Poezi nga Alma Feruni

 

 

Poezi nga Alma Feruni

 

 

U DEHËN FATET…

 

U zhveshën tantellat kontaktit të parë
E mishtë kjo ndjenjë, të gjithë mëkatarë
Dhe gishtat e qiellit mbi trupin e saj
U tretën misteret dhe çfarë ish pastaj?

Ekstazë dëshirim eh kurmi i saj…
Mahnitur ky çast,
Eh Hënëz në lak…

 

 

 

VARGUN E THURUR…

 

Vargun e thurrur, format lastar pyllit
Gjethez pikëz loti, gërmëzuar syrit,
Nuk kishe pse jetët sëpat ti sundoje
Yjet e qiellit, përjetë t`i robëroje.

Sëpata e druvarit, të la të pajetë
Gërmat e vargut të vrarë të shkretë
Mos vall do doje ti të gjeje shkakun
Shekujt shpyllëzuar të marrkan hakun?

Mos vall jemi vet të pabese në jetë
Pyllin plagosur, gjymtuar përjetë?
E lam sakatosur të nxirrnim fitimin
Shkarpat bëme letër tu shihnim tymin…

Gërmat rreshtojmë kapitalesh fjalë
Jetët ç`i sulmuam, si druvari i çalë…

 

 

 

POET…

 

Poet ankohesh, se raftet e tua s`kanë më vend
Aty qëndrojnë hijerëndë Hygoi, Robespieri
Homeri i vebër dhe vargjet nga ferri
Më tej akoma vështrim krenarë
Balzaku skulpturë
A thua është i gjallë???…
Shekspiri legjendë, end tragjeditë
Si bota u shthurr, nga dita në ditë
Më pas konturesh, hije pabesitë
Në rafte vendos të tuat poezitë.
Migjenin sa afër e doje veç mik
Të mbante ndër vepra të zymtin kritik
Dhe vargjet lasgushiane
Lexon ti nën zë
Ismailin, Dritëroin, përballë po i vë.
Dhe Dante Aligerin lexoke ndër darke
Të zëntë gjumi ëmbël, nga bota farmak
Në ëndrra shikon, poetët e rinj
Ngrihesh vrerosur, kjo kohë psherëtine
Si u bene bashke njerezimi me hyjnine?.
Poet i dashur, në shpirt rebelim. Në arenën libër kjo botë u përgjak.
A thua kjo jete paguan demshperblim?
Dhe ngrihesh lebetitur, librat një dhurim
I hedh dhe djegur në turrën marrëzi.
Nuk duhet lexuar agimi polar
Retë mbledhur, vrenjtur, ti hiqesh zvarrë.
Poet, i dashur më i ëmbli mik
Se ngrihen stafetash përditë brezi i ri
Nuk ndalet uragani, lumenjtë që vërshojnë
Më pas seç do ngeli, brezat trashëgojnë.

Se librat që t`dhuruan ti i merr i hedh
Nga zjarri heretik, kush u dogj në ferr?

 

 

 

PËR TË ARDH TEK TY…

 

Për të ardhur tek ty, qiell bota ime
Shkula zemrën, nuk rreh kraharorit
E kot kjo ndjenjë, pa frym po vdes

Zhurmojnë meteoret…Nuk kam më shpresë…

Kjo jetë ku trete?

 

 

 

 

PARIS…DO TRIUMFOJË JETA….

 

Paris, të vranë grabitën, hije në natë
Në fatet çmeritur
Paris u fik dritë kandili yt
Një çast, një çast nuk kish botë të dytë
Hije e zezë pa besë, pa fe
Të morrën gjakosën
Të hodhën përdhe..
Por ti prap ringrihesh
Dhe bota me ty, dhe qielli aty
Ringrihesh i fortë
Dhe grushtet shtrëngon
Liri triumon..
Paris..do triumfojë jeta
Shpresa, drita e vërteta
Popuj që fatet i ndani
Që loti pikon
Në gji sa shtrëngon
Paris sot qielli është gri
Dhe ti drithërimë në shpirt ngashërim
Për fatet e vrara, për jetët e marra.

Paris do triumfojë jeta
Në qiell u ndrit shpresa…

 

 

 

NOTRE DAM….PARIS...

 

Notre Dam Paris ky qiell u vra..
Katedrale qielli hepuar
Shpërfytyruar kohët
Çoroditur metkstazash hije verbonjëse
Ku marrëzia e marr e diellit lëngim
Vret vet kohët dhe qielli n`dëshpërim…
E trishtë qetësi, të vret, të vret agoni
Ku shpresat e vrara dhembin sa fjala
Ku jetët e marra djegin të gjalla
Hark triumfit dhe qiejt i shpon
Nën dhimbjen, nën fatet nën jetët mërgon,
Kjo botë ku shkon?
Ne kullën Eifel u mbyllën kufijtë
Në Luvër u shkërmoq dhe ndjenja,krahëprerë
Bazilika në Montmartre
Zgjuar pa re…
Notre Dam, dhimbje,
Dhe fatet prerë ne bese
Terror, qëndresë
Ku jeta u vra
Lëngon kjo kohë
E ardhmja ku shkon?

Ati shenjtë. Kjo jetë u pre?
Qielli është gri….besim ndër ne…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s