Së shpejti në qarkullim vëllimi dytë poetik ” Lotët e zemrës” i autores Luljeta Gjosha Pashollari me redaktim dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato.

10896903_334183060085802_5055861452359762151_n

 

Së shpejti në qarkullim vëllimi dytë poetik ” Lotët e zemrës”   i autores Luljeta Gjosha Pashollari  me redaktim dhe kopertinë  nga shkrimtari Vullnet Mato.

 

 

LOT ZEMRE PËR DASHURI MADHËSHTORE

 

 

vullnet

Parathënie nga Vullnet Mato

 

Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe si dhe përshkruan me ndjesi te holla hidhërimin e nënave të njohura për fëmijët e humbur të tyre. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me tingëllimet e vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur.

 

 

Luljeta Gjosha Pashollari

Luljeta Gjosha Pashollari

 

Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj. Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet dhe lotët e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin, apo të afërmit e kthyer në yje. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në katër kapituj. Ku një varg poezish, Luljeta ia ka kushtuar dy djemve të zonjës së nderuar kosovare Gjevrie Abdullau, të ikur nga jeta në lulen e rinisë, njëri në aksident, kurse tjetri nga një sëmundje e rendë e pashërueshme. Për të cilët, kjo nënë, kërkoi shpëtimin dhe sakrifikoj shumë brenda dhe jashtë vendit për rreth katër muaj e ca. Ky libër është botuar prej saj, për nder të tyre dhe autorja, ka shprehur aty ndjenjat e dhimbjes, nga një pozicion brenda e shpirtit të kësaj nëne madhështore:

“Hajdeni Valon e Veton,

Lëshoni rreze si gjithmonë,

Thoni mamit se bëtë shaka,

Mos ia lini shtëpinë pa një tra!…”

Ose vargjet në poezinë tjetër, kushtuar vetë zonjës Gjevrie:

“Ti s’e di sa e tronditur jam,

Më mirë mos të të kisha njohur ,

Sa më hape dhe mua plagë

E më le thellësisht të brengosur…”

Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje:

“Më mungon komunikimi që kishim të dy,

Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,

Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di,

Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.

 

Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,

Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,

Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,

Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji…”

Por në librin e dytë të zonjës Luljeta ka edhe një kapitull të gjerë me poezi lirike për jetën dhe dashurinë:

“Vallëzo me mua, i dashur,

Mbështillmë me flakë të flakëruar,

Mes pishtarëve me dritë të artë,

Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.

 

Gjakun në deje të shkrijmë,

Nga muzika jone e preferuar,

Afrohu pranë meje i dashur.

Kur të kam në zemër shtrënguar.”

Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:

( Kushtuar mbesës Livia)

“Qershia mbi tortë, me je ti,

Stolisur gjithë nur e bukuri.

Kur linde ti, më shtove jetë,

S’është gënjeshtër, po e vërtetë.

 

Një ditë mos të shoh me sy,

Malli për ty më përvëlon sytë,

Të dua aq shumë, sa ti s’e di ,

Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.”

Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema shoqërore aktuale të shkruara nga kjo autore:

“Ç’ka Kulla Eifel e pse po qan sot, me oi, oi,

Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,

Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.

Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?”

Si dhe poezi meditative që shpalosin dhe kredon e vetë poeteshës:

“E dua vargun të shkrepë si vetëtima,

Të djegë çdo krisje deri në rrënjë,

E dua vargun të rritet si fëmija,

Këmbadoras të ngjitet, çudira të bëjë…

 

E dua vargun, ashtu siç është jeta,

Se me të unë shpreh shpirtin tim,

E dua vargun ku të lulëzojë e vërteta,

Se për mua është bërë si ushqim.

 

E dua vargun, se plagët m’i mjekon,

E ma përshkruan siç e dua dashurinë,

E dua vargun se shpirtin ma qetëson,

E ty pranë meje të mban në kujtim…

Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e dytë të zonjës Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

 

Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s