtë e do të ngritet prapë ose të shkatërrojë botën dhe tjetra që është bërë superfuqia e vetme e do ta mbajë pa e lëshuar këtë pozitë, duan t`i shfrytëzojnë sa më shumë që të jetë e mundur nga bota; njëra të mbrohet e tjetra të sulmojë, pa i shikuar kombet e vogla. Pra, këto forca botërore, SHBA-ja, Rusia, EU, duke e lenë anash edhe Kinën e Botën Islamike, sikur nuk kanë kohë të merren me çështjet e pazgjidhura të popujve dhe të kombit shqiptar, anipse çështja kombëtare e tij është e ndarë në disa pjesë, si. p.sh. në Greqi, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, jashtë Kosovës, e cila do të ndahet edhe më tutje, dhe Shqipërisë, të cilën e ka gllabëruar nga brenda Serbia e Greqia. Edhe pse kjo gjë të themb e të therë prore në brinjë tërë kohës, e sheh se kombi shqiptar është i shkapërderdhur nën 5 shtete armike rreth e për qark saj dhe nuk është as ushtarakisht, as ekonomikisht, as politikisht dhe as diplomatikisht e përgaditur.

Kombi i shkapërderdhur shqiptar nuk është aspak i përgaditur dhe në asnjërin kuptim për zgjidhjen e problemeve të tij të mëdha me territoret që i mungojnë sa e sa shekuj nga këto forca dhe nuk e kupton se këto shtete i kanë krijuar mekanizmat ndërkombëtar në Evropën e Bashkuar për të pasur “të drejtë” që t`i mbajnë më tutje këto toka. E drejta është në kuptimin e fuqive, të të mëdhenjëve, të sundimtarëve. Këtë nuk e kupton shqiptari. Nxitet nga të mëdhenjtë që të nisë luftë, e pastaj shetet e shumta përrreth saj do t`i kthehen e t`i bien me shkatërrim, me okupim të ri.

Shqiptarët nuk e dinë cilat janë karaktristikat e luftës së fuqive botërore dhe nuk ia kapë mendja se Lindja Ruse e ka si intencë kryesore dhe mjaftë të rrezikshme t`a shkatërrojë përfundimisht kombin shqiptar. Ajo dëshiron me çdo kusht që t`a bëjë territor të vetin tërë territorin shqiptar; të mos e ndëgjojë të flasë shqip, të mos e lë prap të këndojë shqip, të mos lindë prap shqiptarë, sepse është e lidhur me SHBA-të, e cila është armiku kryesor i tyre në arenën ndërkombëtare.

Rusia është e para, ndërsa në anën e saj ushtarake është Greqia, Serbia, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, bashkë me Maqedoninë e Malin e Zi, ndërsa në vijën më të largët na vie Turqia osmane sunite, që është në krye të shtetit turk me islamizmin sunit e karakteristikat e saj dhe Evropës i ka shkuar nga poshtë. Shqiptarët nuk e kuptojnë se në tryezën e këtyre forcave janë mish suxhuki, ndërsa në vijën e luftës diplomatike janë dorashka të bardha, e në luftën e pashmangshme janë dru zjarri, dhe aspak më tëpër por material të dorës së tretë. Nëse mbetet i mpirë, do të bëhet më keq. Nëse zgjohet, dhe duhet të zgjohet patjetër e të lirohet prej spicave të forta të sigurimeve të fshehta Ruse, Greke, Serbe e Sllave, duhet të rreshtohet më shumë në anën e SHBA-ve dhe të NATOS, sepse e kanë në vete kombin e vërtetë shqiptar.

Pika strategjike është arena ndërkombëtare, jo islamizmi sunit, aq më pak ai më ekstrem islamik, sepse edhe kjo është feja e dytë e fuqishme, krahas fesë ortodokse.

Në qoftë se njëra fé mbetet si intenca e jonë më fortë, atëherë duhet të kthehemi nga feja e krishterë katolike romake, sepse ajo na ka përkrahur prej shekujve dhe të bëhemi krah për krahu me SHBA-në dhe NATO-n, kundër interesave gjeostrategjike të Rusisë. Nëse bëhemi krah me SHBA-në, do të jemi edhe demokratë të denjë…

E përmblodha me pak fjalë këtë çështje, në një situatë të jashtëzakonshme. Pra, në qoftë se kthemi dhe shohim pa përgjumje e jeremi, do ta kuptojmë se jemi në një situatë alarmuse. Më së pari duhet të riorganizohemi politikisht. Nuk do të merremi me ngjyrat “Kuq e Zi”, por në kuptimin tjetër ndërkombëtar.

Deri më tani, askush nuk ua ka thënë këtë çështje. Mjaft më me orginizimet e gabuara, deri më sot. Duhet të bëhemi një forcë politike dhe jo të jemi të alivanosur; të mos jemi jashtë skenës, por plotësisht të zgjuar. Arena ndërkombëtare është e hapur, por vlerat tona i tregon diplomacia. Aty kemi mjaft për të mësuar.

Atëherë i tregojmë edhe botës se jemi të denjë të jemi të bashkuar. Kjo gjë, do të jetë e mundur që bëhet ngadalë, duke e ndërtuar dhe përdorur diplomacinë…

 

 

 

[1] Shikoni punimet e mia në http://www.brahimavdyli.com, veçanërisht “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, Nënpjesët: “Parafjalë në lidhje me punën dhe kulturën studimore”, Nënpjesa 11, Pjesa e VI; dhe “Konkret në Greqi për kualifikimin si racë, komb e kombësi”, Nënpjesa 14, Pjesa e VII.

[2] Libri im, “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, “Brezi`81”, Prishtinë 2011.

[3] Shikoni të gjitha punimet e mia, në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch, veçanërisht ato në lidhje me fetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s