Poezi nga Xhavit Gasa

Xhavit Gasa

 

Poezi nga Xhavit Gasa

 

 

GJUHA E ZOGJVE

 

Mësojeni,
O njerëz.
Gjuhën e zogjve,
Dhe këngën e tyre,
Është e gjithë popujve,
Është kënga e gjithë,
………………………dashurive……

 

 

 

DRITË

 

Gojë që mërmërisin nëpër dhëmbë,
harqe mëkatarë shigjetat hedhin,
tufë korbash fluturojnë nëpër qiell,
rrejta merimange i vërviten diellit.

Në pyje lepujt kërkojnë për një strehë,
lisat nga frika e sopatave dridhen
rrugëve pa semaforë patrullojnë qent
pëllumba që fluturojnë e kërkojnë dritë…

Hijet e frikës,
se vrasin dot,
rrezen e dritës….

 

 

 

ZEMRIMI

 

Po të duash ti tërbohu dhe bërtit,
mallkomë sa të duash moj penë,
unë do shkruaj vjersha përsëri,
të zemrohem s’e kam ndër mend.

Se unë i kam thënë plaç zemrimit,
nga shpirti im ja kam shkul rrënjët,
zemrohet bjeshka thahet uji burimit,
zemrohet dielli lulet petale nuk çelin..

 

 

 

PLANET DHE BOTË

 

Planeti është e rrumbullakët,
bota që jetojmë nuk është sheshtë,
mbushur me lindje, rritje, plakje,
stinë, pemë me fruta, me dhe pa gjethe.

Male të larta duan të prekin qiellin
detra plot dallgë sulen shkëmbejve,
barbarë që vetem dinë vdekje mbjellin,
bota ndërtohet e shkatrohet prej njerzve!!

 

 

 

DEGËT E FERRËS

 

Po rriten degët e ferrës,
kështu do të ndodhte,
bujku nuk ja shkuli rrënjët,
kur në fund-dimër punoj tokën!

Nuk dihet pse nuk ja shkuli,
ferrës bujku të gjitha rrënjët,
mbase i lodhur prej punës,
apo duart plagosur nga gjembat..

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s