Mbi librin e Walter Zhelaznit, botuar bga UET Press : “LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore” / Nga Bardhyl Selimi

Mbi librin e Walter Zhelaznit, botuar bga UET Press : 

 

 “LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës

dhe të politikës gjuhësore”

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

 

Monografia që po paraqitet sot i ka dhënë titullin “Profesor” z/ Walter Zhelazny, lektor në Universitetin e Bjalistokut, Poloni, pak kohë më parë. Ndonëse Esperanto dhe krijuesi i saj, Luigj Zamenhof, është fjala që lakohet më shumë në të, vlera e këtij botimi në shqip nga UET përcaktohet nga moria e çështjeve të shumta interlinguistike, sociologjike dhe të politikës gjuhësore që trajtohen në të.

Esperanto mbushi më 26 korrik të këtij viti, 128 vjet që kurse u bë e njohur për publikun evropian, ndërsa në Shqipëri të paktën 108 vjet, që me At Lazër Shantojën e shumë ndjekës të tjerë si vëllezërit Wilhelm dhe Mikel Koliqi, Cuk Simoni, Janko Pali, Ҫefo Fico, po të përmëndim brezin e parë të shekullit të kaluar.

Shqipëria e pavarur, vetëm dy vjet pasi u pranua në Lidhjen e Kombeve, e mbështeti zyrtarisht futjen e saj në shkollat fillore, ndonëse vetoja e Francës, atëhere e fuqishme, e pengoi këtë projekt të rëndësishëm, për të cilin përpjekjet nuk rreshtin edhe sot. Përse? Sepse, për shkak të thjeshtësisë, rregullisisë, asnjanësisë, qartësisë fonetike, Esperanto mund të ishte një gjuhë – urë për mësimin më shpejt dhe më qendrueshëm të gjuhëve të tjera kombëtare, për të cilat dihet se edhe në vendin tonë ka shumë vështirësi. Nxënësit dhe studentët shpenzojnë vite të tëra energji dhe kohë pa arritur një zotërim masiv të kënaqshëm të gjuhëve të tjera si anglishtja, gjermanishtja, frëngjishtja, spanjishtja, italishtja etj që jepen edhe në shkollat tona.

Por Esperanto lindi bashkë me synimin human të krijuesit të saj për të siguruar një shoqëri më demokratike, pa konflikte etnike dhe shtetërore.

Luigj Zamenhofi ishte me kombësi hebre, prandaj krahas dëshirës për të siguruar një komunikim demokratik dhe të lehtë ndërmjet kombeve, synonte edhe një zgjidhje përfundimtare pozitive të çështjes hebreje.

Idetë e tij politike përfshinin krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës shumë kohë përpara se kjo ide të merrte formë me Traktatin e Romës të vitit 1956.

Ai frymëzoi edhe politikat gjuhësore më të përshtatshme në shtete të veçanta, sidomos ndaj pakicave kombëtare. Autori i librit ndalet posaçërisht në qendrimet lidhur me këtë problem, në ish Bashkimin Sovjetik, në Turqi, në Norvegji, Indonezi etj.

George Orwell, autori i “Vitit 1984”, është njohur vetë më Esperanton në vitet 30 dhe e ka shfrytëzuar atë për gjuhën “Newspeak” të përdorur nga personazhet e tij.

Me shumë rëndësi është trajtimi i drejtësisë gjuhësore, i pabarazisë në këtë fushë, qoftë edhe brenda Bashkimit Evropian që ka nevojë për një gjuhë zyrtare, pasi është konfiguruar politikisht dhe përdor kryesisht një monedhë të vetme- euron. Shtrohet problemi djegës: a duhet të jetë kjo gjuhë zyrtare njera nga gjuhët kombëtare të shteteve antare, apo një gjuhë artificiale por funksionale si Esperanto? Lidhur më këtë, zoti Zhelazny shpreh pikëpamjen e tij, pasi evidenton përparësitë e Esperantos dhe dukuri të ndryshme të kulturës së Esperantos.

Njëkohësisht ai përshkruan zhvillimet kryesore në gjirin e bashkësisë së esperantistëve dhe jehonën që Esperanto ka gjetë tashmë në shumë organizata sociale dhe fetare në botë.

Padyshim, botimi i këtij libri është një ndihmesë e vyer edhe për një kuptim më të mirë të vlerës së Esperantos nga publiku shqiptar që, për traditë, është i prirë ndaj të resë përparimtare.

 

18 nëntor, 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s