Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

 

THJESHTËSIA ËSHTË

 

Thjeshtësia është të shihni shpirtin tim
të zhveshur nga kufinjtë që i vuri nëna ime
me fjalën ‘turp’…
Thjeshtësia është të shihni mendimet e mia
pa gardhet që i vuri babai im
me fjalën ‘gabim’…
Thjeshtësia është te shihni energjine time
të zhveshur nga kufizimet që i vuri vëllai im
me fjalën ‘kujdes’…
Thjeshtësia është të shihni aftësite e mia
pa pengesat që i vuri bashkëshorti im me fjalët
‘mos beso kollaj’…
Thjeshtësia është të shihni zjarrin tim
pa frikë e motrave të mia
që pyesin ‘vërtetë’…
Thjeshtësia është të lexoni poezite e mia
pa shkopinjtë nën rrota të bijave të mia
me fjalën ‘a vlen’…

Unë thjeshtë nuk kam turp
të shoh shpirtin tim nudo…

 

 

 

DHEMB

 

Hëna e lugët, e zbehtë
si një copëz e vogël, e trishtë
si një fetë e hollë limoni
mbi një gotë të qelqtë, të brishtë…

Kafshova buzët
kur e piva nga kupa e qiellit tënd
si një puthje e munguar sonte
që bymen t kuqen, e dhemb.

 

 

 

MOS MË PREMTO PËR NESËR

(1992)

 

Mos më premto për nesër
Si do të jesh nuk ka pikë rëndësie
Dua sot të mi mbushësh hapësirat e zemrës
Me dhimbje, rrahje, mornica dashurie…

Mos më premto për nesër, e nesërmja është larg
Gjer nesër, shumë gjëra ndryshojnë formë, shije
Dua sot të prehem, pa mendim, pa cak
Lehtësisht, butësisht, krejt pa vetëdije…

Mos me premto për nesër
Thjeshtë me krahët e fortë më shtrëngo
Dhe s’ka më të kaluar, të sotme, të ardhme
S’është më nevoja të lutesh: beso
Mos më premto për nesër, mos më premto…!!!

 

 

 

NE NUK E DIMË

 

Ne nuk e dimë
Ç’vjen pas një puthje,
Pas një shtrëngimi,
Ndoshta vjen vdekja e ëmbël…
A ndoshta harrimi!

Ne nuk e dimë
Ç’vjen pas fjalëve flakë
Të thëna mekur magji premtimi,
Ndoshta vdekja e ëmbël…
Ndoshta harrimi!

Ne vërtetë nuk e dimë
Ç’do të ndodhë me këtë histori bukurie
Me këtë prekje perëndie…
Dridhje dëshirimi…

Ndoshta vdekja e ëmbël…
Ndoshta harrimi!!!

 

 

 

DIÇKA PËR FJALËT

 

Fjalet eren prekin me buze
tek hapen qiellit pa u artikuluar ende
Fjalet dalin vetiu prej lekure te ndritshme;
pse fjalet nuk dine te fshihen pas rrobave
as te perdridhen nen fustane mendafshi
nuk dine c’eshte e verteta qe nuk thuhet…

Fjalet jane shpuze qe shuhet ne liqene sysh
rrufe qe shkrepin ne dite pravere te kalter
mermerima gjethesh poshte petaleve te blirit
krahe zogjsh qe thyhen ernave qe fryjne larg
dridhje te lageta qerpikesh qe me kot puliten
ndjesi qe levrijne me limfen nen lekure…

Fjalet jane çeshtje neuronesh qe kane emer
Ndaj me mire mos thuhen, kur jane pa zemer…

 

One thought on “Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

  1. Poezia eshta kandili plot vaj ku flaka ndez flaken.
    Poezia eshte shpirti ne rrugetim e qe s’ndal
    Poezia eshte vete jeta…
    Mahnitese Bardha me vargjet e shkruara,,,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s