Poezi nga Mirvete Mehmeti

Mirvete Mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

KËMISHË ME TË NJEJTIN  MODEL

 

pëlhurë kohe

si zhugë e keqe

trupin më mbush mornica,

kushedi pas sa brezash

vesha këtë këmishë

më rrinte mirë

edhe pse s’më pëlqente

tani më vjen e ngushtë

sa frymëm ma ndalë

e re kishte mbetë,

në sytë e të tjerëve

bukur më rrinte…

sikur ta dija

kurrë nuk do e veshja

mbase nga lakmia

kush e din

edhe sa e sa breza pas meje

do e veshin këtë këmishë

me të njejtin model.

 

 

 

QOFTË EDHE SHKRETËTIRË

 

Pëlhur e trashë

m’i ka rëndu supet

vazhdimisht më lodhë…

zë s’mund të nxjerr

nga kjo shami

nyje në fyt lidhë

e dërmuar

vetvetën shkatërroj

duke u përballë

me këtë dreq rruge

që herë asfalt e

herrë me gurë më shtrohet

e shputë e këmbës

plagë të madhe ka

shpirtin ma ngulqon…

Ooo shqipja ime,

jam lutja

e juaj dhe e vetës

se rrobat e emigrantit

më shumë se mjaft i barta

duke shpresuar

se një ditë

si luani nga ky kafaz do të iki

qoftë edhe shkretëtirë atje

 

 

 

THEMBRA E TYRE

 

Nga nxitje kohe

era që përzinte jelët

edhe kuajve të Akilit

pas vuajtjeve të shumta

të pa plagosshëm

e të pa vdekshëm mbetën,

thembra e tyre

kudo që shkelte

sikur krijonte një zë

por fjalë

s’nxirrnin nga goja

për jetën që s’ishte

rrugë e rrafshët.

 

 

 

GËLLËNJKËN E FUNDIT

 

Natë e qetë,

syri gjum nuk ka

vetëm tik-taket e orës

si pijanecë e thyejn qetësinë…

Gotën e kristalt

(në mendjen time)

e cakërroj me ty vendlindje

duke u lutur

t’mos jet e fundit

nga frika se do thehet këtu

mbase

gëllënjkën e fundit

dua ta pi atje.

 

 

 

UNË ASHTI YT

 

Me lutje

deri në frymën e fundit

pres të marrë hapin

që vdekja të më takoj atje.

Për shtatëmbëdhjet vite

vetëm shtatëmbëdhjet herë

u hap derë e shtëpis sime

askush nuk troket…

Nuk jam e harruar,

jam ashti yt

prej mërgimtareje

pjesë e kalendarit tim.

 

 

 

SI KOKRRA E KRIPËS

 

Si kotele e vogël

hap sytë

andej e këndej

të marr hapin

këmbët se mbajnë

të ikë

si t’ia këthej shpinën folesë

pa bekimin e saj

ec e mos pëlcit

si kripa në zjarrë!…

 

 

 

SHTEGËTIM

 

Ky shi

po më lë pa frymë

jo vetëm mua,

po edhe kalin e lodh

deri në asht të shpirtit

me rrugën e padëshirueshme

që fati e vizatoi.

nuk jam zog të shtegtoj

në vende të ngrohta

apo bagëti që endet

prej një vendi

në vendin tjetër për kullot

sepse ,ngrohtësinë

e pata dhe e kam atje

ku bukës i thash bukë

e ujit, uj.

 

 

 

LOTI

 

Nëse vdes

më lani trupin

me lotin e mërgimtares

se është uj më i pastër

prej të vërteti,

e nëse më vajtoni,

mos më vajtoni

me lotët e saja

se janë më të dhimbshme

e më të mëdha

se vetë vdekja.

 

 

 

SI NJË ROMALE

 

Fati më bëri

Ashtu siç deshi vetë

Më dhuroi diell

Pa lënë anash shiun

I shembi muret ,i bëri urë

Sa më bënë me zemër gruaje

E sa me zemër burrë

Hmmmm !…

Vetëm valixhet me mall

Nga supet

Nuk di a do t’m’i largojë

Apo do t’më lë

Si një Romale

Sa në Norvegji e sa atje…

Sëpatë e pampreftë je o fat

Mendon se shpirti rrënjë ka.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s