Poezi nga Pjerin Ndreka

pjerin

 

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

 

MA FAL GAZIN

 

A po ma fale gazin tànd,Kristel,

e ta strukun gjyshi n’parzem

se kur t’rritesh edhe pak,

tesh e gjen ner rreshta.

Gazi jot del prej sysh

e zhdavarit qiellen.

Nji yll à shtànge n’horizont

tu’ ia ndì melodine

e u bà berthàma e synit tànd.

Qiella sod

ka ngjyren e syve tuej

e dielli ti ka la kaçurrelat me ar.

Ma fal gazin,Kristel,

se po ta hane zogjt

e veç kur ta ndìsh kànge.

 

 

 

GJURMET E BABES

 

Kam ra nji here neper kallm

me sy mbylle,

tu kerkue driten me dore.

Gjurmt tueja,babe,

flake qiri

n’mjedis t’tèrrit.

Ner ‘to

m’rrin kàmba lirshem,

po hapin e mas me hapin tànd.

E at’here m’beditet

drita ne sy.

 

 

 

BAJAME

 

Merzitet ushtari i shkrete,i vetem n’vendroje;

buza i àsht rreshke e fyti tha.

-Kputja dy kokrra,Bajame,n’njat’ dardhe.

-Coja moj bije ‘i pike tàmel ta zbusin at goje

se vera à e xete e dielli djeg pa prà.

Bajame ,moj kjosh e bardhe.

Bajame,me gushen me quke e flokun bojgrùni,

e me dy dardha tu’ u pjeke ne gji,

hajde n’Gryksh e mos shko sod me shoqet ne Sheze.

Po mue n’Cengelaj kush dreqin me prùni

me dardha kurre mos me u ngì.

Bajame,ti shpirtin ma ke ndeze.

Veç gure e dhe t’kuq bjen Shkumbini

e ndoj pème t’shkulun katundesh si njier’ i mbytun,

po peshk nuk shef kurrkùnd.

Poshte qytetit tem,Bajame,kalon Drini;

Ujt qelibar te fton me u zhytun

qefull e mlysh me i kape me dore ne fùnd.

 

 

 

VARG I TREMBUN

 

Vargu èm àsht i trembun

si vjollca e pare ne ferre.

Dron edhe me thàne “Une erdha”;

mendon se e shikjojne t’tjert shtrèmbt.

Nis rrokjet e fjalt perpara

me msue pse dielli à kaq i serte.

Mà n’fund i dha vedit e doli

-Dielli paste punen e vet;

mjafton t’mos e shikjosh drejt e n’sy.

 

 

 

TI S’ISHE MJELLME

 

Te pata thàne se nuk àsht loder

ajo çka ndijsha une per ty,

e kur te vijshe ti ne Shkoder,

nalt ne tribune t’hidhshe nji sy.

Se une kur erdha n’Pogradec

te shpia e bardhe midis lulesh.

t’bàna me dite me guralec

e shume te prita sa te ulesh.

S’mund ta shutosh ndjenjen keshtu

sikur se topin ne volej.

I leshoj syte ne syte e tu

e ti i hjedh andej kendej.

A te kujtohet ç’te tha Lasgushi?

-Ku e psonise ket’ çapken,

moj mjellme e embel me syte si rrushi?!

Do gjendesh mire ne at’ liqen.

Ti s’ishe mjellme,po dallendyshe,

S’mund ta kaloje n’nji vend motin.

Pranova,i shkreti,s’mund bàna ndryshe,

nji here ne vjet t’ma thajshe lodin.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s