A është Edi Rama piktor eksibicionist !? / Nga Erget Cenolli

A është Edi Rama piktor eksibicionist !?

 

 

erget cenolli

Nga Erget Cenolli

 

 

Të gjthë kanë vënë re se Edi Rama kudo që shkon nëpër botë ndër takimet shtetërore, nuk harron të mbartë me vete edhe një tufë punimesh të tij, të cilat i shfaq kudo që kryen këto takime. Këtë gjë e kemi parë në disa vende , së fudni edhe në Turqi.
Prej zotit Rama këto pikturime janë interpretuar si impresione të çastit, gjatë punës si kryebashkiak i Tiranës, gjatë mbledhjeve në Kryeministri apo gjatë punimeve të Parlamentit.
Duke vërejtur me kujdes këto pikturime, unë mednoj se nuk janë thjesht mendime të hedhura kalimthi, por punime me një strategji të përcaktuar mirë. Duke vërejtur edhe disa foto nudist të kryeministrit bërë kohë më parë, në periudhën e emigrimit francez, arrij në përfundimin se ai është një eksibicionist- kubist. Pra, në pikturat e tij, janë pasqyruar të kubuara organet gjenitale të njeriut. Kubimi në vetvete përmbledh gjashtë procese:
Pershkrim
Krahasim
Shoqërim
Analizë
Zbatim
Argumentim
Shihet qartë që artisti Rama i zbërthen me ngjyra të gjalla idetë e tij eksibicioniste, duke i përmbledhur në të gjashtë hapat që përmenda.
Pozicioni i tij, sidomos në Parlament, i jep dorë të meditojë , të punojë dhe ripunojë disa herë veprat e veta, pasi duke qene pas foltores të sallës së Kuvendit, ka përparësinë të ndjekë, x-in apo y-silonin kur flet, ta përfytyrojë atë dhe pastaj të fillojë të punojë mbi një vepër të caktuar. Besoj se edhe vartësit që ka në krah mundet t’i japin ndonjë mendim të vlefshëm rreth pasqyrimit të eksibicionist të realitetit. P.sh. zoti Peleshi i cili është i apasionuar pas pikturës mendoj se i ka bërë vërejtje të vlefshme në fazën e parë të realizimit të punimit.
Eksibicionizmi është një veprimtari shumë e lashtë, ai përmendet prej Herodotit rreth 2500 vite më parë; në Mesjetë eksibicionizmi u verifikua për herë të parë në Venecia nga Komisioni Kundër Blasfemive, ndërsa mjeku francez Charles Lasègue, në vitin 1987 e klasifikoi si sëmundje psiqike.
Sot eksibicionizmi është i përhapur në botë, sidomos në atë të qytetëruar, por mendoj se, një piktor që po e trajton eksibicionizmin ekskluzivisht në artin bashkëkohor është vetëm Edi Rama. Në vitet dhe shekujt që vijnë kritika botërore, jam i sigurt, që do t’ia njohë për meritë patentën e kësaj rryme.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s