Jeta Vojkollari, shëmbëlltyrë e intelektualitetit dhe imazhit grua shqiptare sot në botë. / Nga : Agron Shele

jeta face #1

 

Jeta Vojkollari, shëmbëlltyrë e intelektualitetit dhe imazhit grua shqiptare sot në botë. 

 

 

Nga : Agron Shele

 

 

Inteligjenca dhe kultura që përcjell individi  shpesh ndërlidhet me vullnetin dhe dëshirën për ta universalizuar atë, për ta bërë pjesë të integrimit të diversiteteve të ndryshme dhe në këtë kontekst përmasa dhe dimesioni interkulturor, jo vetëm që e identifiokon, por e bën pjesë të padashme të njw kulture shumë më të gjerë bashkohore.

 

jeta Vojkollari

 

Nën këtë frymë dhe temp vjen dhe shkrimtarja Jeta Vojkollari, e cila falë integritetit të lartë krijues ka mundësuar që nëpërmjet veprës së saj letrare, romanit “ Djalli që pagova për këshillë “ (The Devil I Paid for Advice ) apo intervistave të ndryshme të shumë autorëve vendas dhe kanadezë, të realizojë ndërthurjen e letërsisë dhe kulturës shqiptare, por dhe përnjohjen e saj në Kanada dhe më gjerë. Romani saj tashmë i njohur në të dy mjediset kulturore,  si dhe dorëshkrimet kryesisht në fushën e prozës sjellin realitetet e grishta të Shqipërisë, mjedisin jetësor atje, si dhe përpjekjen e vazhdueshme të vendit të saj  për integritet më të lartë shoqëror dhe konsolidimi vlerash, larg ç’ do lloj  shablloni  apo modeli përshkus, por  në formën e mesazhit të qartë, gjetjeve dhe zgjidhjeve që imponojnë modelin e ri që duhet të ndjekë shoqëria shqiptare për tu bërë më e hapur dhe më humane.

 

jeta 1

 

Pavarësisht vëmendjes së thellë ndaj problematikës së vendit që e përfaqëson ajo ka arritur të depërtojë edhe në kulturën e atdheut të dytë, vendit ku jeton dhe nga gjithë ky mjedis i madh dhe shëmbëlltyrë e shoqërive më të përparuara në botë, ka arritur  të percepetojë dhe të përafrojë me spektrin e këndvështrimit intelektual imazhin e ndërveprimit si njehësim dhe tërësi  të kulturës qytetare sot. Në intervistat e  shumta të dhënura në masmedie të ndryshme bie në sy dhe bëhet e dukshme aspirimi i përcjelljes së multietnitetit kulturor, si pjesë e angazhimit dhe globalizimit, si përgjegjësi për atë ç’ ka duhet të afrojë misioni i krijuesit në përsosjen dhe zhvillimin  e një kultrure që është përherë në lëvizje dhe zhvillim dhe për më tepër është shndërruar në pasqyrim,  panoramë dhe model i mentalitetit më të ri “grua”  në shoqërinë që ne jetojmë.

Jeta Vojkollari e endur sot mes dy botëve, të cilat kanë diskurse të mëdha konceptesh dhe zhvillimi, e endur mes dy dashurive, atë të atdheut të vet që prek dhe kulmon përherë horizontet e shpirtit të saj dhe atdheut të dytë që i ka afruar mundësi dhe shanse shumë më të mëdha, falë cilësive dhe inteligjencës që e karakterizon gjen gjithë hapësirat e duhura  pët të unifikuar dhe njehësuar mendimin e saj, si shprehishmëri  dhe mishërim i vlerave njerëzore dhe kulturore, për të sotmen dhe të nesërmen në të cilën duam të shkojmë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s