Poezi nga Ermira Ifandi

Ermira ifandi

 

Poezi nga Ermira Ifandi

 

 

 

Nuk mjafton…

 

Nuk mjafton

…vetëm të duash

duhet edhe të guxosh

Të falesh shpirtin e të ndiesh

kur të prekin, kur frymojnë .

 

Nuk mjafton

…vetëm të shkruash

duhet edhe të mendosh

epiteti, ngrys fytyrën

poezia, pa lindur  vdes .

 

Nuk mjafton

…vetëm të shprehesh

duhet art, dashuri

mos u lodh , mos u thinj,

jo të gjithë , lindin poetë !!!

 

 

 

PËR TY

 

Si një mëngjes plot dritë ,

dashuruar

po me duket vetja.

Sot një flutur më puthi mendimet

dhe nëpër degët e pemëve një melodi

njëjtë me buzëqeshjen e zërit tend.

Qielli më pëshpëriti një këngë dashurie, të hershme dhe

……. Dita u mbështoll vargut tim !

 

 

 

MALLI IM

 

Si çdo natë edhe sonte po të shkruaj

Jo me laps , as mbi letër !

Me një gjethe vjeshtë në krahët e erës

dhe një buzëqeshje në sytë e ndjenjës !

Malli im , sot është e premtja jote

(ti nuk je)

Të ndiej përmes heshtjes !

…dhe fort mbështjell tingujt ngjyryes të jetes !!!

 

 

 

***

 

Në lakuriqësinë e pemëve

Nëntori ka fshehur buzëqeshjen

Dhe mallin për ty në dritën e hënës !!!

 

 

 

***

 

Nuk e di nëse buzëqeshjes i duhet frikë

As nëse dashurisë i duhen sy , por …

Ndiej se vetë koha është mykur terësisht !!!

 

 

 

Hesht ?!

 

E ç’ është heshtja ?

Asgjë dhe flori !

Flet ?!

 

E ç’ është fjala ?

Jetë dhe vdekje !

Qesh ? !

 

E ç’ është e qeshura ?

Shpresë dhe dashuri !

Këndon ?!

 

E ç’ është kënga ?

Mall dhe përjetesi !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s