Poezi nga Ramije Ajdini

 

Ramije Ajdini

Poezi nga  Ramije Ajdini

 

 

 

PËRFLAKJE KUJTESE

 

si rreze dielli, më rrëshqasin fytyrës ledhatimet

me pëllëmbën e kujdesit

ku përvidhem unë

të shpalojë vellon e skuqjes, të dashurisë

që i varrosa

me ngjyrat e hidhërimit, për inat të lumturisë

 

mu si kësaj nate, më kujtohet se të thashë

më thuaj

pse digjet nuri yt, mbi hidhërimin tim

pse s’më dhe pakë kohë, pse nuk pate durim

ti, që më thoshe, ku je drita e shpirtit tim

a nuk munde dot, të më mbaje nën përqafim

e di, tek unë banon fajësia, si tek ti mos guximi

mua më inatosi droja, ty të verboi xhelozia

me dashurinë tonë, e lamë të luaj hidhërimi

sonte pyes veten pse, për mua dhe për ty

nuk mbet një shteg, në lulishten dashuri

që të lumturohemi edhe pak, si kur ishim të rijë

 

 

 

EJA, MOS HARRO…

 

Rrugëve

Si dikur të dashuruar

Ndjej hapin tënd, duke më ndjekur nga pas

E lehtë si puhiza

Puthja mi prek buzët

E duart m’i ledhatojnë bishtat, derdhur pas shpine

Ecjen e bëjë ngadalë, të kthej kujtesën e të qortoj veten

Se zemra më prek tej gjakut, për gabimin që e vizatuam

Mes fushës së dashurisë, për një fjalë goje

Ti me ikjen andej e unë me mbetjen këndej, u harruam

Po,

U harruam sikur kurrë nuk u dashuruam, nuk u lumturuam

Ndaj ndaloj mes rrugës, të kërkoj të të them të dua

Shtrirë dorën për pajtim

Të mbyllim plagën që dhimbje na pikon, si ty dhe mua

Eja mos harro, eja se dhe ti me do aq sa unë të dua.

 

 

 

Zana Shotë e Maleve

 

Dua te shkruaj,fjale,qe blerohen,

nga era e barit te njome ne shpate.

te fluturoj si zanat dhe Shota e maleve,

bashke me dallandyshet,ne pranvere

dhe folete ,ti bej ,nen hajate !

Ti kem prane te gjithe,te vegjel dhe te medhenj.

Driten,do t’ua jap,nga drita e rrufese,

yllin do ta mbaj ,mbi shpine !

Do ti lutem nje mikut tim poet,

ti ndrydhoj ngjyrat ylberit ,

Mengjeseve,agimet,me te bardha te vine.

Flladi i mengjesit,te shperndaj profum lulesh,mbi fytyra foshnjesh,

qe pa lindur,halle mbajne mbi shpine !

Zana ne Shote nuk kethehet prapa .

Edhe te vdekura ,mes jush do te mbijne !

 

 

 

TI QË NUK MI PRITE LOTËT E GËZIMIT

 

Ti

Që me bëre të veshëm prej lëkurës

Që e ruaja për shtat

E dijë

Ke lotuar, po, po…

Ke dredhë lot

Ke krijuar proçka vaji

Ke derdhë lot hakmarrjeje

Deri te buzët

Që kishin frikë nga puthjet

E gëzimit, që lulëzonin nën buzët e mia

Ti

Që ikja të mbet shpresë

Për të vrarë guximin tim me shikimet dashuri

Për të shteruar buzëqeshjen e pritur ndër mote

Që e qëndisa me ngjyrat e lumturisë marr nga ëndrrat

Për një lindje

Që donte t’i ruante kujtimet e mia, hidhërimet tua

Nën djepin e lehonës, pranverës së buzëqeshur

Ti

Që nuk prite

Të mi shikosh lotët e gëzimit, nga lindja që ma le kujtim

 

 

 

E DI

 

Lëmshe më janë

Mendimet…

A thua diku gabova?

Edi !

Fajtore jam për bindjet e ngjyrosura me humbje

Me ç’ngjason tani fajësia ime !?

Mbi kapakë të syve

Më rrahin kambanat e vetmisë

Në qiellin tim të erës

Larmët e mëdha në shpirtin e plagosur

Ecin rënd e rënd përtej vdekjeje

Efshoj nga dhembjet

Oh !

Ku je ti engjëll i mëshirës sime !

Ti ?

Që me heshtje

M’i shkatërrove ëndrrat

Heu !

Ti fajtor i që lejon vdekja të mi kafshoj ëndrrat

Për fajësinë time

Që ma ruan zemra.

 

 

 

VDES PËR KËTE TOKË!

 

Unë vdes për këtë tokë…

Të mbytur me lot!

 

Vdes si burrëreshë!

Duke qesh’.

 

Me flamurin që ma zbardh fytyrën,

Në Trojet e mia e shoh pasqyrën!

 

Kjo është sakrificë jetike…

Për Dheun e Shqipërisë Etnike!

 

 

 

FUNDI – ZGJIDHJA E FILLIMIT…

 

Ballkan, o varri ynë prej shekujsh!

Që ende shtyp me dhunë …

Mbylle varrin, se shekulli është në mbarim!

Apo shekulli XX, do të marrë nam e lavdi?!

Mu si në fillimin e gabuar…

Zjarrit të Ballkanit i druaj!

Se po të kallet una e shpirtit?!…

Atëherë kot ngrit kështjella të djegura, e ti e plakur,

E arkivin do ta mbushësh me tragjedi kohësh trishtuese!

Ku pendimi dhe pikëllimi njerëzor ndëshkohen…

Evropë, hap dyert e reja të truallsisë!

Se akulli i gurtë i fortesës, shkrihet e tretet…

Duke shtruar rrugë të gjatë të historisë,

Për t’shkruar akt me shkronja të gjakut arbëror,

Se nata ende pikon hidhësi lotësh me ndarje…

Ku mund të ngritësh shtatoren me mburrje!

Por, kujdes, se varri i Ballkanit,

Varros fate kombesh që flenë të zgjuar!

Ku fillimi i gabuar, të jetë fundi i bashkuar…

 

 

 

NËNË, TI ECË NGADALË…

 

Largësia jonë derdhet prush kah bregu i shpresave,

Vuajtja jonë s’është sëmundje e as zhgjëndërr…

Ushtimën e dhembjes kërkova ta zbus me lot e lule.

Po, po nënë!

Burimin e etjes ti ndër sy e ruan me dashurinë e pashtershme,

Duke kallur kandilin, që më jep forcë e besim!

Se zjarri yt e përflak mallin…

Nëse sonte çdo gjë digjet në shpirtin e durimit?!…

Është rropama e vargut tim!

Ngarend e para në përqafim shekullor…

Nënë e përvuajtur, ende digjesh si pishë,

E shekullit në mbarim, ngjitja një shtojcë fjale malësore,

Se sherrin e paska më të gjatë, se fatin e vdekjes…

Nënë!

Me dritën e kandilit prapa shpinës së harruar,

Mbyll shpellën, ku shtrydhen eshtra!

Që sheshin e dhembjes ta stolis për ty,

Për t’u marrë erë luleve të gjakut tonë!

Nënë!

Qëndis e thur kurorë përkrahjeje për shekullin në mbarim,

Që zjarri i bashkimit rritë e reshtë këngën time!

E Ti, trazoja vendin rrasës së zezë, ku ndan guri,

Le të kullojë malli ynë i përflakshëm,

Ani se fryjnë stuhitë e moçme…

Ti ec ngadalë rrugës drejt diellit tonë,

Duke përkundur djepin e ëndrrave të bardha shekullore…

Se i rrite yjet e lavdisë!

Nënë e Madhe!

Ngarkuar mbi shpinë me yjet e vatanit,

Nënë, ti ecë ngadalë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s