Ese e shkurtër për librin «Për më vonë» të Izet Shehut / Nga : SHPEND SOLLAKU NOÉ

12283282_1072867902732684_1051447154_n

 

Ese e shkurtër për librin «Për më vonë» të Izet Shehut

 

Nga : SHPEND SOLLAKU NOÉ

 

 

Izet Shehu nuk është poeti që nisi të shkruajë pas rënies së komunizmit, siç ndodhi rëndom edhe me autorë të karaturave të ndryshme, shpesh edhe moszotërues të artit të të shkruarit apo edhe të vetë gjuhës shqipe. Ai, njeri dhe poet, kish qenë qyshkur. Ai shkruante, ua lexonte vargjet e tij miqve të besuar, shpresonte në lindjen e ditës që do të sillte në dritë ato vargje të jashtëligjshme që e mbanin gjallë. Jetonte «për më vonë» siç shkruan diku, kur edhe poezisë së tij do tʼi jepej e drejta e qytetarisë. Nuk po merem këtu me teknikën që ai, si rrallëkush, e ka mbërthyer me kthetrat e krijuesit.

 

Izet shehi

Izet Shehu

 

Ajo është semantikë artistike edhe në detajet në dukje si më të parëndësishme, ku edhe një shenjë pikësimi mbart domethënie me peshë. Por, dhe sidomos, çka e bën interesant e të veçantë vargun e tij, është thellësia alegorike: jo ajo që duket, por ajo që nënkuptohet, jo buzeqeshja, por ironia e sarkazma, tipike këto edhe për vendin ku ai jetoi e shkroi këtë art: Karbunara. Që të dy, ai dhe vendlindja, nuk janë kurrë ato që shfaqen, por një thellësi tjetër, ajo e nëntokës, ajo që digjet në mijëra gradë e pritet të shpërthejë. Që të «vidhisë  gorgën e nëmur».   Poezia e Izet Shehut është arti i dhimbjes së përmbajtur nga e keqja,  prej ankthit që ngjall terri në pushtet, prej vdekjes së pranishme edhe tek frymëmarrja, edhe tek ushqimi, edhe tek mendimi i burgosur, edhe tek pemët që kullojnë «të qara qyqesh».

 

 

shpend-194x300

 Shpend Sollaku Noé ,  shtator 2015

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s