SYTË – Tregim nga Drita Lushi / Shkëputur nga libri me tregime ” Dashuria çel në Prill”

SYTË

 

 

images.jpdrita

Tregim nga Drita Lushi

 

( Shkëputur nga libri me tregime ” Dashuria çel në Prill” 

 

Deri ditën e fundit, kisha menduar të mos e shihja më kurrë, e as ti flisja .

Gjysma e “Po”-së brenda meje, fitoi mbi gjysmën e “Jo”-së

Takimi i duarve, e normalizoi situatën, e po me dukej absurde gjuha e jo-së aq mohusese e pabindur dhe frikësuese.

Frike nga se?

Isha e lirshme dhe fryma më qe e lehtë si puhizë, deri në çastin që vështrimet u takuan.

Sytë e tij u përplasën si vështrim rrufeje mbi të mitë, e bebëzat e mia mes së kafenjtës dhe jeshiles, si në një lojë kokëfortësie nuk lëvizën nga sytë e tij.

Qerpikët sado përpëliteshin dhe takonin njeri-tjetrin në të qindtat e sekondës,

s’i mbulonin dot vështrimet që u takuan me në fund në një forcë të butë, si drita që vjen nga thellësia e një tuneli, dhe që në dalje bëhet më e plotë e më e sigurt, deri në çastin që shkëlqen e tëra mbi ne.

Mora ngjyrë të purpurt në fytyrë.

Vështrimi i tij ndiqte çdo lëvizje timen, çdo gllënjke që pija, çdo fjalë që flisja. Vështrimi i tij më shihte dhëmbët, buzët tek bashkoheshin për të artikuluar fjalë, por mbi të gjitha, ai kërkonte Sytë.

Një çast ata u puthën rrëmbimthi me vështrime.

E purpurta kish’ filluar të luante me lëkurën time e sidomos me faqet.

Ndonëse përpiqesha të shmangesha e të flisja për gjëra të ndryshme, s’munda t’u vija “embargo” syve të tij, të cilët po i ndieja në çdo qelizë timen.

Se kisha menduar kështu.
Nuk mendoja se vështrimi i syve të tij, do më zgjonte ndjesi aq të pashpjegueshme, të çuditshme dhe të paparashikuara si pranverës që si dihen ditët, do jenë me diell apo shi.

U futa në lojën e syve, ose me mirë, më morën pa më pyetur brenda lojës së tyre.

Fillova ta shoh dhe unë me një vështrim kapriçoz, si për t’i thënë: “unë s’e heq vështrimin”, “unë mundem të të shoh drejt”, “unë guxoj të të shoh, sepse s’ka asgjë të keqe”

E nëse i bëja këto arsyetime e justifikime, thellë brenda vetes e ndieja qe po më pëlqente ai vështrim i dyanshëm, që më dukej se shpeshherë trupëzohej në një materie e merrte ngjyra të bukura, ngjyra që vetëm unë dhe sytë e Tij mund t’i shpjegonim dhe shihnim ato çaste.

Një çast mbylla sytë, ta merrja brenda meje vështrimin.

E kuptova që s’ishte thjesht lojë.

Nuk kishte qenë lojë asnjëherë.

Zilja e telefonit, më “shkundi” dhe më kujtoi se duhet të shkoja.

Ai zgjati dorën duke më përsëritur për të disatën herë :”Do më mungosh”

U mundova të isha e qetë dhe i thashë thjesht ”mirupafshim”.

Ai nuk e dinte, që kish’ filluar të më mungonte qysh atë çast.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s