POEZI NGA TONE DEDA / Shkëputur nga Vëllimi Poetik”PËRSHËNDETJE’’

10400812_794952043910164_57297340569618076_n

 

POEZI NGA TONE DEDA

 

( Shkëputur  nga Vëllimi Poetik”PËRSHËNDETJE’’ )

 

 

 

DUKE TË PRITUR

 

Nën strehë qëndrova duke të pritur ty,

Në shi qëndrova u laga për ty,

U ula në stol duke të pritur ty,

thura një triko vetëm për ty,

Dola në kopësht duke të pritur ty,

Thura një kurorë me lule vetëm për ty,

Dola në udhë duke të pritur ty,

Thura një poezi vetëm për ty,

Lëndova zemrën duke të pritur ty,

Po ku ishe ti, ku ishe?….

 

 

 

S’ TË HARROJ

 

S’të harroj

Derisa tik-taket të lëvrojnë në heshtje.

Derisa zemra të pushojë pa shkak,

Derisa gjaku të ngrihet nëpër deje,

Derisa shpirti të bëhet farmak.

 

S’ të harroj

Derisa lulet të shkundin kurorën,

Derisa bari të thahet,

Derisa të shteret deti,

Derisa të transplantohet dielli.

 

S’ të harroj

Derisa Toka të ndërrojë jetë,

Derisa të heshtin Perënditë

Derisa shpirtërat të mos bërtasin,

Derisa qiejt të bëhen flakë e hi.

 

 

 

ALFABETI YNË

 

Ah sikur të qëndis

mbi faqet e mia

një udhë të pafundme,

shkronjash të argjendëta.

Vetëm tridhjete e gjashtë , do ti qëndisja

me penj të kuq,

të ngjyer në gjakun e Naimit,

Që dhe komshinjtë, të ma kenë lakmi ,

për modelin që kam…

 

 

 

NJË PORTRET

 

Portretet tuaja të brishta,

tashmë janë thyer para syve të mi.

U zhdukën papritur si fantazmat.

Imazhet u shkrinë në lotët e ndjenjave,

ndoshta dhe më bënë të qaj,

Por askush s’më ka faj,

sepse nga dora me ranë.

Vetëm portreti yt, më buzëqesh,

Dhe mua më bën të qesh…

 

 

 

RRI ME QIELLIN

 

O Zot falmë një copëz qiell,

edhe unë diku të rri,

në cep të qiellit dua të mbështetem,

Të shkruaj një poezi.

Në fytyrën e zbehtë të qiellit,

heq vetullat mjegulla,

e pastaj qerpikët e gjata të reve ,

shkundin supet e lagura,

e nga sytë e shkruar të ylberit

burojnë piklat e shiut

që kane zënë vend në Detin e kripur.

Në floket e valëve,

shkrepin rrezet tinzare të diellit,

që fshihen nën fjongon e bardhë të kripës,

dhe mundohen sadopak,

të mos ja thyejnë pasqyrën qiellit.

Qiellit i fala poezinë…

 

 

 

PËRSE?

 

Përse ti vrapon?

Rrugicave të ëndrrave të mia,

dhe nuk më thua?

Që unë të jem

ëndrra në mes t’natës ,

Në netët e tua!!!

 

 

 

BUZËMBRËMJE MISTER!

 

Ç’farë të bëj me muzgun,

që ra përmbys mbi mua,

e buzëmbrëmjen e lashë në mes…

Shpirtëra që rendin pas meje

e diçka më lypin.

Shpirtëra që kerkojnë pafajsinë…

Unë lutem…

që t’ ua  fsheh mëkatësinë ,

por lutjet e mia nuk mjaftojnë

duhen dhe faljet!

E buzëmbremja mbeti mister!…

 

 

 

JU PËRSHËNDES

 

Jeni ju që u pagëzuat ,

me emra të ndryshem,

qe ju pershendes.

Jeni ju krijesa të paçmuara

që flisni me Perëndinë.

Jeni ju qe zbritët në çast

para meje dhe më zgjuat,

Jeni ju që doni

të më vrisni imagjinatën.

Jeni ju o njerez

që vetem për ju mendoj.

Ju përshëndes…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s