PËR TY ZOGU I TRETUR / Monolog nga Lulash Brigja

PËR TY ZOGU I TRETUR

 

 

Lulash brigja

Monolog  nga  Lulash Brigja 

 

 

Më ka ndodhur me qindra herë gjatë netëve pa gjumë, të bredh nëpër kujtime të shetis nëpër ëndrra duke te kërkuar ty O ‘’ Zogu i tretur,,.
Më ka ndollur të fle i zgjuar dhe të zgjohem i pa fjetur me një liber në dorë, ose me një laps të bej bilancin e këtij rituali që përseritet dhe nuk e kuptoj dot se ku mbaron ëndrra dhe ku fillon realiteti.
Mendja ime si një zog i tretur ne lëmshin e ngatërruar te kësaj bote , mërmëritë si të vetmen fjalë ,citon si të vetmin shqetësim, therret si të vetmen shprese vetëm ty o zogu i tretur.
I ndollur në udhëkryqin e kohërave në nje ditë vjeshte në prag të ndërrimit të stinëve i mbuluar nga vetmia jam ndaluar dhe diçka po meditoj. Shoh në kaltersinë e pazakontë të qiellit turma me zogj shtegtarë.
Zogj shtegtarë që kthehen nga vendet e mija.
Ikin nga ato bjeshkë ku krojet po shterrin prej merzise dhe mrizat po thahen prej vetmisë, ikin nga ato livalle nga ato hapsira ku dikur fluturoje ti o Zogu i tretur.
Ata po ikin se bashku me banoret e fundit te këtyre anëve ndoshta për tu kthyer përsëri , por se kur se di ..???

 

 

1511221_577290872340942_135438871_n

 

Në pranverat e mjegullta te fund shekullit që kaloj, nga vendet e mija të tjera turma udhëtonin drejt jugut dhe perëndimit. Me qindra djem nënash i lanë shtëpitë e tyre dhe iken.Iken nga dimri për të gjetur pranverë, iken për tu kthyer përsëri në pranverë,iken dhe ndoshta nuk do të kthehen asnjëherë.
Për nje gje kam qene dhe jam i sigutë ata janë zogu i tretur i mendjes time, ata jane zogj të tretur të vendit tim, ata janë cicerima e ëndërruar e pranverës që presim, ata iken,dikush në dimër e dikush në pranverë por kudo që kanë shkuar ata kanë vetëm një emër – Zogj të tretur.
Ata iken dhe unë jam i bindur se shumica do të kthehen ata do të jenë lulet e para në pranverën e vonuar të vendit tim , ata jane shpresa per nje jete ndryshe ketu.. ?? . Kanë kaluar shume vite , ka rrjedhur shume uje , kane fluturuar shumë ëndrra por … …?? .
Iku edhe një vit po vjen nje tjetër dhe unë jam njëri nga ata që e ndej mungesën tënde o Zog i tretur.
Të kërkoj në mëngjes ku pi kafe, të kërkoj në darkë kur ha bukë, të kërkoj gjatë javës në rrugët e zbrazura të qytetit, lutem për ty të dielën në kishë, përlotëm kur ti nuk vjen në raste vdekjesh përmadhohem kur nuk të shoh në dasma, mërzitem kur sjell në mëndje kujtimet e shkuara gëzohëm vetëm një herë, ………………………. kur takohëm me ty në ëndrra…?????
Sonte kam marrë një laps dhe dua të shkruaj për ty, për ty o zogu i tretur. Pena nuk është magjike, por do të doja me gjithë shpirt që kërto rreshta që shkruaj një ditë të vinin tek ti .
Kjo penë nuk është lapsi i Kadaresë që çdo faqe e shkruar kushton dollarë, nuk është leva e Arkimedit që mund të lëviz botën. Pena ime është lapsi i fukarasë i ngjyrosur me lotin e nënave shqiptare që presin djemt e tyre të kthehen nga kurbeti.

Lapsi im është i ngjyrosur me lotin e nuseve që kujtojnë vetëm ditën e dasmës. Lapsi im është i frymëzuar nga premtimet e shumta që mbajnë me shpresë vajzat e dashuruara , lapsi im eshtë shigjetë me mallkimet e nuseve te tradhtuara ..??. Lapsi im i pastërvitur , qe shetit në fushën e artit është si një fëmijë i vogël që shkruan fjalën babi e babin nuk e njeh……. Ah bote e poshter …??

Lapsi im kërkon të shkruaj për ty o Zogu i tretur, me gjallërinë e një fëmije, me dashurinë e një vajze,me bukurinë e një nuseje ,me mallin e një nëne ,me urtësinë e një plaku .
.Nga dritaret e internetit do të doja të bisedoj me të gjithë mërgimtarët do të doja të bisedoj në veçanti me ty që ke vite pa ardhur .por por ?? mos më thuaj se nuk i ke marrë ato të shkreta letra, mos më thuaj se je shumë i ngarkuar me punë……….

Njeriu nuk mund të presë të gjithë jetën për një dokument që quhet “Letër” por as nuk munde të fokusoje gjithë jetën e tij për disa letra të tjera që quhen “pare”.
Unë mendoj se jeta në themel të saj ka dhe duhet të ketë dashurinë, të jesh i bindur se dikujt këtu në Shqipëri i mungon dashuria jote.
Me gjith shpirtë do të doja të uroja ty o mërgimtar i burgosur, nuk marr guximin të pyes se si ndodhi por nuk ja dëshiroj fatin tënd e asnjë shqiptari të mërguar.

Ndihem pak si borxhli që nuk arrij të telefonoj rregullisht shokët mi por ndihem tepër i zhgënjyer kur në telefon ne skype më dalin familjet e tyre dhe unë nuk mund të komunikoj në gjuhën shqipe me ta.. ..???? Ah ne keto raste mbetem pa fjale.. Në këto raste me veten time bëj një monolog. – Jo, ti nuk je shoku im, ti nuk je zogu i tretur i vendit tim ti do të mbetesh një kujtim i trishtuar i mendjes time. . ..Mos :…Ju lutem mos… thirri pak mendjes. ?
O zogu i tretur në mëgrim , dua që ta kuptosh se edhe ne pa ju jemi si zogj të tretur. Po po zogj të tretur në vendin tonë. Ne dhe Ju jemi si dy copa dru në vatrën e zjarrit të vendlindjes që të veçuar shuhemi e të bashkuar ndizemi.
Ju lutem në emër të qindra e qindra familjarëve ejani nganjeherë ejani të paktën të festojmë së bashku që ta shuajmë heshtjen e vetmisë dhe të ndezim mbi zjarrin e madhit flakën e dashurisë së munguar.
Kam qënë edhe unë mërgimtarë e kam përjetuar dhe e kuptoj peshën e punës dhe jetës në vend të huaj……fati e solli te jem une ketu e ju atje..te varfer ju e i varfer une..
Unë e vlersoj dhe e shoh çdo ditë djersën tuaj sepse i shoh shtëpitë e reja, dyqanet, dhe ndryshimet që ka bërë qyteti ynë, vendi yne,kryesisht nga puna juaj. Për këtë meritoni një mirënjohje .
Po vendit tim çdo ditë e me shume po i mungon ajo pasuria më e malle që Zoti i ka fal njeriut …..dashuria ..??? këtu mungon ti o Zogu i tretur ….
Mundohem ta kuptoj por nuk ja arrij dot , pse ..? pse ne u çoroditëm kështu,,,, ndoshta ky realitet të ri na ka coroditur dhe duhen mentalitete të reja..? , ndosha une kam mbetur prapa ne mendime…??? ndoshta ..? Qofsha une i gabuar..?
Në këto momente dua të citoj një thënie të Migjenit ;
“Kafshatë që s’kapërdihet o vlla, është mjerimi”.
Një tjetër kafshatë ju ka ngecur në fyt nënave dhe baballarëve tuaj. Vetmia, vetmia …deri në ditën e vdekjes është ajo që po i mundon më tepër se mjerimi i dikurshëm , kjo po i mundon më tepër se pleqëria e sotme. Po e mbylli këtë monolog me vetveten duke ju uruar të gjithë mërgimtarëve shqiptarë kudo që ndodhen nje jete te lumtur por edhe duke shpresuar se dikush do ti lexoje keta rreshta .

 

@ Lulash Brigja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s