Poezi nga Festim Liti

Festim

Poezi nga Festim Liti

 

 

EVA

 

Kurrë nuk shëtitëm doreëpërdorë lëndinave,

Asnjëherë nuk shijuam lindje e perëndime diejsh,

Një herë të vetme nuk këmbyem puthje bashkë,

Edhe emrin, kurrë s’ta mësova.

Me këtë fjale-thirrje,

sa njerzimi të lashtë,

Une të pagëzova

Eva!

Nëpër mesnata të zjarrta,

miljona herë u takuam,

Pa masë,

nëpër mirazhe ëndrrash të bardha,

Frymët i bashkuam…..

Megjithëse nuk ishe askund në jetë,

Një mollë përjetësisht e ndaluar,

Marrëzisht të desha,

Se dashuria,

veç nëpër ënderra, është e pastër,

E vërtetë!

 

 

 

PO VINË VAMPIRËT

 

Ja, miku im!

Nga ato rrëpira të shpirtit djallëzor,

Zbritën të frikshëm ata,

kusarët me çizme gjer në gju.

Gjëma nuk po ndodh para Krishtit,

Në ditët tona të trishta

gjallon kjo hata….

 

I mblodhën të gjithe yjet e qiellit tim,

ne ca hejbe të qelbura ngjyrë gjaku.

Pastaj vranë diellin.

Asnjë rreze nuk lanë për be,

i prenë si me kosorë,

As pakëz drite nuk lanë,

të ndriçonim ritet mortore…….

 

Shpresa baret e lodhur, e plagosur,

nëpër rrugicat e errëta,

Dhe vrasësit, lypësit e kurvat, u shtuan në lagje,

Krimi hedh valle,

mbi drithërimat e lotit që pikon mbi magje,

duke mbrujtur atë grusht mielli,

për një kafshatë buke ndër konaqe…..

 

Eh, jeta jonë,

jetë paralele tragjike.

S’e di pse më trokiti në memorje,

në këto çaste fatale,

Guinpleni i përçudnuar,

përjetësisht për të qeshur i dënuar,

Dhe “Dea” me bukurinë dhe verbërinë hyjnore,

e strukur në qelinë e errësirës,

Patën fuqine për tu dashuruar…

 

 

 

NXITOJ NËPËR MJEGULL 

 

Si një somnabul,

Vrapoj mes mjegullës së dendur,

S’ i shoh më udhët, vitrinat, shtëpitë.

Përflakja e diellit diku u rrëzua,

U thye harku i hënës nëpër moçalishte,

Me vjen nga pas veç një disk i shuar,

Si mbeturina motivesh vetmie.

Harrova Dostojevskin, Eseninin çamarrok,

Stendalin, Ricosin, Hygone zemërak.

Nuk kam kohë të merrem tani me ta,

Madje, me Dritërone e Kadarene s’e ktheva një gotë.

U treta në harresë,

U treta në vetmi…

Hamall punoj ne portin e ëndrrave,

Nëpër zbardhje mëngjesesh, i nxituar,

Mbledh diej, mbledh këngë, mbledh shpresë…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s