O Salome e Bjeshkëve të Nëmura ! / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Qyteti im ” i poetit Skënder Braka

Skender Braka

 

Poezi nga Skënder Braka

 

( Shkëputur nga vëllimi poetik  ” Qyteti im ”  ) 

 

 

 

O Salome e Bjeshkëve të Nëmura !

 

O Më e bukura e luleve prej Bjeshkëve të Nëmura !

Harlisur pyjeve të virgjër e luginave të hendekshme .

Mbirë në zëmrën prej nga ku askush s’mund të shkuli.

Shtojzovalle tundur djepit të këngëve të pavdekshme.

 

Buron prej dlirësis tënde  flakërima e gjelbërimit.

Nga fryma jote gjallohet vallja e shpatarit, fluturimi.

Rilind fjongua e bardhë, si kurorë e ditës së kremte.

Tokës i blatohesh me tërë pavdekshmërin e shpirtit.

 

E ç’mishëruar mes demonësh djeg lutjet e mëshirimit.

Në tempullin e argjënt ndez ngjyrat e ujit të kaltëryer.

Syri yt refleks i vatrës së përgjakur, kupa e kungimit.

Mëndafshi i ditëve dhe gjembaçi kockor i trendafilit.

 

O Solome,ledhatuar prej freskisë ëmbëlake të zefirit.

Ma ngrite çmëndurinë përtej kufijëve të marrëzisë.

Ti je më e fortë se Lisi i madh i pyllit të Eduinstout.

Ti je më e bukur se kopshtet e varuara të Babilionisë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s