Poezi “Haik” nga Reshida Çoba

 

reshida cobo

 

Poezi “Haik” nga Reshida Çoba

 

 

 

HAIKU ME  TRE VARGJE

 

 

Gji bredharak i gruas

Në rrugën midis

Burat bien s’ngrihen dot

 

 

Luginës së gjinjve

Hutuar dallgë e bardhë

Harroi bregun

 

 

Dyqan bizhuterie

Varset vrapojnë

Në ëndrrat e grave

 

 

Në gjerdan me perla

Mbyllur rrinë si zonja

Marrëzitë e grave

 

 

Gjej tespijet e babait

Një nga një përshkuar

Hidhërimet e tij

 

 

Në zairetë e mamasë

Nga kripa kuptoj

Sa i madh do jetë dimri

 

 

Hap dritaren natën

Nxjerr jashtë dëshirën

Flirt  i sapo lindur

 

 

Asnjë kokërr shege

Nuk del jashtë

Pa prishur virgjërinë

 

 

Varg i këputur

Gjinjve shkërmoqen

Perla përlotura

 

 

Edhe  e thyer

Veza ende sheh

Me syrin e verdhë

 

 

Ndihesha përkëdhelur

Pashë qiellin

Flinte ngjitur me mua

 

 

Kthehem nga Korca

Në shojet e këpucëve

Kalldrëmet e vjetër

 

 

Dy perëndime

Dielli e dashuria ime

U ndanë me horizontin

 

 

Mos dashuroja më

E mbylla derën

S’di nga hyri këtë rradhë

 

 

Lexoj Pitagorën

Shoh lëkurën

Mbushur me numra

 

 

Kthehem nga funerali

Gjurmët e nënës

Akoma mbi dëborë

 

 

Mëngjes dimri

Pleqtë përshendeten

Me kollën e thatë

 

 

Ndotur reja e bardhë

Sa gëlltiti

Majën e malit

 

 

Mbi minare

Vallzon për hoxhën

Një re  lozonjare

 

 

Mos fik dritën xixëllonjë

Një rrjesht kam

Mbaroj poezinë

 

 

Pagjumësi e natës

Ul këmishën e mëndafshtë

Pyet pse nuk flejnë gjinjtë

 

 

Ç’ ëndërr panë gjinjtë mbrëmë

Për diku larg u ngritën

Si dy pëllumba të bardhë

 

 

Ikë e hajde

E cmendi gurin e nxehtë

Kjo dallgë e lagur

 

 

 

HAIKU ME DY VARGJE

 

 

Ç’ far moshe ka ky grurë

Hedh sytë në gjinjtë e grave

 

 

Shkunda gjithë shtëpinë

S’e gjeta mendimin e humbur

 

 

Gjithmonë shkoj në funerale

Ti them vdekjes do vonohem

 

 

Sa shumë guxon kjo lule

Kapërxeu murin e komshiut

 

 

 

Ç’ ështe ky mall zemre

Për fjalën zemër

 

 

 

Prisja perëndimin jashtë

Kishte perënduar nga dhoma ime

 

 

 

Gjithë heshtjet më qetësojnë

Ajo e zotit më lodh

 

 

 

Të dy në një shtrat

Endrra ndryshe shikojmë

 

 

 

Të ketë sy drita

Kudo ecën pa u penguar

 

 

 

Për kë ngrihet kaq herët

Kjo manushaqe e vogël

 

 

Me një dimër flenë

Tre stinët femra

 

 

 

HAIKU ME NJË VARG

 

 

Në çeljen e luleve asgjë nuk ndodh gabim

 

 

 

Ç’ far hedh krahëve natën ky fshat pa male

 

 

 

 

Llastimet e mjelmës më zgjojnë fillime dashurie

 

 

 

Me tokën a qiellin flirton ky ylber

 

 

 

I vetmi kalimtar para dritares sime sot drita

 

 

Sytë e malit luginave mbetën gjithë ditën

 

 

 

Ok Mezi lëviz kjo mjegull mbarsur me vështrime

 

 

 

Vapa nuk e bezdis  hijen time

 

 

 

Fle qetë liqeni sapo u puth  me mua

 

 

Shoh nënën holluar nga dimri i madh

 

 

 

Me kë do flejë sonte kjo dëborë e virgjër

 

 

 

Nga njëri krah tjetrin prostituta kaloi natën

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s